Friday, 5 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sculpture of Herodotus in classical greek style. Several greek classical style statues decor the exterior of the Austrian parliament building, completed in 1883 by the architect Theophil Hansen (1813-1891).
AlbanologjiMitologjia

ERODOTI, NJË UDHËTAR NË ZBULIM TË “BARBARËVE”

Përgatiti Hasan Aliaj - Grottaferrata

Last updated: January 18, 2026 10:45 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
10 Min Read
Share
SHARE

Grekët i quanin të gjithë popujt e tjerë “barbarë”. Me këtë donin të thoshin thjesht “të huaj” që flisnin një gjuhë tjetër, të përbërë nga tinguj të pakëndshëm dhe të pakuptueshëm. Sigurisht, i ndienin shumë të ndryshëm nga vetja: më pak të lirë dhe të ekuilibruar, me zakone të çuditshme; të zhytur në një natyrë më pak të begatë, më pak të bukur, larg lëngut dhe dritës së detit.

Erodoti, në librin e tij mbi egjiptianët, përveç shumë informacioneve interesante, ndalet në një fakt me vlerë etimologjike. E përmendim këtë fakt sepse hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e popujve, por ka një vlerë të madhe për ne shqiptarët, pasi përcakton një fjalë që e përdorim ende sot, që prej mijëra vitesh. Erodoti shkruan shprehimisht: Egjiptianët, para mbretërimit të Psammetikut, besonin se ata ishin njerëzit më të vjetër ndër të gjithë njerëzit. Por, pasi Psammetiku u bë mbret dhe deshi të zbulonte kush ishin njerëzit më të vjetër, që atëherë ata besojnë se para tyre ishin Frigjët, dhe pas tyre të gjithë të tjerët. Psammetiku kërkoi të informohej; por, duke mos arritur të gjente një mënyrë për të zbuluar se kush ishin njerëzit më të vjetër, ai shpiku këtë metodë. Mori dy foshnje, fëmijë të njerëzve të thjeshtë, dhe ua dorëzoi një bariu që t’i rriste mes kopesë së tij në këtë mënyrë: askush përpara dy fëmijëve nuk mund të shqiptonte asnjë fjalë; ata duhej të qëndronin vetëm në një kasolle të izoluar; në një orë të caktuar të ditës, bariu ju sillte qumështin prej dhive dhe, pasi t’i kishte ngopur me qumësht, do të kthehej te punët e tij. Kështu veproi Psammetiku dhe dha këto urdhra sepse donte të dëgjonte nga fëmijët, sapo të dilnin përtej lëshimit të tingujve pa kuptim, se cilën fjalë do të shqiptonin për herë të parë. Dhe kjo ndodhi.

Ishin bërë dy vjet që bariu ndiqte udhëzimet e mbretit, kur një ditë, duke hapur derën dhe hyrë në kasolle, të dy fëmijët iu hodhën te këmbët, duke shtrirë duart dhe thanë: “Bekos.” Fillimisht, bariu dëgjoi pa thënë asgjë; por pastaj, çdo herë që vinte për t’u kujdesur për fëmijët, kjo fjalë përsëritej. Atëherë ai informoi zotërinë dhe, me një urdhër të tij, i solli fëmijët përpara tij. Edhe Psammetiku i dëgjoi, pastaj nisi të informohej se cilët ishin njerëzit që e quanin “bekos” diçka. Më në fund, zbuloi se ishte emri me të cilin Frigjët e quanin bukën.

Dodona
Dodona

Kështu, egjiptianët, mbi bazën e këtij fakti, pranuan se Frigjët janë më të vjetër se ata. Që kjo është një ngjarje e vërtetë e kam dëgjuar nga priftërinjtë e tempullit të Hefestit në Memfis. Grekët, në anën tjetër, pretendojnë shumë marrëzia të tjera, mes të cilave edhe këtë: që Psammetiku ua preu gjuhën disa grave dhe pastaj i vendosi dy fëmijët të qëndronin pranë tyre.

Ndërsa në librin Lindja e Lashtë hasim një tjetër fakt interesant… Erodoti shkruan: “Pothuajse të gjitha figurat hyjnore kanë mbërritur në Greqi nga Egjipti. Origjina e tyre barbare del qartë nga hulumtimet e mia: kryesisht, siç duket, origjina e tyre është egjiptiane. Përveç Poseidonit dhe Dioskurëve, sipas asaj që kam thënë më parë, si dhe Herës, Estias, Temidës, Haritëve dhe Nereidëve, figurat e hyjnive të tjera kanë ekzistuar gjithmonë në Egjipt: nuk bëj tjetër veçse përsëris atë që thonë vetë Egjiptianët. Sa për figurat hyjnore për të cilat ata thonë se nuk dinë gjë, mendoj se i kanë marrë emrat nga Pelasgët, përveç Poseidonit, të cilin Grekëve ua kanë bërë të njohur Libianët, pasi figura e Poseidonit nuk është pasuri e asnjë populli tjetër përveç Libianëve, të cilët e kanë adhuruar këtë zot që në lashtësi.

Ndërkaq, përfaqësimi i Hermesit me organin e tij seksual të ngritur nuk është një mësim nga Egjiptianët, por nga Pelasgët. Nga të gjithë Grekët, të parët që pranuan këtë traditë ishin Athinasit, e më pas edhe të tjerët prej tyre. Athinasit ishin tashmë të renditur ndër Grekë kur Pelasgët u vendosën në të njëjtin vend me ta; pas kësaj, ata filluan të konsideroheshin grekë gjithashtu. Të iniciuarit në misteret e Kabirëve, që Samothrakët i festojnë si trashëgimi nga Pelasgët, e dinë se çfarë them. Samothrakia ishte e banuar më parë nga Pelasgët, të cilët më pas bashkëjetuan me Athinasit, dhe prej tyre Samothrakët trashëguan misteret. Prandaj, përfaqësimi i Hermesit me organin e ngritur u bë fillimisht ndër Grekë nga Athinasit dhe atyre iu mësua nga Pelasgët. Pelasgët kanë treguar në lidhje me këtë një histori të shenjtë, e cila është përhapur në misteret e Samothrakisë.

Fushatat kryesore të Luftërave Greko-Persiane
Fushatat kryesore të Luftërave Greko-Persiane

Që në fillim, siç kam dëgjuar të thuhet në Dodonë, pellazgët ofronin të gjitha flijimet duke i thirrur hyjnitë pa përdorur një epitet ose një emër të veçantë për secilën, sepse asnjëherë nuk kishin dëgjuar për ta. Emrin “zot” ua kishin dhënë atyre, sepse ata kishin “rregulluar” gjithësinë dhe e kishin ndarë mes tyre. Pasoi një periudhë e gjatë dhe pellazgët mësuan emrat e hyjnive të ndryshme, që u kishin ardhur nga Egjipti; por jo emrin e Dionisit, që e mësuan shumë më vonë. Pas ca kohësh, për emrat e hyjnive, ata u këshilluan me orakullin e Dodonës, që besohet të jetë më i vjetri ndër orakujt grekë dhe, në atë kohë, i vetmi. Pellazgët, pra, e pyetën Dodonën nëse duhet të merrnin emrat që vinin nga barbarët; orakulli u përgjigj po. Kështu, që nga ajo kohë, ata përdorën emrat e hyjnive gjatë flijimeve dhe më vonë grekët i morën prej tyre.

Bota sipas Herodotit
Bota sipas Herodotit

Kjo pra është ajo që kam dëgjuar nga priftërinjtë tebanë, dhe ja tani çfarë thonë profetet e Dodonës. Dy pëllumba të zinj fluturuan larg nga Teba e Egjiptit; njëri shkoi në Libi, tjetri mbërriti tek ata. Pasi u vendos mbi një lis, pëllumbi shpalli me zë njerëzor se në atë vend duhej të ngrihej një orakull i Zeusit. Banorët supozuan se urdhri i drejtohej nga hyjnia, prandaj e zbatuan. Sa për pëllumbin e drejtuar në Libi, thoshin se u kishte urdhëruar libianëve të ngrinin një orakull të Amonit, gjithashtu një orakull i Zeusit.

Artikull tjetër

GJORMI = GJINNIMI = GJINI IM
Ku Shtriheshin Zoterimet E Muzak Arianitit, Vellait Te Madh te Gjergj Arianit Golemit.

Këtë më thoshin priftëreshat e Dodonës; më e moshuara quhej Promeneja, tjetra Timareta, dhe më e reja Nikandra. Edhe banorët e tjerë përreth shenjtërores konfirmonin tregimin e tyre.

Sa për mua, ja mendimi im në lidhje me këtë çështje. Nëse me të vërtetë fenikasit rrëmbyen dy kujdestaret e shenjtërores dhe njërën prej tyre e dërguan në Libi, ndërsa tjetrën në Greqi, kjo e fundit, sipas meje, u shit në rajonin e Greqisë që më parë quhej Pellazgji, dhe kështu tetesprotet; pastaj, gjatë skllavërisë, ajo ngriti nën një lis të rritur natyrshëm një tempull të vogël për Zeusin, siç ishte e natyrshme për dikë që në Tebë shërbente në një faltore të Zeusit, që ta kujtonte këtë në vendin ku kishte mbërritur. Më pas, kur kuptoi gjuhën greke, ajo ngriti një orakull. Ishte gjithashtu ajo që deklaroi se motra e saj ishte shitur në Libi nga ata fenikas të njëjtë që kishin shitur dhe atë.

Emri “pëllumb” për të dy gratë, mendoj, iu dha nga banorët e Dodonës për faktin se ato ishin të huaja dhe dukeshin sikur nxirrnin tinguj të ngjashëm me zogjtë. Dhe nëse pas njëfarë kohe pëllumbi filloi të fliste me zë njerëzor, siç thonë, është për shkak se gruaja tashmë fliste në mënyrë që ata ta kuptonin. Derisa fliste një gjuhë të huaj, atyre u dukej se ajo shprehej si zog; sepse si mund të fliste një pëllumb me zë njerëzor?

Bibliografia: Erodoti libri “Lindja e Lashtë”

Fjalët KyçeBarbarëtDodonaEgjiptiErodotiFrigjëtGreqia e LashtëMitologjiaOrakulliPelasgëtPsammetiku
Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Kalaja e Teutës – Tërbaç
Next Article Kufijtë Gjuhësorë dhe Realitetet Gjeopolitike: Formimi i Kufijve të Shqipërisë, 1878–1926
Leave a Comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Recent Posts

  • Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
  • Pirro i Epirit: trashëgimtar i Aleksandrit apo një mbret Pirrik?
  • Nobelisti Gjergj Seferi në shtëpinë e patriotit shqiptar Mihal Turtulli Korçë
  • Ndikimi i fuqive të buta dhe distancimi i Europës nga Shqipëria.
  • Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Fashion1
  • Histori7
  • History10
  • Kulturë7
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime1
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Design Dhimitër Shuteriqi Electronics Engineering Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gadgets Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Innovation Instagood Intelektualë Kisha Katolike Klerikë Komunizmi në Shqipëri Lumi i Vlorës Martirët Shqiptarë Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Patër Anton Harapi Programming Saimir Kadiu Scientific Shiroka Shkodra Spain Style Travel Viral Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.