Qyteti i Valmit

Kush eshte qyteti i Valmit ku lindi Mojsi Golemi i Dibres dhe ku gjenden sot rrenojat e tij. Duhet kuptuar ne radhe te pare etimologjia e ketij emri mesjetar Valme. Cfare te dhena te tjera kemi per te ne kronikat mesjetare por edhe ne traditen popullore. Nga e mori emrin Diber rajoni i soten ketej dhe pertej kufirit pran Peshkopis. Studjuesit nuk jane thelluar ne keto te dhene por me nje hipoteze qe nuk qendron ne arsyetim shkencor pretendojne se fusha e Savres mund te quhej fusha e Elbasanit ne mesjete te nisur edhe nga fakti qe nje perrua i vogel qe zbriste ne kete fushe nga malsia e Shpatit mbante emrin Saver. Ata nuk e kuptojne etimologjin e emrit Saver i cili eshte nje emer norman me kuptimin ndeshje, perpjekje, beteje. Nuk mohohet mundesia se ne gryken e ketij perroj te malsis se Shpatit normanet te jene ndeshur me bizantinet, dekumentat e tregojne kete sidomos shkrimet e Ana Komnenit dhe Kenges e Rolandit e eposit frances. Po keshtu studjuesit tane shmangin apo harrojne qe ne fushen e Elbasanit kalojne edhe shume perenj me te medhenj si dhe lumi i Shkumbinit qe fare mire mund ti jepnin atij emrin perkates.
Muzak Komen Arianiti
Vellai me i madh i Gjergj Komnen Arianitit ishte Muzak Komen Arianiti, ai ishte babai i Mojsi Arianit Golemit gjeneralit te famshem te Skenderbeut. Barleti thot se „…Mojsiu lindi ne qytetin e Valmeve te Epirit porse quhej i Dibres per shkak se banonte ne Dibrat, ku Skenderbeu i kishte dhuruar prona dhe nje pjese te madhe te vendit. Studjuesit nuk jane thelluar ne te dhenat qe jep Barleti dhe kronikani Gjon Muzaka, askush nuk i ka trajtuar drejt se kush jane keto dy Dibrat dhe ku ndodhen konkretisht, nga e kane marre emrin Diber keto rajone. Kur erdhi Skenderbeu ne atdhe dihet me dokumenta qe Mojsiun e gjeti ne pronat e veta ne rajonin e sotem te Dibres.
Gjergj Kastriot Skenderbeu dihet dhe dokumentohet se trashegonte nga i ati Gjon Kastrioti disa fshatra te ketij rajoni sic ishte Cidhna (Sinja), Gardhi i poshtem qe ishin dy fshatra te hershem qe zoteronte kjo familje dhe qe ketej e kishin origjinen. Shtetin e vet Gjoni dhe i biri i tij Skenderbeu e kishin ne rajonin e Matit dhe ne malsine Krujes, Kurbinit me pas e kishte zgjeruar ne fushen e Tumenishtes deri ne bregdet ku kishin edhe skelen e Shufradias. Ky shtet i Skenderbeut kufizohej nga jugu me shtetin Topiajve ku lidhi krushqi me ta nepermjet motres se vogel te tij Mamica Kastrioti. Po keshtu ne jug lidhej dhe me shtetin e Vladan Arianitit ku kishte dhene motren tjeter te quajtur Angjelina Kastrioti, qe kishte shtrirje nga Tomadheja, Martaneshi dhe Cermenika me qender fortesen e Priskes qe Gjon Muzaka na e sjell ne trajten Bieska. Ne juglindje shteti i Skenderbeut kufizihej me zoterimet e Mojsi Golemit dhe familjes Gropa dhe perfshinte me vome emertimin Dibra e Siperme.
Dibra e Poshtme
Po kush eshte Dibra e Poshtme si na e jep Franku, Barleti, Muzaka apo studjues te tjere, pergjigja e kesaj kerkese na jep zgjidhjen e mjaft mistereve te historis mesjetare te albaneve. Barleti shkruan qarte ne faqen 220 te librit Historia e Skenderbeut se… ha dy Dibrat…dhe piherisht njeren nga te dyja, banoret e Epirit e quajne te Poshtme, kurse tjetren te Siperme…Dibra e Siperme…banohet prej bullgaresh apo tribalesh… A e kane kuptuar drejt historianet dhe gjuhtaret kete pasazh qe na sjell mjaft qarte Marin Barleti per Dibrat. Per Dibren e Siperme keto te dhena jane te mjaftushme per ta lokalizuar edhe sot se ku perfshin ky teritor ne rajonin lindor te vendit tone pran Peshkopis ku i kemi po ata popuj dhe traditata sic na e sjell Barleti ortodokes bullgar te rrit grek.
Po ku gjendet Dibra e Poshtme per kete duhet te nisemi nga pohimi i Barletit kur shkruan se Mojsiu kishte… lindur ne qytetin e Valmere te Epirit.
Kush ishte qyteti i Valmeve, ku ti gjejme rrenojat e tij. Ky qytet kuptohet ishte nje qender qe dikur drejtonte i ati i Mojsiut i quajtur Muzak Komnen Arianiti.
Per kete Muzak Arianitin te atin e Mojsi Golemit kronikani Gjon Muzaka na tregon se zoteronte… pjeserisht ne Cermenike e pjeserisht ne Moker dhe na jep disa fshatra si Librazhdi, Drago, Stunja, Dorzi, Qukes dhe Gura qe ishin nen zoterimin e tij. Po keshtu edhe per nje djale te Mojsi Golemit te quajtur Arianit Mojsi Golemi kronisti Gjon Muzaka shenon se… kishte nje baroni te mire ne Cermenike.
Gjon Muzaka Memorie e families Muzaka faqe 289.
Kurse Marin Barleti per Mojsi Golemin na jep keto te dhena me interes… por dinjiteti i ketij burri me thote te permend ketu shkurt pak gjera rreth origjines se tij, te cilat jane pothuaj te tilla: Mojsiu, i cili eshte mbiuajtur i “Dibrave”, per shkak se banonte ne Dibrat, ku Skenderbeu i kishte dhuruar shume prona dhe nje pjese te madhe te vendit, i thirrur ndryshe edhe me mbiemrin Moisi Golem Arianiti, ishte Epirot nga kombresia, lindur ne qytetin e Valmeve te Epirit. Baba kishte Muzaken dhe nene Vajsaven.
Historia e Skenderbeut
Marin Barleti “Historia e Skenderbeut” botimi i vitit 1983 faqe 402.
Barleti vazhdon duke na treguar se ne kete kohe sulltan Mehmeti… Otomani riperteriu dhe rindertoi ne nje qoske pran popullsive qe quhen jate, brateskozane, kerrabas, buzerseke dhe sopotane qytetin e Valmeve, te menuar nga themelet shume kohe me pare prej galogrekeve dhe barbareve dhe qe tanet i thone qytet. Kujtimi i qendres se vjeter, qytetit te Valmit ekzistonte ne ate kohe tek banoret por edhe ne kancelarit e njohura te kohes, njerzit e dinin se ku ndodhej dhe se si ishte rrenuar ai qytet. Por perkthyesi Ilo S. Prifti i vepres se Barletit si dhe disa studjues mendojne se u thelluar ne njohje dhe deklarojne se ai qytet, Valmi eshte Skampa e dikurshme qe nuk eshte e vertete.
Ne rrenojat e Skampes vertet u ngrit nje qytet i ri dhe vet grup fjalet riperteriu dhe rindertoi kane nje kuptim qe jep zgjidhje. Qyteti i dikurshem i Albanve, Valmi me shume histori neper shekuj sidomos ne luftrat normano-bizantine te shekujve XI-XII dhe keta jane galogreket qe kupton dhe shkruan Barleti me te drejte. Dhe nuk eshte ashtu siç e kane kuptuar studjuesit dhe perkthyesi qe na i sjelle galogreket ata te shekullit te III para eres sone qe erdhen nga europa qendrore ne nje kohe shume te larget per tu vendosur ne Azin e vogel. Fortesa dhe qyteti i Elbasanit ndodhet ne veri te lumit te Shkumbinit dhe ky teritor nuk njihet te kete qene ne teritorin te Arianiteve por me teper ketu njihen Topiasit qe ndertuan edhe Manastirin e Shen Vladimirit por njihen edhe Kurtiket si zoterues te ketij territori te gjere ashtu siç njihen edhe Albot nje gjeri e Arianiteve e tjere qe na afrojne dekumentat e regjistrimit te hershem turk te viteve 1431-32. Por nuk duhet te harrojme siç shkruan Barleti qe dera e Arianiteve mbante edhe mbiemrin Topia dhe me kete kutohet se ata jane nga nje rrenje e hershme Albane ashtu siç ishte edhe noteri i Gjergj Arianitit nje diplomat nga fisi Albo qe kishte prona pran Kerrabes. Me interes eshte e dhena qe na sjell Barleti edhe per rikthimin e pronave qe i kishte sekuestruar Mojsi Golemit kohe me pare Skenderbeu ne rajonin e Dibres se Poshtme ne rajonin e Elbasanit kur ai ishte larguar.
Arianite qe shkuan dhe ata qe mbeten ne Albani. Me interes eshte njohja e dokumentit qe ben fjale per dergesen e banoreve te Arianitis drejtuar Venedikut ku kerkojne mbeshtetje. Sipas dokumentit te shkurtit 1467, ku flitet per Ilia Bosi (Helio Bossi) si “i derguar i Bruksakorve”, i cili ka vajtur per te kerkuar ndihme ne Venedik dhe ne emer te popullit qe perfaqsonte, ka parashtruar kerkesen “te jetojme ose te vdesim” nen zoterimin e Sinjorise. faqe 110 libri Arianitet Dh Shyteriqi. Ata ishin te gatshem, pra te vazhdonin kunder turqeve luften ashtu sic deshironte edhe Venediku. Kuptohet se kete mision Ilia Bosi e ka mare me pelqimin e gruas se te ndjerit te Madhnueshem zot Arenit, me pelqimin e se ciles ai thote se po behet kjo pune dhe ne emer te se ciles e kane zakon ata (banore) te tregojne bindje.
Ky dokument eshte mare nga Gazeta Drita Tirane 24 janar 1965 sipas shkrimit te Dhimiter Shyteriqit kur shkruan Dy dekumenta te kohes se Skenderbeut.
Po le te shikojme kush jane keta banore qe quhen bruksakore ne kete rajon qe zoteronin Arianitet.. Prof. Dhimiter Shyteriqi nuk e pa me gjere e me thelle kete dekument por thjesht mendon se keta banore jane te paret e Berzeshtanaket ne boten pran Librazhdit. Dhe perpiqet ta argumentoj me ndonje emer te perafert qe gjendet sot ne kete rajon si emer vendi apo mbiemer dhe me kete do te pergjij hipotezen mbi qendren e Arianiteve ne Polis dhe rajonin e Librazhdit qe qe nuk eshte e sakte se ka mjaft kundershti. Ne radhe te pare emri Bruksadore eshte nje emer kompozite latine dhe ka kuptimin banore te varosheve, te qendrave qe jane larguar nga luftrat apo jane rrenuar qendrat e tyre… kete emer e perdorim shpesh dhe ne trajten Borgeze, borgjeze per banoret e qyteteve. Dhe eshte e kuptueshme qe pas luftrave teper shkatrrimtare te ushtrive turke qe i printe vet Sulltan Mehmeti i dyte ne kete rajon te Albanis ne vitin 1466, kur ai mori viset e perreth Elbasanit dhe Myzeqes siç shkruan edhe Barleti, perpara masakrash te reja, qe pergatitej te bente ne vitet qe pasonin.
Libri Arianitet
Faq 111 te librit Arianitet shkruar nga prof. Dhimiter Shuteriqi.
Do te shohim se edhe mbas thyerjes se rezistences antiturke mjaft nga albanet e kesaj zone do te largohen drejt brigjeve jugore te Italise, ne mbreterin e Napolit por edhe ne Siceli, Sardenje e Korsike siç i gjejme edhe sot ne baze te mbiemrave, gjakut, gjuhes, zakonve e traditave te te pareve te tyre. Shume banore te krahinave te Arianitis u detyruan me dhune e imponime te ndryshme te nderronin besimin, te tjere vazhduan jeten pran princeve te tyre qe abandonuan besimin kristian e te pareve te tyre. Keshtu djali i vogel i Gjergj Arianitit i quajtur Arianit nderroi emrin dhe u quajt Mahmut e drejtonte qe nga Kosturi dhe Seresi mjaft prona ne Berat e Myzeqe, ne Himare e Delvine nen urdher te Turqise.
I biri i Mahmutit i quajtur Ali beu kishte prona ne zonen e Myzeqes se Poshtme qe turqit e quajten Karatoprak. Emrin e tij mbas vrasjes ne lufte kunder kryengritesve te Himares dhe Kurveleshit ne fillim te shekullit te XVI e kane mbajtur pronat e tij dhe sot ruhet pran Ndernenasit ku gjendet fshati Alibejas. Shume familje te vjetra te ketij fshati dhe fshatrave pran ruajne kujtimin e Alibeut qe shkoj ne lufte dhe u vra por ata e ruajten kujtimin e prijesit te tyre. Per disa shekuj keto prona i administronte vet Porta e larte dhe nuk kishte bejlere apo spahinj qe te vepronin ketej me harbuteri anadollake. Ne kete rajon mund te permendim mjaft mbiemra fisesh te vjeter qe tregojne lidhje me qendren e dikurshme te Arianitis sic eshte fisi i njohur arboror i Komineve ne Ndernenas, dhe matan lumit ne zonen e Semanit, te Dylgjerve, Bushejve, Shulejve, Kolicve e tjere ne krahinen e Libofshes
Po keshtu disa pinjoll te princeve Prespa apo Gropa sic eshte rasti i Dhimiter Prespes ju dhane nga turqit prona ne rajonin e Myzeqes se Poshtme pran Remasit ne Karatoprak ku dhe sot gjenden nen mbiemrin Coku, ky emer eshte nje korruptim i njohur i emrit Cuku qe eshte emer turk por me te njejtin kuptim si emrat shqip Gropa apo emrit sllav Prespa qe do te thote grope. Edhe gieria e Gjin Muzakes kapedanit te njohur te Skenderbeut qe u kap se bashku me 7 shoket e tjere nga turqit dhe u turturuan, dihet nga te moshuarit qe njerzit e pinjollet e tij i ka ne rajonin e Myzeqes ne fshatrat Rrapez e Gorre dhe ne zonen perrreth dhe mbajen si nje nga familjet te medha, te hershme dhe fisnike ne kete zone. Ato nuk kan lidhje gjaku me Muzaket e Tomorrices dhe Beratit, nje pjese prej tyre shkuan jashte territoreve por kishte nga ata qe abandonuan besimin kristian dhe u vendosen ne rajonet e Margellicit ne Cameri.
Aleat e njerez te njohur albane pran Arianitit. Me interes jane te dhenat per Theodoro Albanes i cili ne vitin 1446 permendet ne defteret turq te regjistrimit dhe ne vitin 1457 permendet me sakte si vojvod Theodor Albos dhe eshte i derguar, ambasador i Arianitit ne oborrin e Alfoncit te V te Napolit po keshtu ne kete kohe e dergon ne Napoli dhe Skenderbeu.
Eshte per te shenuar se po ne vitin 1457 keti Theodori dhe zoterve te tjere te krahinave te Kerrabes, Zhullimes dhe Shkumbinit, u drejtohet vete Papa Kaliksti III per nje kryezate kunder turqeve. Theodorin, papa e emeron komandant te pergjithshem te atdheut dmth te atyre krahinave
Defter-I Arvanid
(Mare nga shkrimet e Inalcik, Defter-I Arvanid, faqe 59, 86).
Nga kjo e dhene lindin me te drejte mjaft pyetje. Pse u zgjodh ky kur dihet se Gjergj Arianiti ishte ende gjalle, apo mos Arianiti ishte terhequr nga lufta se dhe mosha por edhe rrethana te tjera vepronin mbi te. Nisur nga misteri qe mban ky arboror i quajtur Theodor Albos, Albanis qe zoteronte nje timar pran manastirit te njohur te Shen Gjonit jo larg nga qendra e Epishkvis Albanon pran fshatit Memel dhe ka fituar famne si ambasador ne Napoli por edhe njohje e mbeshtetje nga papa i Kalikst i III, mos kemi te bejme me brezin e pare te larguar ne Itali dhe pinjolle te tij mund te jene Albanet e famshem qe drejtuan me vone si kardinale dhe Papa Albani ne krye te kishes latine. Fakti qe nuk kemi te dhena te besueshme per te paret e Papa Albanit por mjaft mistere te shtyjne te mendosh se ky emer konkret Theodor Albani mund te jet i atij fisi.

Kesaj hipoteze mundti shtojmeedhe nje fakt tjeter bindes qe studjusit nuk e kane vene re me pare. Ne kete teritor ku vepronte Theodor Albos shohin se gjendej edhe ipeshkvia Albania e rrit lart si shume historian e vperatore sicur kjo ishte qendra e gjithe katolikeve te Albanis kur dokumentat na japin edhe ipeshkvit e tjera si ajo e Konavis, e Krujes qe e kishin kryepeshkvin ne Durres krahas asaj te Kryepeshkopates se ortodokseve qe gjendej si me e vjeter ne kete qender.
Me Marie Muzaken gruan e pare te Gjergj Arianitit qe mendohet te jete martuar ne mesin e viteve 1420 ai ka vetem 8 vajza dhe asnje djalë. Kurse me gruan e dyte te quajtur Petrina Frankone apo Dhespina e cila ishte me origjine italiane mendohet se kane bere 3 djem dhe dy vajza. Emrat e vajzave me gruan e pare Maria Muzaka sipas studimit te Prof. Dhimitre Shyteriqit te nisur edhe nga kronika e Gjon Muzakes jane Andronika, Gojsava, Ana (Kirana), Helena, Despina, Angjelina, Komita dhe Katerina. Por edhe nga martesa e dyte kemi vajzat Marine dhe Teodora. Nuk duhet te harrojme se zonja Petrina nga martesa e pare kishte dy vajza te tjera qe i njohim nga dokumentat e kohes dhe jane martuar ne dyer te njohura te aristokracis italiane te kohes. Ne do te meremi me teper me vajzat qe beri me gruan e pare Marie Muzaken dhe mendohet se ato kane lindur para vitit 1430 kur dhe Gjergj Arianiti jetonte ne qytetit te Konnonvilit pran Stan Karbunares ne jug te qytetit te Lushnjes.