KËRKESA 1: që kanë Protestuesit, ftohen grupe ekspertësh të punojnë për këtë çështje paralelisht.
Asnjë transferim. Asnjë ndërtim. Asnjë rrethim. Asnjë leje. Asnjë privilegj strategjik pa transparencë të plotë, konsultim publik, vlerësim mjedisor dhe kontroll gjyqësor.
Sazani dhe Narta nuk janë prona private e qeverisë apo të grupeve kriminale që i zaptuan në 1997 e më pas. Është pasuri publike, natyrore, historike dhe kombëtare.
Të kërkohet menjëherë me anën e ekspertëve dhe krijohet një grup punë për këtë kërkesë sa më shpejtë:
- 1. Pezullim në Gjykatën Administrative.
- 2. Publikim të të gjitha dokumenteve.
- 3. Kallëzim në SPAK.
- 4. Vlerësim të plotë mjedisor dhe kundërshtohet nga ekspertët mjedisore me raporte të sakta dhe listë firmash nga populli shqiptar që është kundër.
- 5. Audit nga KLSH.
- 6. Hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.
- 7. Ndërkombëtarizim të çështjes te BE, Aarhus, Bernë, Barcelonë, IUCN dhe UNEP.
Qeveria është administratore e përkohshme, jo pronare absolute e pasurisë kombëtare. Sazani dhe Narta etj nuk falen apo shitet ato mbrohet me ligj, me protestë dhe me qytetari.
1. Padi urgjente në Gjykatën Administrative
Të kërkohet pezullimi i menjëhershëm i çdo vendimi për transferimin e Sazanit, çdo lejeje, çdo rrethimi, çdo punimi dhe çdo akti që lidhet me projektin.
2. Kërkesë zyrtare për dokumentet
Të kërkohen të gjitha dokumentet nga qeveria, ministritë, AKM, AKZM, Kadastër, AIDA dhe Komiteti i Investimeve Strategjike: harta, kontrata, vendime, leje, komunikime, aplikimi i investitorit dhe dokumentet mjedisore.
3. Kallëzim në SPAK
Të kërkohet hetim për shpërdorim detyre, favorizim, korrupsion, konflikt interesi, dëm ekonomik, tjetërsim të pronës publike dhe shkelje të ligjeve mjedisore për të gjithë të përfshirët.
4. Kërkesë për Vlerësim të plotë Mjedisor
Asnjë projekt nuk duhet të ecë përpara pa Vlerësim të plotë të Ndikimit në Mjedis, konsultim publik, studim biodiversiteti, analizë për ujin, mbetjet, erozionin, detin, trafikun detar dhe zonën e mbrojtur. Të dërgohet urgjentisht raportet oponence nga ekspertët me firmat e gjithë ekspertëve dhe shqiptarëve tek ministritë përkatëse dhe institucionet në varësi.
Të bëhen nga grupi ekspertëve të Asamblesë MbarëShqiptare:
- • padi administrative kundër vendimeve
- • ankesë kundër lejeve mjedisore, nëse janë dhënë
- • kërkesë për ekspertë të pavarur
- • kërkesë për seancë dëgjimore në Kuvend
- • kërkesë për auditim nga KLSH
- • ankesë te Autoriteti i Konkurrencës
- • përgatitje për Gjykatën Kushtetuese,
- • përgatitje për ankesë ndërkombëtare
- • letra zyrtare për bankat, siguruesit, kontraktorët, arkitektët dhe partnerët e projektit
- • publikim i një raporti ligjor në anglisht për median ndërkombëtare.
5. Ankesë te KLSH dhe Autoriteti i Konkurrencës
KLSH duhet të auditojë nëse shteti po fal ose po nënvlerëson një pasuri kombëtare. Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë nëse një investitor po merr privilegj të padrejtë pa garë.
6. Ndërkombëtarizim i çështjes
Duhet njoftuar Delegacioni i BE-së, Komisioni Evropian, Konventa e Aarhusit, Konventa e Bernës, Konventa e Barcelonës, IUCN, UNEP, MedPAN dhe organizatat ndërkombëtare mjedisore, ku disa prej tyre tashmë po bëjnë lobim online por duhet bërë edhe me anën e fakteve dhe vendimeve zyrtare.
7. Njoftim ligjor për investitorët dhe partnerët
T’u dërgohet letër zyrtare investitorëve, bankave, siguruesve, arkitektëve dhe kontraktorëve se projekti është i kontestuar dhe se përfshirja e tyre sjell rrezik ligjor dhe reputacional për ta.