Saturday, 13 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
HistoriPublikime

PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBETEMI MË SKLLEVËR – Manifest Politik

Nga: Bleta Shqiptare

Albania History
Last updated: June 6, 2026 12:09 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
131 Min Read
Share
SHARE

Përmbajtje
  • Përmbajtja
  • PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBETEMI MË SKLLEVËR:
  • KU JEMI DHE ÇFARË PO NDODH ME SHQIPTARËT?
  • PSE JEMI KËTU?
  • ÇFARË DUHET TË BËJMË?
  • NDRYSHIMI QË DUHET
  • KUSH DO TA BËJË?

 

Bleta Shqiptare

Përse ne shqiptarët nuk duhet të mbetemi më skllevër

Shqipëria – çka nuk duhet të ishte, pse nuk po bëhet, dhe si duhet të jetë

Tiranë, më 12 Janar 2017

Shkarko PDF-në origjinale Lexo manifestin
Autori: Bleta ShqiptareTitulli: Përse ne shqiptarët nuk duhet të mbetemi më skllevër

Nëntitull: Shqipëria – çka nuk duhet të ishte, pse nuk po bëhet, dhe si duhet të jetë.

ISBN: 978-9928-4399-1-8

Përgatiti për botim: Bleta Shqiptare

CIP: Katalogimi në botim BK Tiranë

Ky material është shtypur në shtypshkronjën “Albtipografia”, Tiranë, 2017. Të gjithë të drejtat janë të autorit. Lejohet riprodhimi, por jo shitja.

Përmbajtja

  1. Përse ne shqiptarët nuk duhet të mbetemi më skllevër
  2. Ku jemi dhe çfarë po ndodh me shqiptarët?
  3. Pse jemi këtu?
  4. Çfarë duhet të bëjmë?
  5. Ndryshimi që duhet
  6. Kush do ta bëjë?

 

PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBETEMI MË SKLLEVËR:

SHQIPËRIA – ÇKA NUK DUHET TË ISHTE, PSE NUK PO BËHET, DHE SI DUHET TË JETË.

Ku jemi? Momenti historik në të cilin po kalojmë ne, shqiptarët, është një nga pikat më kritike të historisë sonë si komb dhe si shtet. Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve të tranzicionit kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp të thellë. Nuk ka zgjedhje, ceremoni, ritual, fytyra të shpëlara, përkujtimore, vrasje mafioze, klane kriminale, sindikatë ndërkombëtare krimi që i nxjerr nga ky batak dështimi tëfrikshëm dhe tëgjithanshëm, dhe për shkak të tyre, edhe i kombit shqiptar. Por krimi antishqiptar dhe faji i tyre politik nuk mbaron me kaq. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, por sepse nuk duan tjetër. Këta e kanë bërë gjithçka me ndërgjegje e vullnet të lirë, pa mëdyshjen më të vogël,edhepsetashmëjanë të vetëdijshëm se kanë dështuar plotësisht. Por ata nuk janë ne dhe në fakt janë pjesa jonë më e keqe.

Pse janë ndryshe nga ne? Fatkeqësisht, dështimi i vërtetënuk ështëvetëm i tyre, poredhe i mbarëshqiptarëve. Ata kanë mbledhur paratë dhe pasurinë, dhe shumicën e tyre e kanë fshehur apo ruajtur jashtë. Ata që realisht kanë dështuar, anipse për shkakun e tyre, jemi ne si komb, shqiptarët. Ne nuk kemi asgjë me tregue si arritje dhe themel për të ardhmen përveç ndërtimeve me tulla e me llaç, një infrastrukturë të dobët, dhe hoteleve, restauranteve, dhe shërbimeve me çmime marramendëse, por pa kurrfarë cilësie. E pra, ka qenë një tranzicion më shumë se traumatik kur pasuritë, fabrikat, burimet njerëzore e natyrore, dhe investimet jetike u shpërdorën keq, sepse ishin pengesë në rrugën e pasurimit të parisë. Në rrugë e sipër, gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë arritur qëllimet e tyre të pasurimit e të shfrytëzimit deri në palcë të burimeve materiale të shtetit shqiptar. Nga ana jonë, ne, shqiptarët, ngadalë po në mënyrë në dukje të pakthyeshme, po kthehemi në skllevërit e tyre modernë, një popull që jeton sot për nesër, në nomadë në atdheun tonë, në një turmëqë nuk ka nder apo vlera, që nuk e di kush është dje e sot dhe që nuk ka forca të luftojë për veten e vet, për familjet e veta, për të të ardhmen e fëmijëve të vet.

A është e dëshirueshme një gjendje e tillë? Kjo është një gjendje krejtësisht e padëshirueshme që ka mbërthyer secilën famijle shqiptare dhe gjithë shoqërinëshqiptare sot.E megjithatë, paria dhe veglat e tyre të mirëpaguara janë në një rrugë tjetër prej nesh. Ata po lënë këtu vetëm eshtrat e kockat e shtetit e të kombit shqiptar, vetëm atë që ende nuk kanë arritur ta blejnë, ta shesin, ta vjedhin, ta këmbejnë, ta privatizojnë, ta përvetësojnë, ta dhurojnë apo ta pronësojnë. Mirëpo uria e tyre për para është kaq e madhe sa nuk duan të heqin dorë pa ia shtrydhur e përtypur madje edhe eshtrat e shtetit e të kombit tonë.

Çfarë na duhet të bëjmë? Ne na duhet të vetëdijësohemi për atë që po ndodh, të kuptojmë se kështu nuk mund të ecet më, dhe të ndërrojmë rrugë. Kjo është një pikë shumë kritike, sepse ne shqiptarët jemi në buzë të humnerës morale, ekonomike, politike, kombëtare ku na ka sjellë me qëllim paria sunduese e Tiranës dhe ku do të mbetemi për shumë kohë, në se nuk kërkojnë ndryshimin që duhet. Në shumë drejtime, në mungesë të një kthese rrënjësore politike, ky moment historik që lidhet edhe me ndryshimin e pritshëm të strukturës së marrëdhënieve ndërmjet Fuqive të Mëdha, do të jetë më shumë se sa një hap më tej në greminën në të cilën po rrëshqasim gjithnjë e më poshtë, pa shpresë dhe pa zgjidhjen e duhur. Shqiptarët si komb, në shtetin shqiptar përballen me realitetin e përmbylljes së procesit të transformimit të shndërruar në skllevër të një parie, e cila tashmë i mban peng në vathën e vet të krimit e të burgut tëkorrupsionit që është shteti shqiptar dhe mbasi ka grabitur çdo gjë që mund të grabitej deri më tani, do të kthehet e do të hajë vetë shqiptarët. Sepse për këta që nuk kanë lënë gjë pa bërë, hiena e çakej me fytyrë njerëzore që nuk kanë as nder, as vlera, as moral, as njerëzillëk, as komb, të jesh shqiptar-vrasës e shqiptar-urrejtës është lavdërim.

Përse janë këta shkaku pse ne jemi në këtë gjendje? Paria e Tiranës, pavarësisht grindjeve brenda llojit për interesat e saj, e konsideron veten si një klan i mirëorganizuar që beson vetëm në paranë e në pushtetin dhe që i është imponuar si superiore në të gjithë drejtimet shoqërisë dhe kombit shqiptare. Por ky superioritet i rremë mbështetet në një gjykim që e mat gjithçka me paranë dhe pushtetin dhe me lidhjet e tyre me qendrat e errëta të ndikimit jashtë shtetit shqiptar. Pavarësisht emrave, gjenealogjive, krushqive, origjinave dhe klaneve, që mund të kenë vlerë në nivelin individual e familjar, si grup kompakt, paria nuk ka asnjë vlerë morale njerëzore, etnike, apo kombëtare shqiptare. Ajo është një bandë kriminale që ka shkuar në origjinat e veta. Nga ana e jonë, tashmë ne shqiptarët jemi një komb i shkërmoqur, i çoroditur, pa vlerat e pa drejtimin e duhur moral dhe politik dhe me një injorancë të theksuar politike, me një infantilizëm të spikatur politik, dhe me një mungesë vetëdije kombëtare që nuk ka krahasim me kombet e tjerë.

Ku po shkojmë? Ndodhemi në një gjendje marrëzie kolektive dhe në këtë absurd kriminal që e konsiderojmë realitet, ne shqiptarët po ndjekim qorrazi parinë dhe veglat e saj politike, mediatike, kriminale dhe kulturore. Edhe kur nuk i ndjekim prijatarët e parisë, ne po ndjekim si rrugë shpëtimi projekte vlerash e qytetërimesh fetare që njëlloj na çojnë tek humbja e identitetit, vllavrasja dhe e vlerave themelore etnike, dhe kjo është pikërisht ajo çka, në këtë pikë, i intereson fort parisë. E kështu ata na sundojnë, luajnë si macja me miun me ne, duke na ndarë në ndasi të rreme dhe të manipulueshme, dhe bëjnë çka duan me ne, sepse i kemi lejuar ata që të bëjnë këtë. Në këtë rrugë kujemi duke ndjekur parinë, d.m.th., në rrugën e vesit, të krimit, të poshtërsisë, të mashtrimit e të çnjerëzimit, të gjithë bashkë e secili më vete, ne shqiptarët po kthehemi në skllevër të vullnetshëm të këtij grupimi që me nje plan të qartë, me këmbëngulje e me shumë aftësi punon dhe i arrin me të gjithë mënyrat e mjetet qëllimet e veta. Parimi i parisë është që një ujk i vetëm e mbyt një kope me njëmijë dele. Deri më tash ia kanë arriturta vënë në zbatim projektin e tyre skllavërues dhe ia kanë mbanë me të gjithë kombin shqiptar.

Dhe arma e saj më e fortëështë se kështu sillen të gjithë dhe se nuk ka rrugë tjetër. Por kjo nuk është e vërtetë. Pavarësisht asaj që këta iu thonë përmes veglave të tyre mediatike, analitike, politike, propagandistike e me radhë, e vërteta është shumë e hidhur. Këta kanë dështuar plotësisht në ndërtimin e një shoqërie normale njerëzore, në të cilën njeriu të jetojë me punë, me nder, me dinjitet, me vlera, me shpresë e me sigurinë që meriton. Kanë dështuar dhe na kanë futur në rrugën e krimit, të pasigurisë, dhe të skllavërisë dhe nuk ka Zot që të dalë e të thotë të kundërtën e të bindë njeri. Kanë dështuar tërësisht. Por këta kriminelë duan që fajin të na e lënë në derë ne, shqiptarëve, karakterit, traditave, vlerave dhe veçantive tona. E kjo nuk është e nuk mundet të jetë ë e vërtetë!! Ne e dimë se cilët jemi dhe ne e dimë se nuk jemi kjo çorbë etnike e kriminale që janë këta. Këta duan që të gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre nga ky qorrsokak politik duke na shtyrë edhe në luftë civile, vëllavrasje, përplasje e shkretim vetëm e vetëm që të garantojnë mundësinë që ata dhe pjella e tyre të jenë të domosdoshëm dhe të mbijetojnë të sigurt në këtë fazë të frikshme të historisë së kombit shqiptar, që do të shpaloset në pak vitet e ardhshme.

Cila është zgjidhja? Kush e kupton shkallën e dështimit të tyre, secili e të gjithë bashkë, në thelb, kemi vetëm dy zgjedhje. Ose na duhet të bëhemi skllevër të tyre, të pranojmë qëtë heshtim dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e mbesim përjetësisht nën mëshirën e tyre, ose na duhet të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetet e mënyrat e duhura e të pranueshme. Kjo është një zgjedhje që çdo shqiptar që ka mend duhet t’ia parashtrojë vetes.

Pyetja është se çfarë të ardhme dëshironi për veten dhe për familjen e për fëmijët tuaj??? Përata që duan të jenë skllevër, shteti shqiptar është vendi ideal i skllevërve por brenda telave me gjemba të një burgu gjigand në të cilin skllëveërit janë të ldhur me të njëjtët vargonj si skllavopronarët, anipse njëri i ka të ndryshkur dhe tjetri me ar të praruar. Këtu hahet, pihet, shitet nderi, jetohet si qen i lumtur dhe po bëre krimet që të kërkohen, je madje një skllav i mirëpaguar. Ata që nuk duan lirinë, nderin e sigurinë për vete e për fëmijët e tyre le të bëhen mushka droge, le të shesin fëmijët e tyre për organe e pjesë këmbimi, le të nisin vajzat e motrat për prostituta, dhe vetë të bredhin me makina të reja, të jetojnë e të vdesin për qejf e të bëhen qenie që jetojnë sot për sot me mendësinë

tipike të burgut apo të kampit të përqëndrimit, siç i do paria e Tiranës. Skllav nuk të bën mungesa e mallit dhe e ushqimit, por mungesa e lirisë, e dinjitetit dhe e sigurisë njerëzore. Skllav të bën pafuqia për të shpërthyer prangat e mendjes. Për ata që duan me qenë shqiptarë e njerëz të lirë e me dinjitet, sidomos përata që e dinë se cila është rruga e nderit dhe e dinjitetit, kjo është e papranueshme. Andaj, ne na duhet që me çdo kusht e me çdo mënyrë të dalim nga kjo gjendje.

Cila është zgjidhja? Sistemet që provuam kanë dështuar. Kështu, do të duhet të drejtohemi nga popujt e sukseshëm, nga shtetet e tyre të suksesshme dhe të ndjekim modelet e tyre. Edhe po nuk bëmë më të mirën, duke ecur në rrugën e të mirës, do të bëhemi më të mirë. Prandaj, e vetmja rrugëzgjidhje që kemi është që të shohim vetveten në sy dhe të bëjmë atë që duhet. Ne duhet të nisim rrugëtimin e ri e ndryshe, duke pasur si busull të pandashme udhëheqëse vlerat tona autentike etnike kombëtare. Ne duhet të mendojmë për shtetin tonë kombëtar, për kombin tonë etnik, për vlerat dhe për virtytet e shqiptarit dhe për familjen shqiptare që ne e kemi të shenjtë. Dhe këtë do ta bëjmë edhe duke synuar t’iu ikim mashtrimeve, rrenave, hileve, krimit, veseve e poshtërsisë së parisë qëlufton me të gjithë mënyrat e mjetet që të shkatërrojë atë që ne e kemi të shenjtë. Do të jetë e mundimshme, por na duhet një fillim i ri, sepse nuk ecet në humnerën vëllavrasëse ku po rrëshqasim me kaq vërtik. Ne duhet që të kërkojmë me çdo kusht një fillim të ri të mbështetur tek këto vlera, sepse çdo gjë tjetër ka dështuar.

Çfarë na duhet? Nuk ka asnjë dyshim se sot më shumë se kurrë, edhe për shkak të humnerës që na pret ne, shqiptarëve na duhet një rrugë e qartë, një vizion i balancuar, një zgjidhje e mundshme, praktike, realiste dhe që e vë shoqërinë tonë shqiptare në binarët e duhur dhe në rrugën e normalitetit. Si duhet të veprojmë që të kemi edhe ne, shqiptarët si komb, një të ardhme normale? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një të ardhme me siguri, me ekulibre shoqërore, me begati, me mjaftueshmëri, me harmoni, me drejtësi, me virtyte e me moralin e duhur? Cila lloj shoqërie, cili lloj shteti, cila mendësi e strukturë institucionale na i garanton këto të mira që i kanë disa nga kombet e tjera dhe që ne përditë e më shumë iu largohemi, aq sa tani kanë nisur të na duken të paarritshme? Liria e vërtetë është liria që t’a jep siguria e shtetit tënd, që të mbron ty, familjen, nderin, dinjitetin dhe vlerat kombëtare në shoqërinë ku jeton. Liria që japin këta është liria e shëtitjes në burg me disa lloje gardianësh që të dhunojnë në vazhdimësi nderin, dinjitetin, familjen dhe të ardhmen, e ku duhet të përballesh me hajna e kriminela, e të sillesh si ata që të mbijetosh me normat e kampit të përqëndrimit, dhe me frikën e përjetëshme të ndëshkimit. Vetëm kjo nuk është jetë dhe ne shqiptarët nuk e meritojmë këtë.

Ky manifest ka pikërisht këtë qëllim: të parashtrojë një trajtim ndryshe të gjendjes, të ofrojë një zgjidhje të nevojshme, të përvijojë një mundësi që nuk duhet humbur, dhe të piketojë atë që, sipas bindjes sonë, është rrugëdalja e vetme nga qorrsokaku ku na mbajnë mbyllur ata që na duan skllevër. Nuk do të nisim duke gjykuar të shkuarën; nuk presim të dënojmë njerëz e klane; nuk synojmë të hedhim poshtë të mirat që mund të jenë bërë. Por duke besuar se me kohë përgjegjësia do të shkojë tek ata që e meritojnë, qëllimi i ynë është të japim një pamje të asaj së ardhmeje e cila, me punë e me mund, do të na drejtojë në rrugën e bashkëkohësisë dhe të vlerave të shtet- kombeve normale. Tashmë zgjidhja jonë si shqiptarë është e qartë dhe nuk ka tjetër: Nga një anë, ose do të vazhdojmë në këtë rrugë ku jemi e do të bëhemi skllevër të të tjerëve e të mendësive joshqiptare dhe do të jetojmë si të huaj në shtetin tonë. Nga ana tjetër, do të duhet që me mundim e me sakrifica, të ndjekim rrugën e duhur, të bëjmë shtetin tonë në shërbim të shqiptarëve edhe përkundër të gjithë armiqve që i kemi të shumtë, që i kemi edhe midis nesh, që shtohen dhe që bëjnë çdo gjë të mundshme që të na mbajnë si skllevër dhe që më shumë se çdo gjë e kanë frikë bashkimin e shqiptarëve në një shtet-komb normal. Rruga është e vështirë e nuk dihet ku do të dalë, por nuk ka asnjë rrugë tjetër që na kthen tek një jetë e sigurtë, me nder, me dinjitet, me respektin që meritojmë, me të ardhme për fëmijët e brezat që vijnë, dhe me një shtet që do të na shërbejë ne, shqiptarëve e jo të huajve dhe veglave të tyre shumëetnike e shqiptar-urrejtëse që sundojnë shtetin shqiptar.

KU JEMI DHE ÇFARË PO NDODH ME SHQIPTARËT?

Në të gjitha shtetet në të cilat jetojmëne, shqiptarët ka një paradoks: ata që na sundojnë janë gjithmonë në një gjendje shumë të mirë se sa të gjithë ne, shqiptarët. Kjo ndodh me grekët, me serbët, maqedonasit e malazezët, me pakicat në Kosovë si dhe me parinë tonë shumëetnike të Tiranës në shtetin shqiptar. Ne si komb shqiptar, që nga Preveza e deri në Boletin, që nga Tuzi e deri në Shkup, që Sazani e deri në Preshevë, që nga Gucia e deri në Manastir, por edhe me milionat e gjakut tonë të shprishur në të gjithë botën, jemi të përfshirë në një krizë të thellë dhe të gjithanshme, e cila po thellohet e përkeqësohet nga dita më ditë. Edhe pse në pjesën tjetër në vazhdim do të ketë shpjegimin e duhur, sepse jemi këtu e çfarë duhet të bëjmë, dhe si duhet të vëprojmë të gjithë bashkë e veç e veç, si familje, si bashkësi, dhe si komb, për momentin dhe në këtë manifestdo të ndalemi në rastin e shqiptarëve tështetit të gjymtuar shqiptar. E bëjmë këtë sepse qëllimet afatgjata mund të formulohen e duhet të jenë mbarëkombëtare, por politika bëhet në një sistem politik të caktuar e të ndarë, me rregullat e dallueshme e të veçanta të tij dhe me problematika shumë të ndryshme. Prandaj duhet punuar në gjendjen e në kushtet në të cilën ndodhet ai shtet përkatës.

Ky shtet shqiptar, që nisi si një shtet i shqiptarëve dhe qëgjithnjëka qenë ose në shërbim të hapur të interesave joshqiptare, ose ka qenë i sunduar prej pakicave dhe i frymëzuar nga një ideologji shqiptar-urrejtëse dhe shqiptarvrasëse, edhe pse është i vetmi entitet sovran që kemi, është në një gjendje kritike dhe delikate. Shteti shqiptar është rasti më kryesor ku duhet të përqendrohemi edhe sepse gjatë këtyre viteve, përpjekja më e fuqishme dhe më sistematike ka qenë e drejtuar kundër shqiptarizimit, kundër ndjenjës etnike dhe kombëtare shqiptare. Kjo përpjekje ka ndjekur një linjë të qartë shqiptar-urrejtëse qëështë zbatuar forcërisht, institucionalisht, kulturalisht e ekonomikisht nga paria e Tiranës.

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kanë pritur e shpresuar pjesëtarët dhe ideologët e parisë shqiptar-urrejtëse dhe të sunduar prej pakicave bashkësore fetare, etnike apo klanore të parisë së Tiranës. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mëdyshje se ky sistem do të dështonte. Më e pakta që mund të thuhet ishte se ky sistem që u ndërtua ishte jo vetëm antishqiptar, por se ishte tërësisht e katërcipërisht kundër normalitetit njerëzor, si dhe krejtësisht kundër të zhvillimeve të natyrshme politike dhe shoqërore që të mund të zgjaste edhe përtej një kohe e kufiri të caktuar. Figurativisht, sistemi që këta kanë ndërtuar është një mushkë, e cila nuk mund të rilindë më. Prandaj edhe ky sistem eksperimetal ose do të vdesë me ta, në rast të një përmbysjeje që nuk dihet ende nga mund të vijë, ose këta do të bien apo do të ikin nga sytë këmbët me fundin e pritshëm e të pashmangshëm të këtij sistemi. Fundi do t’iu vijë nga nuk e presin, por ndoshta edhe nga një palë e tyre që do të humbëlojën politike dhe do t’iu kundërvihet me dhunë fitimtarëve, sepse ashtu është logjika e sjelljes së tyre. Qentë grinden për kocka dhe kur të mbarojnë kockat, këta pashmangshmërisht do të drejtohen të hanë popullin e më pas, edhe njëri-tjetrin. Mirëpo ky fund i pashmangshëm i këtij sistemi oligarkik, sepse kështu përfundojnë sistemet e tilla, nuk mundet e nuk duhet të jetë fundi i shqiptarëve as si komb, e as si shtet i shqiptarëve.

Megjithatë, duhet kuptuar si duhet se pse sistemi eksperimental – një deformim dhe deformues anormal i njerëzores, shtetërores, dhe kombëtares, qëështë i ndërtuar prej parisë së Tiranës gjatë shumë viteve të ashtuquajtura “tranzicion,” – ka dështuar në të gjitha drejtimet dhepa asnjë mëdyshje, në të gjithë fushat e jetës. Mjafton edhe vetëm një përshkrim i përciptë i disa prej aspekteve më kryesore tëgjendjes në të cilën jemi ngërthyer për të na sjellë në vete dhe për të kuptuar greminën ku jemi katandisur dhe ku po rrokullisemi shpejt e shpejt. Por ne na duhet ta bëjmë këtë me gjakftohtësi e mençuri, sepse e keqja nuk ka fund dhe ne shkojmë përditë e më poshtë pa e cekur atë fundin e frikshëm të skllavërimit e çnjerëzimit të hapur.Fundi i rrugës të së keqes ku po na detyrojnë që të ecim është vetëm fundijonë si komb e si shtet dhe kur të vijë ai fund, nuk na bën më dobi mirëkuptimi. Pa hyrë më thellë, ja dhjetë nga elementët dhe treguesit më kryesorë,të rreshtuar më poshtë,që duhet të na bindin se jemi në rrugën më të padëshërueshme të mundshme:

Shteti nuk ka sovranitet të jashtëmdhe tashmëështë një protektorat i pashpallur dhe një mandat i ngjashëm me mandatet dhe me kolonitëe dikurshme afrikane. Me mirëkuptimin dhe me shërbimin e vetëdijshëm të parisë sunduese, dhe të klaneve oligarkike politike ekonomike të parisë, shteti shqiptar ështëkthyer në një han pa porta për tëgjithë interesat antishqiptare. Shteti, që duhej të ishte shteti shqiptar,dhe i shqiptarëve kudo që janë, ështënjë shtet i hapur jo vetëm për armiqtë e përjetshëm të shqiptarëve, por për të gjithëFuqitëe Mëdha që e kanë kthyer në një fushë beteje interesash që nuk kanë të bëjnë asgjë me ne. Më e keqja po vjen shpejt, dhe ajo është koha kur shteti shqiptar dhe interesat jetike të tij do të konsiderohensinjë mjet shkëmbimi për mbrojtjen dhe forcimin e interesave të tjera të Fuqive të Mëdha.E në këtë përplasje apo marrëveshje globale, në të cilat fati i shteteve të vogla është në varësi të fuqisë që këto shtete kanë, ne nuk kemi asnjë mundësi të vendosim për kombin e shtetin tonë.

Në lidhje me sovranitetin e brendshëm, shteti shqiptar ka humbur elementet thelbësore të shtetit dhe, më keq se aq, taniky shtet vepron hapur kundër shqiptarëve dhe kundër interesave të tyre jetike. Tashmë, shteti shqiptarështë njënyje strategjike e hapur, që pavarësisht anëtarësimit formal në NATO, ka krijuar shumë mundësi të tjera ndikimi e balancimi influence nga fuqi të tjeratë mëdha të interesuara. Në një mënyrë perverse, shteti shqiptar është trajtuar e vetëtrajtuar si njëkatund gjigand, i cili përdoret nga paria dhe nga të huajt për interesa të ngushta strategjike si një shtet eksperimental dhe thjesht për tëmbledhur paranë, që shqiptarët e këmbejnë me jetën dhe me të ardhmen e tyre. Shteti shqiptar qartësisht e pa kushte, përmes borxheve, bankave, politikave, koncesioneve, dhe trajtimeve preferencialeështëkthyer nënjë instrument në shërbim tëinteresave të oligarkisëfinanciare ndërkombëtare dhe të këtyre sejmenëve të tyre lokalë. Shteti është reduktuar në një instrument dhune e sundimi institucional për të mbajtur nën kontroll shqiptarët dhe për t’i kthyer në skllevër të gjithfarë interesash që veç atyre nuk iu shërbejnë. Në të gjitha atributet themelore të shtetit, shteti shqiptar lë shumë për të dëshëruar. Territori është i kontestueshëm, shteti nuk kontrollon dot zona të tëra me autoritetin e pritshëm, dhuna nuk është legjitime dhe e mbështetur në ligjin e zbatuar me barazi dhe njëlloj për të gjithë. Popullsia e shtetit nuk i është besnike këtij shteti, por shteteve dhe strukturave të tjera. Institucionet e shtetit kontrollohen nga interesa të jashtme dhe nuk u janë besnike direkt shtetit dhe interesit të tij kombëtar. Shteti nuk i kryen funksionet e tij themelore: as të mbrojtjes, as të sigurisë, as të përfaqësimit, as të ndërmjetësimit, as të zhvillimit, as të edukimit, siç duhet dhe është i kontrolluar hapur nga interesa joshtetërore dhe antishqiptare. E vetëm kështu një shtet-komb normal e bashkëkohor nuk duhet të jetë.

Administratashtetëroresi lidhje direkte midis shtetit dhe shtetasve të vet është në pikë të hallit dhe në varësi të plotë të vullnetit të parisë. Sistemi i drejtësisëështë plotësisht i dështuar. Administrataështë rrënjësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar deri në palcë. Arsyeja është se administrata shtetërore në shumicën dërmuese të hallkave të saj funksionon në bazë të ryshfetit e tëvjedhjes së paskrupullt të burimeve shtetërore dhe të kombit. Kushtetuta dhe ligji janë gërma në letër që nuk kanë asnjë kuptim e vlerë përtej asaj që don paria sunduese. Karagjozllëku kushtetues ka arritur nivelet më të ulta të mundshme: kushtetuta e shtetit shqiptar u bëdhe u vendos mbasi disa vetë hëngrën sanduiç me sallam austriak dhe pinë ujë pa gaz. Këtu ligji i vërtetëështë vullneti i arhondëve dhe pashallarëve të rinj, tëcilët përfaqësojnë interesat e strukturave rajonale, fetare, bashkësore dhe kriminale në të gjitha hallkat e shtetit.Këta individë që janë prijatarët dhe nyjet vendimmarrëse të parisëjo vetëm që nuk duan që shteti shqiptar të punojë për shqiptarët, por këta nuk duan që as të kemi një shtet normal që mbron interesat e qytetarëve të vet. Ata duan një shtet-vegël që iu shërben atyre vetë dhe klaneve tëcilëve,ata iu përkasin. Prandaj, për shkak të këtij kontrolli të rreptëpolitik nga paria, kalbëzimi dhe kriminalizimi i administratës shtëtërore ka arritur shumë,shumë thellë.Shteti shqipar është bërë si karroca e Nastradinit që e sjell kushdo nga ia doqejfi vetë. E megjithatë, fajtor nuk është vetëm politizimi ekstrem nga ana e sunduesve të shtetit, por edhe kultivimi i mendësisë anti-shtet nga ana e strukturave që duhej të ishin pjesë e shoqërisë civile, nga ana e profesionistëve dhe e njerëzve që respektohen nga shtresa të caktuara të shoqërisë.Ka boll deputetë që janë kriminelë e vrasës, zyrtarëqëjanë ish-të-burgosur, gjykatës qëjanë maskarenj e zhvatës, ministra qëjanësuperhajna, politikanëqëjanë trafikantë droge e organesh,ndihmëse zyrash që janë edhe punjonëse seksi, drejtoresha qëpërdorin gjuhën e prostitutave. Çka nuk ka në administratën shtetërore të shtetit shqiptar! Gjithçka funksionon në bazë të krimit, të korrupsionit e degjenerimit dhe të shkallës së shërbimit që i bëhet parisë sunduesve dhe pronarëve të saj ndërkombëtarë. Pormë e keqja është se ata që duhej të ishin roja e interesave kombëtare dhe zyrtarë të shtetit e shërbyes të shoqërisë, profesorët, mësuesit, oficerët, zyrtarët, mjekët, sipërmarrësit, e me radhë, janë shumë të inkriminuar nga interesat e parisë sunduese. Ligji dhe e drejta blihet dhe shitet, dhe ky shtet funksionon në bazë të lekut. Tenderat jepen sipas interesave të pushtetarëve, investimet bëhen simbas nivelit të vjedhjes publike, projektet formulohen e zbatohen sipas modeleve që nuk kanë vlerë për ne, borxhet merren sepse duhen paguar rrogat, policia shtohet për të ushtruar dhunë, ndërsa ushtria ka mbetur me lopata, ndihmat jepen për sektorë joprodhues të shoqërisë dhe si imitim i asaj çka ndodh diku tjetër, ata që duhen mbështetur injorohen dhe kështu gjithçka bëhet mbrapsht. E vetëm kështu një administratë shtetërore normale nuk duhet të jetë.

Ekonomiaështë një paradoks, sepse pjesa prodhuese në bujqësi e në industripërbën vetëm një pjesë të papërfillshme të ekonomisë shtetërore e kombëtare.Në vend prodhohet shumë pak. Këtu flitet për ndërtim të kapitalizmit dhe e ashtuquajtura ekonomi e tregut është ekonomi skllevërish që mbahet me një model kapitalizmi katundar tëllojit të vet. Ky është një shtet që mbahet me kafene, shërbime e me piramida financiare, arsimore, ndërtimore, e të të gjitha llojeve që ngrihen e bien sipas interesave të parisë. Mbas shitjeve dhe privatizimit masiv e të paskrupullt të pasurisë kombëtare e shtetërore shteti dhe shoqëria tashmërealisht mbështetet në narko-ekonominë, nëtë ardhurat nga emigrantët dhe në borxhet shtetërore që po rriten në mënyrë të përshpejtuar e të frikshme. Ekonomia ështëmasivisht joformale, tërësisht e penetruar nga krimi ndërkombëtar, nuk ka likuiditet, sepse nuk ka prodhim por edhe se paratë janë të fshehura, dhemë e keqja, gjithçka lundron e plluskon si në kënetë: burimet e parasë janë të papastra, sepse paratë vijnë nga krimi.Në mungesë të të ardhurave nga ekonomia,si dhe në mungesë të vullnetit politik për të taksuar si duhet ata që kontrollojnë monopolet oligarkike dhe financat, shteti është kthyer që të hajë qytetarët e vet që, nga ana e tyre, vetëm këtë shtet parazit nuk e duan.

Pronësia ështëthemeli i stabilitetit ekonomik dhe shoqëror. Sot gjendja është njëkatrahurë e qëllimtë qëështë lënë të shkojë në këtë gjendje për interesa elektorale dhe ekonomike të parisë. Çdo parti kur vjen në pushtet ndan tapi, dhe shumë njerëz i blejnë tapitë, dhe nuk dihet me qartësi se e kujt është prona. Ama, prona e madhe dhe një pjesë e mirë e tokës, e minierave, e bregdetit, dhe e burimeve të shfrytëzueshme gjendet në duart e të huajve që i përdorin qeveritarët tanë si kukulla plastike, që i kanë marrë si koncesione apo i kanë blerë me hiçgjë. Të huajt e zotërojnë shtetin tonë si duan ata vetë dhe ne jemi skllevër në vendin tonë që e ka bekuar i Madhi Zot. Ata kontrollojnë kumarin, bankat, kazinot, drogën, kontrabandën, deri edhe spitalet e klinikat e pjesëve të trupit dhe marrin pjesën e tyre në çdo veprimtari ekonomike domethënëse që zhvillohet në shtetin shqiptar. Shpërdorimi i burimeve kombëtare ka qenë i llahtarshëm, i qëllimtë, dhe është kryer në mënyrë kirurgjikale nga një pari sunduese kriminale për interesat e saj dhe ato të të huajve.Gjithçka është shkatërruar, është keqpërdoruar, është rrënuar, dhe me qëllim e me synime të ditura mëparë që si emërues të përbashkët kanë përfitimin. Në vend të fabrikave ka pabe, restorante, klube e mejhane. Shumëçka bëhet sa më mbrapsht që mundet për t’u bërë. Piramida financiare, ndërtime pa kriter e pa masë, universitete që ç’edukojnë, rrugë që nuk të çojnë kund, xhungla urbane që nuk mund të shpërbëhen mëlehtë, ndërtime si të termiteve, betonizim të bregdetit, rrënime të qëllimta të ambjentit, plehra të importuara, ushqime të skaduara, e kështu me radhë. Në vend tëinvestimeve me mend ka shfrytëzim të paskrupullt të shqiptarëve nën maskën e partneritetit shtet-privat, në vend të projekteve afatgjata e fitimprurëse që sjellin punësim, përmirësim e forcim të shtetit e të ekonomisë,ka sheshe, kulla, stadiume, palma e lungomare, edhe këto asnjëherë të bëra si duhet edhe mbasi fondet janë vjedhur nga tre-katër herë. Në vend tëlulëzimit ka shkatërrim sistematik e të qëllimtë. Dhjetra miliarda që kanë hyrë në këtë shtet si para të pastra e të papastra kanë shkuar thjesht për pasurimin e parisë sunduese dhe njerëzit kanë mbetur si milingonat me tulla e llaë në pallate ku nuk jeton njeri, me dyqane ku nuk blen njeri, me investime që po myken e rrënohen e që nuk i duhen më njeriu dhe qërealisht shteti duhet t’i konsiderojë si rrezik për jetën e njerëzve.E vetëm kështu një ekonomi kombëtaredhe e tregut nuk duhet të jetë.

Shoqëria shqiptare është e grimcuar, moralisht e rrënuar dhe e penetruar deri në rrënjë nga interesat klanore, mafioze dhe materialiste ekstreme. Tashmë jemi një shoqëri qartësisht oligarkike në të cilën ata që kanë paranë, kanë edhe pushtetin, edhe kontrollin mbi ekonominë. Ata që nuk kanë, nuk dinë se ç’të bëjnë dhe përfundojnë në skllevër që punojnë sot për nesër dhe që e kanë humbur dinjitetin e njeriut normal. Edhe ata që shiten si milionerë janë të varur nga lidhjet e tyre me parinë dhe kur nuk iu shërbejnë hidhen mënjanë si limona të shtrydhur. Kjo është një gjendje absurdi. Polarizimi ekonomik ka çuar në ndërtimin e një shoqërie në të cilin një masë e vogël prej 300 famijesh, me mbështetjen e ndërgjegjëshme tëpesë përqind të shoqërisë që ka struktura e burime ekonomike, si dhe me pagimin relativisht të mirë të një dhjetë përqindshi tjetër të punësuar në shtet, kontrollon me dorë të hekurt strukturat oligarkike në të githë fushat dhe nivelet. Prandaj paria e Tiranës jeton në një botë surreale në të cilën ajo nuk ka lidhje me pjesën tjetër të shoqërisë. Shoqëria civile është një kënetë morale, në të cilën notojnë të gjitha zgjatimet e parisë dhe qëështë e varur tërësisht nga mbështetja e huaj dhe nga thithja e burimeve shtetërore përmes lidhjeve personale e familiare me parinë e Tiranës. Këtu hyn edhe profesorati dhe inteligjencia që duhej të ishin në pararojë të mbrojtjes së interesave kombëtare e të moralit por, që në fakt, një pjesë e madhe janë instrumentalizuar në atë shkallë sa të vjen neveri. Mjafton të shihet shkalla e piramidizimit të universiteteteve dhe roli qëato kanë luajtur në këtë proces.

Propaganda e tmerrshme, sistematike, e vazhdueshme, e koordinuar dhe e mirëfinancuar e parisë ka krijuar trauma e përplasje shoqërore që e kanë ulur nivelin e qytetërimit në zona të caktuara deri në një shkallë kafshërimi, djallëzimi e imunizimi nga vlerat reale, diçka qëështë e frikshme dhe tronditëse në të njëjtën kohë. Përpjekja e pareshtur e parisë, e të gjithë mjetet e metodat,është të krijohet një qënie individualiste, e cila jeton e vdes si kafshë asociale dhe lind e vdes vetëm për veten e vet. Një njeri materialist, konsumatorist, arrivist dhe i degjeneruar në këtë mënyrë, nuk mundet me kenë as pengesë për parinë, dhe as burim mbështetje për forma organizimi dhe rezistence që mund ta kundërshtojnë atë. Ky kafshërim individual tashmëështë realiteti për shumë vetë. Sjellja që manifestohet nga këto individëështë shprehje e një mendësie kolektive që, në mungesë të moralit të duhur shoqëror, i afrohet frikshëm çmendurisë ekstreme kolektive.

Për shkak të promovimit të këtyre antivlerave, ky shtet dhe kombi shqiptar bashkë me të, ka hyrë në një shkallë marrëzie kolektive që po e gangrenizon edhe atë pjesë të shëndoshë të kombit që refuzon të konformohet e të ndihet rehat me këtë ideologji të krimit.Mirëpo kjo është e destinuar të dështojë, sepse po vazhdoi kështu, gjendjado tëpërkeqësohet dhe plagët shoqërore do tëplasin si qelbi, sepse një gangrenë e tillë morale vetëm aty të çon.Kjo është një shoqëri në fundin e prekshëm të qytetërimit, një shoqëri e mpirë mendërisht e moralisht, në të cilën njeriu për njeriun është ujk, hienë, dhe qëjeton me parazitizminmë të neveritshëm duke ia marrë jetën tjetrit. E vetëm kështu një shoqëri normale nuk duhet të jetë.

Strukturat politike dhe në veçanti partitë politike janë banda dhe grupime të kontrolluara nga interesat klanore dhe kriminale qënë krye dhe si përfaqësues zgjedhin e caktojnë kriminelë, njerëzqë e kanë vendin në litar. Këta zgjidhen si përfaqësues të shqiptarëve dhe, mbasi kanë paranë e mbështetjen e familjeve kriminale lokale dhe të vetë parisë së Tiranës, këta mandej bëjnë ligjet që duhet të rregullojnë jetën e shqiptarëve.Demokracia, që në rastin më të mirëështë një mënyrëpër të zgjedhur udhëheqësit e shtetit, e në rastin më të keq është një mënyrë për të degjeneruar një shtet e një komb, duke ua lënë vendimmarrjen budallenjve e maskarenjve, në këtë vend nuk funksionon as në letër. Demokracia është kthyer në armën e banditëve, tëkriminelëve dhe tëhajnave për të legjitimuar sundimin e tyre. Mirëpo tani, kjo teknikë e ndjekur nga paria po jep efektin e kundërt, sepse njerëzit gjithnjë veprojnë në grupe dhe jo si individë dhe duke mos e pranuar parinë sunduese dhe strukturat e saj, si dhe duke kërkuar grupe që funksionojnë moralisht, qofshin këto fetare, sektare, apo familjare, tribale dhe klanore. Thënë ndryshe, nga një anëshqiptarët po iu bashkëngjiten strukturave të tjera jashtë parisë dhe organizmave të saj politikedhe shoqërore dhe nga ana e tyre, strukturat kriminale po synojnë të rivalizojnë parinë. Gjithnjë e më shumë shqiptarët po e gjejnë zgjidhjen në bashkëngjitjen e tyre sistemeve të vlerave fetare, qytetërimore dhe në kultivimin e mendësisë së ngushtëtribale e katundare.Prandaj edhe shqiptarët si komb po jetojnë në izolim nga njëri-tjetri, ata e kanë humbur ose po e humbin vetëdijen kombëtare, ose në rastin më të mirë e kanë të deformuar dhe kënaqen me ndeshjet e kombëtares së futbollit. Si pasojë, edhe dasitë fetare e rajonale po thellohen e po përkeqësohen. Sistemet zgjedhore, institucionet që i mbikqyrin zgjedhjet e votimin dhe procese janë pa kushte në shërbim të parisë dhe të trusteve dhe ortave të saj katundare dhe kriminale. Këtu, që nga vota që shitet, tek komisioneri që mbyll sytë, e deri tek organet që duhet të ruajnë e mbrojnë votën, edhe vetë pragu elektoral, gjithçka punon për parinë dhe interesat e saj. Këto struktura e mekanizma e ruajnë, e mbështesin dhe e mbrojnë sistemin e sundimit të parisë, pjesë integrale e të cilës janë.E vetëm kështustruktura e një sistemi politik në një shtet normal nuk duhet të jetë.

Sistemet e shërbimeve si arsimi, shëndetësia, mbrojtja, rendi, policia politike, dhe kultura janë të gjitha përtokë, jofunksionale dhe të zvetënuara në të gjithë hallkat dhe në shërbim të kujt paguan më shumë. Në fakt të gjitha shërbejnë për të kundërtën e asaj që duhej të shërbenin. Ato kryejnë më së mbrapshti ç’edukimin, degjenerimin, masakrimin, çnderimin, kontrollimin e çnjerëzimin e shqiptarëve. Shteti nuk të mbron, nuk të edukon, nuk të shëron, por thjesht të mjel e të shfrytëzon. Në libra shkollorë e edukativëfuten qëllimisht shembuj se si të dhunosh e të vrasësh motrën e nënën. Njerëzit mësohen të duan më shumë qentë se sa njerëzit. Seksi është gjithkund, në media, në libra, në art, në të gjitha e për të gjitha moshat, dhe më dukshëm, është i përqëndruar tek fëmijët. Modelet që iu jepen të rinjve janë modelete zvetënuara të getove e fëlliqësirave të llumit të shoqërive të tjera. Diploma është një copë letër. Mjeku që duhet të të japë jetën, të vret, ose ta zgjat jetën po pate para. Ai që bën ilaçet, t’i shet me pluhur gëlqere kineze.Ky është një vend ku mbijeton vetëm po të ruajti Zoti, dhe po të doli llogaria e kuleta.Në Shqipëri hyn derri e dosa antishqiptare bashkë dhe nuk pyet njeri, ama kur je atdhetar, je rrezik për shtetin.Mjafton të shohësh trajtimin që marrin pensionistët, jetimët, apo të papunët dhe të kuptosh se sa pak respekt për jetën ka në këtë vend. Shkurt, shtetijonë punon për parinë dhe është kundër shtetasve të vet.E vetëm kështu shërbimet që ofron shteti në një shoqëri normale nuk duhet të jenë.

Natyra shqiptare dhe ambjenti janë shkatërruar me qëllim e sistematikisht. Pyjet janë prerë, shtazët janë zhdukur, uji është helmuar, toka është mbjellë me plehra e helme. Vendbanimet janë kthyer në xhungla ndërtimesh të shëmtuara që shërbjenë vetëm për fitimin e momentit. Një makinë shqiptare ndot më shumë se një avion. Hekuri vjen radioaktiv, pulat që hahen janë kancerogjene, uji edhe në Tiranë të vjen me fekale, gruri vjen i shplarë me klor, tre vjet në magazina dhe nga ai lloj që iu jepet bagëtive, cilësia e mallit që shitet shtrenjtë është më e keqja e mundshme, mishi vjen nga lopët e çmendura, sallami bëhet me kocka e dhjamë, groshë e patate, djathi me tallash, nafta është e përzierë me solar të djegur, makinat helmojnë kalimtarët, shkalla e kancerit është dhjetëfishi i një shteti normal, njerëzit vdesin e mbyten në spitale.Sistemet e drenazhimit, të kullimit, kanalet vaditëse, hidrovoret e me radhë kanë pësuar dëme shpesh të pariparueshme. Lista e shkatërrimeve nuk ka fund. Ajo që i është bërë natyrës dhe burimeve jetike për një shoqëri, gjatë këtyre viteve nuk ndodh në një shtet normal.

Vlerat janë bjerrur në ekstremin e mundshëm tëveseve që duhet të shkatërrojnë një shoqëri dhe ta kthejnëatë në një turmë skllevërish. Paria e Tiranës ka hequr dorë nga kultivimi i vlerave dhe i strukturave shoqërore që janë normale në një shoqëri bashkëkohore. Prandaj, kjo është një shoqëri e braktisur në fatin e vet, në të cilën jeta e njeriut nuk ka vlerë dhe ku më pak se të gjithë, edhe se e qenve për të cilët kujdesen kaq shumë bashkitë, çmohet jeta e shqiptarit. Gjithçka në këtë shtet bëhet mbrapsht e qëllimisht mbrapsht që të çnjerëzohen shqiptarët e të bëhen skllevër e të zhduken nga faqja e dheut. Injoranca është një armë shumë e fuqishme e parisë. Niveli i njohurive të njerëzve për jetën e vërtetë, me respekt për veten e me dinjitet është tejet i ulët dhe shumë nga këta njerëz janë kthyer në kavie eksperimentale, për të cilat jeta nuk ka asnjë vlerë, as jeta e tjetrit, as jeta e familjes dhe e pjellës së tyre. Ky është një vend ku në marrëzinë e vet prindi helmon e çnjerëzon fëmijët sepse nuk ka mënyrë tjetër, sepse ashtu është drejtuar e mësuar, dhe sepse tashmë nuk di mënyrë tjetër. Kurvnimi, pija, droga, trafiqet, deri edhe shitja e fëmijëve si pjesë këmbimi për milionerët e të huajt janëdukuri që tashmë pranohen si normale ndër shqiptarët. Në vend të dashnisë vëllazërore për shqiptarin ushqehet urrejtja, në vend të turpit e të përvujtnisë, shqiptarëve iu mësohet të sillen me arrogancë, në vend të zemërgjerësisë, njerëzve iu mësohet që të jenë zemërkëqinj e mendjengushtë, në vend të krenimit me shqiptarin tjetër, ushqehet zilia e cmira, në vend të durimit e mirëkuptimit, njerëzit i shtyjnë që të bëhen shqiptar-urrejtës e të çnjerëzuar, në vend të punës e të jetës me nder, shqiptarët i kanë mësuar që të fitojnë paranë e lehtë të drogës, të prostitucionit e të krimit. Nuk pyesin më njerëzit kë mbysin e kë vrasin, nuk ndalen para asgjëje vetëm për hir të parasë. Hajnia, poshtërsia, mashtrimi, degjenerimi, përfitimi, vesi, ia kanë zënë vendin virtytit dhe vlerave të duhura morale. E vetëm kështu një sistem vlerash nuk duhet të jetë.

Kombi shqiptar është armiku kryesor i kësaj parie.Shqiptarët etnikë, ata me gjak, e jo vetëm me gjuhë, janë kombi më i përbuzur dhe më i urryer në shtetin që duhej të ishte shteti i tyre, por që bën gjithçka për pakicat dhe asgjë për vetë shqiptarët. Ishim 98 përqind e popullsisë dhe kemi përfunduar në 70% të popullsisë së shtetit. Shteti shqiptar është një shtet që bën çdo gjë për të eleminuar, zbutur, shuar e zhdukur çdo gjurmë të shqiptarëve. Promovohen e mbështeten pakicat e të gjithë llojeve, dhe nuk mbështeten shqiptarët.

Problem i parisëështë se shqiptar nuk të bën gjuha, por gjaku dhe bindja se je shqiptar, sepse identifikohesh me kombin dhe je pjesë e tij. Paria lufton me të gjithë mënyrat që të shpërbëjë këtë komb qëështë armiku i saj kryesor dhe për vdekje. Sepse në një komb normal, nuk mundet të ndodhë ky krim i llahtarshëm dhe i gjithanshëm që ka ndodhur këtu tek ne. Kombi nuk e sheh tokën si një burim kapitali, por si vendin e të parëve, që duhet lulëzuar e jo shfrytëzuar pa mëshirë. Kombi ka një histori me modele sjelljeje që i bën njerëzit të sillen si duhet, me vlerat e me moralin e duhur. Kombi të mëson të jetosh në një bashkësi, me moralin e duhur, me normat e duhura, me vlerat e duhura e jo si kafshë siç duan këta. Kombi ka interesa që iu bien ndesh pronarëve të këtyre skllevërve të të huajve dhe kombeve nga ata vijnë dhe prandaj këta nuk e duan. Kombi ka njëkujtesë historike që rritet e kultivohet e respektohet, sepse vetëm ashtu njeriu gjen vendin e vet në këtë botë. Kombi ka një solidaritet të thellë, sepse njerëzit e dinë se sado të largët me lidhje gjaku, njëri-tjetrin e kanë më afër se atë që nuk ua do të mirën dhe që i urren sepse janë shqiptarë. Kombi është një tërësi, bashkësi kulturore e politike që nuk mundet të pranojë një shpërdorim të tillë të jetës së shqiptarit. Dhe këta kanë hedhur jashtë një milion e gjysëm shqiptarë, kanë ndërruar balancat etnike, na kanë bërë të huaj në vendin tonë dhe sundojnë duke na përçarë me të gjithë menyrat e metodat e mundshme. Për ta, ne jemi e duhet të jemi skllevër të pakicave që këta i mbrojnë, i promovojnë, na i shesin si mbrojtës të shqiptarëve dhe të interesave tona. Projektet e tyre etnike kanë çuar në dallimin e thellë midis shqiptarëve e pakicave të shumta si greke, vllahe, maqedonase, malazeze, serbe, gorane, rome, e me radhë dhe në imponimin e një regjimi që nën maskën e ideologjive universaliste i kthen shqiptarët në skllevër të tyre. Projektet e tyre ekonomike kanë çuar nëdaljen e një oligarkie të përbërë masivist nga joshqiptarët e nga pakicat që tashmë janë zotër të ekonomisë shqiptare. Projektet e tyre fetare kanë çuar në thellimin e dallimeve fetare midis shqiptarëve që tashmë shohin tek feja zgjidhjen, edhe pse ajo do të thotë se armiku është vëllai i tyre shqiptar. Projektet e tyre kulturore kanë çuar në thellimin e ndarjeve të fshehura keq në toskë e në gegë dhe këto dallime janë shtrirë jo vetëm në gjuhë e në arte, por edhe në mendësinë e grupimeve të ndryshme dhe të trevave të ndryshme. Projekti i tyre amoral e antishqiptar synon që shqiptarët nga njerëz të mrekullueshëm t’i paraqesë si llumin e botës, si vrasës e kriminelë, drogaxhinj e prostituta. Kjo ndodh sepse kur të humbim respektin për veten, gjithkush mundet të bëjë ç’ka të dojë me ne. Projekti i tyre antishqiptar territorial po çon në kantonizimin e shtetit shqiptar me krijimin e një Jugu të sunduar nga pakicat vllahe dhe greke, me një zonë metropolitane të sunduar nga të ardhurit prej Jugut, dhe po nga pakicat dhe me një kanton të Veriut të lënë në mëshirën e fatit dhe të paralizuar,etë ndarë midis feve. Të gjithë këto projekte janëjoshqiptare, shqiptar-urrejtëse dhe po të lihen të ecin më tej me kohëdo të jenë ashtu si janë menduar e planifikuar:shqiptar-vrasëse. Ato janë projekte antikombëtare që do të çojnëherët a vonë në vllavrasjen e shqiptarëve dhe në zhdukjen tonë si komb.

Pse sillen kështu? Sepse kombi është pengesa e tyre kryesore. Këta duan të thonë se shqiptar të bën vetëm gjuha, por njeriu mundet të flasë shumë gjuhë, por ka vetëm një origjinë etnike e një lidhje të shenjtë gjaku qëështë thelbi i kombit. Shqiptar të lind prindi dhe shqiptar nderi të bën shërbimi që i bën kombit shqiptar,njëlloj si shqiptari etnik kur numërohesh më së pari e mbi fenë, me gjak shqiptar. Dhe, duke mos e pasur këtë vetëdije politike, sepse origjinat e tyre nuk kanë lidhje me shqiptarët, por me perandoritë e shtetet e ndryshme, mbeturina të të cilave janë, këta luftojnë me çdo mënyrë e me çdo mjet për me ndotë historinë tonë, për ta shtrembëruar të vërtetën tonë, me qëllim që ta kthejnë në interesin e tyre. Këta punojnë ditë e natëpër t’ia ndërruar vetë thelbin kombit shqiptar duke na lidhur me simbolet formale, me gjuhën e jo me gjakun, duke e shtrembëruar kuptimin e vërtetë tëtë qenit shqiptar. Kjo ndodh sepse ata duantë vetëpërfshihen në shtetin shqiptar, duke e thjeshtuar dhe duke na hequr veçantinë dhe autoritetin që e kemi prej të parëve tanë, në tokën tonë, në kombin tonë, dhe në shtetin tonë, në dashtë i Madhi Zot.Por këta janë antishqiptarë dhe shqiptar-vrasës, sepse vetëm kështu një komb normal nuk duhet të jetë.

Objektivat politiketë jashtmeqë po ndiqen nga kjo pari janë tërësisht absurdë. Këto objektiva janë të fomuluar qëllimisht në mënyrë që të ruhet e të kultivohet oligarkia e parisë dhe sistemet e ndërtuara prej saj. Në fushën ekonomike, u fol për ndërtim të kapitalizmit dhe integrim në strukturat ekonomike botërore. Ky ishte objektivi ekonomik. E megjithatë, këtu ështëngritur një kapitalizëm katundar, klanor, i egër në ekstrem, i lidhur me krimin, dhe që nuk prodhon asgjë, me një kontroll të hekurt mbi monopolet e burimet ekonomike jetike përmes të cilit është krijuar e mbahet oligarkia. Ekonomia është e varur nga borxhet, huatë me kamatë të rëndë, në varësi të kapitalit të huaj, dhe shërben si treg ku hidhen mallrat e dorës së fundit dhe ku ligjin e bëjnë të huajt. Në politikën e jashtme paraqiten si jetike dhe kardinale politikat integruese në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Flitet për integrim të shqiptarëve në Evropë, dhe nejemi integruar vetëm në strukturat kriminale evropiane e botërore. Caktohen data dhe nuk arrihet asgjëtjetër përveç zhurmës mediatike. E vërteta është se ne nuk kemi as strukturat, as ekonominë, as mendësinë, as vlerat, as llojin e shtetit që të mund të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Për më shumë, as vetë Bashkimi Evropian nuk e di se çfarë do të ndodhë me të, nuk ka projekte zgjeruese edhe për të paktën 20 vite të tjera, shtete të rëndësishme do të vënë në pikëpyetje praninë e anëtarësimin e tyre në BE dhe ne do tëtrajtohemi si Haitisepse edhene jemi një protektorat i pashpallur. Realisht nuk jemi njështet-komb, por jemi një katund gjigand, apo një seri katundesh gjigande që i vetëquajmë qytete. Më e shumta mund të bëhemi tualeti i Evropës sepse nga ne shkojnë droga, kontrabanda, krimi, emigrantët si krah i lirë dhe i pambrojtur pune, dhe nga BE-ja na vijnë plehrat dhe mallrat e cilësisë më të dobët e shpesh, si makinat, karakatina lëvizëse e vdekjeprurëse. Shina tjetër e politikës së jashtmeështë se flitet për siguri e për anëtarësimin në NATO, pikërisht kur kultivohen lidhje të shumëfishta ekonomike e të llojeve të tjera që kanë çuar në një izolim të shtetit shqiptar edhe brenda NATO-s, sepse shpesh përfaqësuesit tanë as nuk ftohen e as nuk informohen si duhet nga vetë NATO-ja. Mandej, hyrja nëNATO as nuk ua garanton as kufijtë, as shtetin shqiptarëve, sepse ka shtete që janë të hapura në një drejtim e të mbyllura në një drejtim tjetër, apo të hapura për të gjithë sipas interesave të Fuqive të Mëdha. Historia na mëson se shtete anëtare të NATO-s bëjnë edhe luftëra me njëri-tjetrin e përplasen edhe hapur. Konjukturat politike ndërkombëtare ndryshojnë dhe nuk dihet se si do të transformohet vetë Aleanca në të ardhmen. Në një anë tjetër, interesat jetike të fqinjëve janë vrastare për ne dhe në etjen e tyre për territor e kontroll të shtetit shqiptar, këto shtete nuk do të ndalen as nga NATO-jadhe as nga BE-ja. Në planin ideologjik, flitet për kthim të shqiptarëve në Evropë, kur shoqëria shqiptare dhe strukturat e saj fetare e kulturore janë shmangur ndjeshëm nga identiteti shqiptar e kombëtar dhe janë kthyer në lindje, si kulturalisht, ashtu edhe nga ana fetare.Shteti shqiptar nuk ka as ushtri, as forcë detare, asgjë që të mund të mbrojë veten. Paria ka shitur hapur, tokën detin, ajrin, shtetin, territorin, nëntokën e kështu me radhë. Varësia nga jashtë është e shumëfishtë dhe e plotë: ajo shtrihet në të gjithë sferat e jetës, sepse është kontroll e varësi ekonomike, politike, ushtarake, kriminale, kulturore, dhe fetare. Ngado që ta kapësh e sheh se objektivat politikë të jashtëm janë një dështim i plotë. E vetëm këto nuk munden të jenë objektiva politike të një shtet-kombi normal.

Në përfundim të këtij rishikimi të shpejtë, gjendja në të cilën jemi ne shqiptarët në shtetin shqiptar dhe më gjerësisht edhe si komb është katastrofale. Por ata që na urrejnë kaq shumë, që nuk janë ndjerë e as nuk do të ndjehen ndonjëherë shqiptarë, i kanë arritur objektivat e tyre duke përdorur shtetin tonë, duke na përdorur ne, duke e përdorur tolerancën dhe mirësinë tonë dhe duke punuar me djallëzi e si grup me synime të qarta kundër nesh. Një kohë u përdor një ideologji universaliste si komunizmi, që në shtetin tonë u zbatua si enverizëm. Ajo ideologji ishte maska e sundimtarëve për të luftuar shqiptarët. Kur ajo ideologji dështoi, u përqafua një ideologji tjetër qëështë kapitalizmi me karakteristika katundare. Këto janë rezultatet e asaj ideologjie që nuk na shërbente ne, por vetëm parisë sunduese dhe pronarëve të saj të huaj. Edhe kapitalizmi katundar ka dështuar.

PSE JEMI KËTU?

Tani ne shqiptarët që përballemi me këtëgjendje kaq kritike e vrastare kemi dy rrugë e metoda organizimi që gjithnjë kanë funksionuar dhe që vazhdojnë të funksionojnë për popujt normalë: njëra mbështetet tek feja e caktuar si parim bazë organizimi, dhe tjetra tek gjaku dhe kombi. Njëra rrugë na çon në shpërbërje, në ndarje dhe në vëllavrasje të sigurtë, sepse në ekstremin e vet të çon në besnikëri ideologjike ndaj një dogme qytetërimore qëështë e orientuar nga një rrugë e përcaktuar nga e përtejmja dhe individualja. Rruga tjetër na drejton tek grupi: ajo na bën që të duam shqiptarin tjetër ashtu si është, si vëlla dhe si pjesë jetike të grupit etnik të lidhur me gjak të cilit i përkasim. Kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit për ne. Kjo është rruga e ndërtimit të kombit shqiptar, e shtetit dhe e njeriut shqiptar. Ndjekja e kësaj rruge, edhe pse i jemi shmangur gjithë kohës, ka qenë e mbetet, gjithmonë e jetës, e vetmja zgjidhje e vërtetë që ne shqiptarët kemi për të mos u tjetërsuar dhe për të mos humbur vetveten, nderin, e kujtimin e të parëve dhe identitetin tonë.Por, kjo rrugë e kombit është e vetmja rrugë qëduhet mbrojtur ashtu si duhet e si bën gjithkush që ka mend në bashkëkohësi, ardhmërinë e fëmijëve e brezave që ashtu nuk kanë nevojë për të rikrijuar vetveten duke u nisur nga llumi i shoqërive njerëzore, por që të mund tëjetojnë me nder në vendin e vet. Është nder të jesh shqiptar dhe politika e vërtetë për kë ndihet ashtu, duhet të frymëzohet nga ky qëllim e të bëhet përt’ia kthyer nderin e dinjitetin shqiptarit, për ta ruajtur familjen shqiptare, për ta lartësuar e begatuar të gjithë kombin shqiptar, pavarësisht feve, trevave, dallueshmërive e bindjeve. Vetëdija se je shqiptar është themeli i të mirës, i suksesit, njerëzores dhe i së vyeshmes në kohën e sotme epërgjithmonë. Kjo mbërrihet vetëm kur shteti është në shërbim të shqiptarëve dhe shqiptarët janë në shërbim të shtetit të tyre kombëtar.

Këtu jemi për shumë shkaqe. Jemi në këtë gjendje për shkak të pozitës gjeografike. Jemi në këtë gjendje edhe për shkak të trashëgimnisë historike. Jemi në këtë gjendje për shkak të politikave të ndjekura nga fqinjët tanë. Jemi në këtë gjendje për shkak të konjukturave ndërkombëtare dhe të ndryshimeve nëfrymën e kohës në të cilën jetojmë. Jemi në këtë gjendje në një masë të madhe për shkak të mendësisë sonë katundare. Por, së bashkë më mendësinë tonë katundare, ne shqiptarët, mbi të gjitha, jemi në këtë gjendje për shkak të parisë sonë sunduese të Tiranës. Janë pikërisht këta klane të parisëqë e lanë në baltë kombin shqiptar dhe në momentin më traumatik tëhistorisë së tij bënë zgjidhjet e gabuar që na kanë sjellë në këtë gjendje. Duke përdorur të gjitha mekanizmat e kontrollit politik, kulturor dhe shtetëror, kjo pari shumëetnike, e ngjizur gjatë një gjysmë shekulli u zbulua si një grupim kompakt dhe i konsoliduar, me agjendë të qartë dhe me interesa të ngushta tëcilën nuk e lidhte asgjë me interesat jetike të kombit shqiptar. Me një karakter të theksuar shumëetnik, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, me një etje ekstreme për fitimin e përfitimin personal, me një urrejtje patologjike ndaj kombit etnik shqiptar, paria bëri e bën gjithçka për të mbetur pronare e kombit shqiptar, e shtetit shqiptar, dhe e ekonomisë kombëtare. Ajo është vegël dhe skllave e bindur e interesave të huaja kur ato ia garantojnë sundimin, skllavëruese e kombit shqiptar kur sheh fitimin, e djallëzuar kur nuk i punon forca, e lidhur me krimin kur i dështon shteti, përçarëse dhe degjeneruese kur nuk i bindet populli, dhe gjithnjë e paskrupullt në arritjen e qëllimeve të saj. Me origjina tejet të dyshimta etnike, me njëmendësi të theksuar bizantine dhe osmane, me lidhje e varësi të hekurt nga pakicat joshqiptare dhe nga qendra influente jashtë kombit e shtetit, kjo pari ështëthjesht parazitare dhe skllavëruese e kombit shqiptar. Këta nuk do të ndalen derisa ta shohin kombi shqiptar të rrëshqasë edhe në luftë vllavrasëse, vetëm e vetëm që të ruajnë interesat e tyre. Me një kontroll të shtrirë në të gjithë shtetin përmes veglave të saj shqiptare të indoktrinuara e të sëmura nga kjo mendësi, me aleanca që shpejt do të kthehen problematike për të me klanet e familjet kriminale e mafioze lokale, kjo pari ushqen një kaos të gjithanshëm, por të mirëorganizuar e të mirëdrejtuar që iu shërben interesave të saj.

Tashmëështë konsoliduar një sistem shoqëror që e lidh të gjithë shoqërinë që nga niveli më i lartë i vendimmarrjes deri në familje e në vetë lidhjet familjare me parinë. Shoqëria është një shoqëri thellësisht e kriminalizuar dhe mafioze që i bindet deri në një farë mase, edhe vullnetarisht parisë së Tiranës. Njerëzit mbahen me pasurinë reale apo fiktive që kanë vënë, me punën që e sigurojnë me lidhje të jashtëligjshme, dhe i zgjidhin problemet e shumta përmes mekanizmave që kontrollohen me dorë të hekurt prej parisë oligarkike. Për një popull qëjo shumë kohë më parënuk ka pasur shumë pasuri, çdo gjë që ka sot, që nga toka e zënë, tek apartamentet, makinat e me radhë e bën të ndihet se ka ecur përpara. Për njerëz që detyroheshin që të dilnin e të punonin e të mos arrinin dot as tëfitonin bukën e gojës, kthimi tek puna e vështirë, por e nderuar e tokës apo e blegtorisë, apo punësimi me kushtet e duhura në fabrika apo miniera është i papranueshëm. Mendësia katundare ka triumfuar plotësisht dhe gjithkush mendon për vete e për familjen e ngushtë, duke ia lënë në duar publiken e kolektiven parisë sunduese. Paria mbetet në kontroll të shtetit dhe i lë njerëzit të bëjnë atë që duan. Dhe ndërsa ata vjedhin, grabisin e mjelin shtetin, njerëzit e injorojnë këtësjellje që dëmton interesat kolektive dhe publike dhe kërkojnë të zgjidhin vetë problemet e tyre jetike. Mirëpo nuk ka zgjidhje të vërtetë dhe afatgjatë pa një shtet ligjor, pa një interes kombëtar, pa politikat e duhura dhe në të cilin normat morale, etike, dhe sjellja ligjore kultivohen, mbrohen dhe bëhen themeli i sistemeve politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore.

Mjafton të shihen mekanizmat e kontrollit nga ana e parisë të ekonomisë, të politikës, të propagandës, të financave, por mbi të gjitha të sistemit mafioz e kriminal dhe të strukturave të nëndheshme dhe njeriu bindet lehtësisht se këta e dinë se ç’po bëjnë, e bëjnë me qëllim dhe se njerëzit janë të kapur e të pazotët për të luftuar të keqen, për ta kundërshtuar dhe për të kërkuar të ardhmen që iu duhet. Gjithkush ka diçka për të humbur në këtë sistem kriminal qëështë ngritur me kaq përkujdes. Mirëpo, ajo që shqiptarët nuk shohin është se në se nuk veprojnë si duhet, betejën me parinë e kanë të humbur. Në se vazhdohet kështu, është vetëm çështje kohe para se skllavërimi i vërtetë të bëhet realitet. Edhe kështu, Shqipëria tashmëështë një burg gjigand, nga i cili të gjithë duan të ikin, e nuk lejohen të ikin askund, sepse e shohin marrëzinë e krimin kolektiv që po bëhet me gjakftohtësi të frikshme, por që për mungesën e sjelljes së duhur qytetare e morale të gjithë janë të kapur e të paaftë për të kundërshtuar si duhet e me forcën e duhur morale fundin e pritshëm të të gjithëve. Njerëzit sillen si bagëtitë që priten herët a vonë të theren. Jetojnë për një vizë e për të nxjerrë fëmijët jashtë shtetit në xhunglën e botës së huaj thjesht sepse besojnë se atje do të jetë më mirë se këtu.

Ndërsa duhet që të kuptojmë si duhet shkaqet dhe arsyet pse jemi këtu dhe si erdhëm deri këtu,por edhe gjendjen në të cilën jemi, nevoja urgjente është që të shohim përpara drejt të ardhmes. Kombet që janë në pika të tilla kritike krize në të cilën jemi të mbërthyer ne, vetëshkatërrohen kur mbesin të ngujuarnë të shkuarën dhe janë të pazotët që të ndryshojnë, me mjetet e mundshme e të domosdoshme gjendjen e krizës nga e cilën edhe janë të kapluar. Ndryshimi nuk vjen nga mosveprimi, dhe pikërisht për këtë shumë nga ata që mund e duhej të ishin në krye të përpjekjes për ndryshim janë të paralizuar, sepse besojnë se kanë një jetë normale. Nuk ka jetë normale në një moçal, sepse këneta kalb çdo gjë.

ÇFARË DUHET TË BËJMË?

Kombet që shohin drejt të ardhmes, dhe që gjejnë forcën që përmes njerëzve të tyre më të mirë që të bëjnë ndryshimin, janë kombet që ia dalin të gjejnë zgjidhjen që iu shërben. Dhe ne jemi në një pikë shumë kritike. Së pari, struktura e sistemit ndërkombëtar do të ndërrojë me shumë të shpejtë. Për kombet e vogla që janë të varura nga Fuqitë e Mëdha, edhe kur nuk janë formalisht mandatetë deklaruara apo protektorate sikurse jemi edhe ne, këto ndryshime janë jetike. Në rastin e tanishëm, këto ndryshime do të jenë tejet me rrezik edhe për vetë ekzistencën afatgjatë të shtetit shqiptar dhe për mbrojtjen e interesave jetike të kombit shqiptar.Po ashtu ndryshimi i shpejtë i strukturës ekonomike ndërkombëtare, dhe dështimi i një rruge të caktuar, ekstremin e të cilës ne e kemi ndjekur me shumë idiotizëm, por sepse i shërbente parisë, na vë përpara përgjegjësive shumë të mëdha. Ashtu si dështoi komunizmi i marrë tek ne, që u zbatua me kooperativizim të padëshirueshëm, me proletarizim masiv e tufëzim të dhunshëm, ka dështuar edhe kapitalizmi kriminal, dallkaukdhe katundaresk i ndjekur nga paria sunduese e Tiranës. Edhe më gjerë se kaq, sistemet e ndërthurura ekonomike, politike dhe shoqërore që na janë imponuar ne, shqiptarëve, që jemi përdorur si kavie eksperimentale, kanë dështuar plotësisht. Së treti, struktura shoqërore shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht dhe tani jemi në pikën e fundme logjike të evolucionit të kësaj shoqërie që në rastin tonë ka përfunduar si një sistem oligarkik, kriminal, mafioz dhe antishqiptar, fundi logjik i këtij procesiështë shpërthimi i pritshëm dhe përplasja shoqërore. Së katërti, presionet e fuqishme të fqinjëve, të cilët as kanë ndryshuar rrugë, dhe as kanë hequr dorë nga ndjekja e interesave të tyre jetike kombëtare dhe shtetërore, tashmë e kanë vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar dhe natyrisht, edhe atëtë kombit shqiptar. Së pesti, mungesa e plotë e realizmit politik dhe e zgjidhjeve të duhura dhe të menduara mirëka krijuar një gjendje marrëzie kolektive të frikshme ndër shqiptarët dhe një pranueshmëri të pamerituar të gjendjes, nënshtrim dhe skllavërim të frikshëm. Më e keqja është se këtu mungojnë alternativat e duhura dhe të arsyeshme, por edhe ndryshe nga shtetet e kombet e tjera, sepse këtuështë krijuar një ekuilibër shoqëror që e pranon këtë gjendje kriminale si të natyrshme. Së gjashti, polarizimi shoqëror ka arritur nivele të papranueshme me një pasurim spekulativ, kriminal dhe korruptiv të pak familjeve dhe me një varfërim ekstrem të shumë të tjerëve. Së shtati, emigracioni ka arritur një shkallë të papranueshme dhe tkurrja demografike është një plagë që po përkeqësohet dhe që do të përkeqësohet me shpejtësi për shkak të interesave të parisë për ta përdorur si rrugë për të shfryrë kundërshtimin politik dhe për të zbutur plagët sociale. Së teti, ndasitë shoqërore dhe fetare janë kaq të acaruara, dhe qëllimisht të acaruara, sepse teknika e fundit që i ka ngelur kësaj parie mbas kriminalizimit të thellë,është hedhja në përplasje të hapur e vëllavrasje e shqiptarëve të feve të ndryshme, të trevave të ndryshme dhe të bindjeve të ndryshme. Siçështë paraqitur më lart, por edhe siç e kemi vënë në dukje në punimet e “Bleta Shqiptare” dhe tek “Rrethi i Ferrit”,gjendja po arrin ose një pikë vlimi dhe shpërthimi, në se ka shqiptarë me dinjitet, ose një pikë gangrenizimi dhe qelbëzimi në se kjo pajtueshmëri me parinë dhe me krimin e saj vazhdon edhe në të ardhmen. Më në fund, njerëzit e kanë humbur shpresën dhe besimin tek ndryshimi, tek njerëzit, dhe eventualisht edhe tek zgjidhja e duhur. Por, dorëzimi shoqërorështë vetëm i përkohshëm, sepse është në natyrën njerëzore që të kërkojë e të synojë më të mirën dhe që t’i ikë së keqes. E keqja nuk krijon shoqëri njerëzore, e keqja krijon skllevër. Prandaj, pavarësisht zgjidhjes që do të ndiqet, përpara vetes ne si shqiptarë kemi katër zgjidhje të mundshme.

Zgjidhja e parëështë që të vazhdohet në këtë rrugë, fundi logjik i së cilës është shpopullimi, çshqiptarizimi, shkombësimi, skllavërimi, injoranca, kriminalizimi dhe kafshërimi. Ky është fundi i pritshëm dhe logjik i projektit të parisë. Duke pasur edhe gurin, edhe arrën në dorë, paria do të dëbojë, zhdukë e luftojë gjithkënd që i kundërvihet asaj dhe projektit të saj kriminal. Emigrimi, degjenerimi, zvetënimi, përçarja, ndasitë, çedukimi, kriminalizmi, shpërblimi e me radhë janë të gjitha mjete që ajo do t’i përdorë, si përmes shtetit, ashtu edhe përmes mekanizmave shoqërore nën kontrollin e saj, për të ruajtur sundimin e saj. Por kjo përpjekje, sado e mirëfinancuar dhe e stërholluar, nuk mundet të zgjasë përjetësisht, por vetëm deri në një pikë. Për të sunduar ashtu, paria duhet të ketë paratë, taksat, besueshmërinë, për të paguar shërbyesit e saj dhe për të mbajtur gjendjen si do ajo. Ajo duhet të ketë edhe nënshtrimin e besimin pa kushte të njerëzve. E në shtetin shqiptar, paria nuk i ka as paratëpër të vazhduar në këtë rrugë, dhe besimin e njerëzve e ka humbur me kohë. Ka të nënshtruarit, por edhe ata do të rebelohen një ditë – dhe kjo na sjell tek alternativa logjike e pasojave të dështimit.

Zgjidhja e dytëështë që të presim që të trashet zullumi dhe të shpërthejë revolucioni, ose të përballemi me një kaos tjetër të mirëorganizuar apo jo dhe aq të organizuar si në vitin 1997. Në mungesë të parave, të shpresës dhe të mundësive njerëzit nuk do të rrinë më urtë. Kur të shtohen taksat dhe barra mbi njerëzit, ata do të reagojnë. Dhe paria nuk do të taksojë vetveten por kombin. Nga ana tjetër, kur shteti nuk ka para, mafia dhe krimi ka para dheatëherëkrimi e blen edhe shtetin. Lidhjet familjare dhe klanore janë forcuar shumë, njerëzit nuk besojnë më asgjë që iu thuhet nga paria, vetë paria është e diskredituar, dhe zgjidhjet e përkohshme si emigrimi i inkurajuar, trafiqet, izolimi, shpërlarja e parave e me radhë nuk po funksionojnë më. Në këto situata nuk i dihet se nga të vjen. Vjen nga njerëzit, vjen nga të huajt e interesuar për mirë, vjen nga të tjerët e interesuar për keq e për të keqen tonë. Ata që sot duket se dhe që janë krejt të nënshtruar do të veprojnë kur të mos kenë zgjidhje tjetër.

Pra këto janë dy mënyrat e zgjidhjeve të rrugës së dhunës. Kur njerëzit nuk duan të bëjnë gjënë e duhur ose kur nuk dinë të bëjnë gjënë e duhur, ose kur janë të kriminalizuar, dhe ne i kemi të mjaftueshme këto cilësi, ata e çojnë gjendjen në një kaos e anarshi shoqërore që ka pasoja të frikshme. Kur dinë se çka duan të bëjnë, dhe kur janë të organizuar e të motivuar me ideale të pastra e shpredsëdhënëse, atëherë bëjnë revolucion. Në shtetin shqiptar ka më shumë gjasa të ndodhë e para dhe jo e dyta. Ama, si kaosi, ashtu edhe revolucioni i dhunshëm dhe pa ideologjinë dhe njerëzit e duhur do të jenë me pasoja të frikshme për ne.

Zgjidhja e tretë është që të presim që shtetin e shqiptarëve ta bëjnë të huajt. Mirëpo të huajt e kanë miratuar këtë eksperiment të parisë, qysh nga fillimi, dhe e kanë inkurajuar parinë që të bëjë këto që ka bërë. Të huajt e dinë mirë se cilët janë këta kriminelë dhe sa dëme i kanë bërë këtij kombi e shteti. Ka shumë prej parisë që kanë bashkëpunuar me të huajt, kanë privatizuar, vjedhur, bashkëpunuar, dëmtuar e me radhë interesin kombëtar vetëm për të kënaqur të huajt. Edhe tani, zgjidhjet qëtë huajt duan e mbështesin, në rastin më të mirëjanë të pjesshme dhe nuk e prekin me forcën e duhur atë që na duhet ne, shqiptarëve: ndërtimine shtet-kombit. Ata duan një shtet ligjor, sepse thjesht duan stabilitet por për shqiptarët ky objektiv është i mangët dhe vetëm sa mbivendos mbi shqiptarët një strukturë të kontrollueshme dhe qësërishdo të jetë e kontrollueshme prej parisë. Dhe kur shtetin ta bëjnë të huajt, shteti punon për ta. Ne duam e duhet të duan shumë më tepër se kaq: ne na duhet një shtet që të punojë për ne, një shtet që mbron interesin tonë kombëtar, por edhe me shtrëngesa të tilla që kush e shkel ligjin ka pasoja të njëllojta dhe të tilla qëas të mos i shkojë ndërmend që të shkelë ligjin dhe interesin e shtet-kombit. Por, edhe reforma në drejtësi, edhe nisma të tjera që ndiqen me kaq konseguencë nga të huajt janë të dobishme e megjithatë, nuk e prekin thelbin e vërtetë të çështjes, sepse në fund të fundit do t’i japë imunitet e garanci pikërisht parisë qëështë problemi. Këtu ka një pari kriminale që drejton një sistem kriminal, që kontrollon me dorëtë hekurt të gjithë mekanizmat përmes të cilave do të zbatohet çdo lloj reforme në drejtësi. Paria do të bëjë çdo gjë që ky projekt të dështojë, që të huajt të diskreditohen dhe që ata të shihen e të konsiderohen si forca e vërtetë dhe e vetme vendimmarrëse në shtetin shqiptar. Dhe kjo që ndodhi gjatë këtyre dy viteve të fundit është një ilustrim i qartë i këtij procesi.

Zgjidhja e katërt është që ta bëjmë vetë. Kjo është rruga më e vështirë, por është edhe e vetmja rrugë e duhur. Zgjidhja që na duhet e që na shërben është një pamje e të ardhmes që duhet mbështetur qartësisht e pa shumë mëdyshje në shembujt e suksesshëm të kombeve të tjera. Ne na duhet që të ndërtojmë një shtet-komb të ngritur mbi një interes të qartë kombëtar, që duke respektuar pozicionimet strategjike do të na ofrojë të ardhmen që meritojmë, si gjithë kombet e tjera të përparuara e të begata të botës.

NDRYSHIMI QË DUHET

Çfarë duhet bërë dhe si do të arrihet? Nuk është një rrugë e lehtë, sepse askush veç nesh nuk e do këtë komb e të mirën e tij dhe se ka shumë forca që punojnë kundër shqiptarëve.Për hir të pasurimit të parisë, ne nuk duhet të bëhemi Haiti i Ballkanit. Për hir të përçarjes së qëllimtë fetare, nuk duhet të kthehemi në Sirinë e Ballkanit. Për hir interesave politike të fqinjëve nuk do të bëhemi Somalia e Ballkanit. Për hir të dorëzimit para krimit, nuk do të bëhemi Kongoja e Ballkanit. Për shkak të dyshimeve lidhur me fetë e bindjet e ndryshme, nuk duam që të kthehemi në Libanin e Ballkanit. E pikërisht se jemi kaq afër të keqes së frikshme, që secila nga këto zgjidhje të mundshme e bën të ngjashme, ne na duhet që të veprojmë me mend dhe me vetëdijen e duhur dhe të lartëpolitike e kombëtare. Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër më efektive se shteti-komb. Prandaj na duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se sa mund të arrijmë e si mund të arrijmë ku duhet dhe se sa e vështirëështë e do të jetë rruga e të ardhmes. Na duhet të jemi pragmatikë, dhe të pranojmë se ndoshta nuk do të mbërrihet më e dëshirueshmja porse ecja në atë rrugë do të jetë më e mira e mundshme. Na duhet të jemi idealistë dhe të besojmë se dështimet, pengesat e kundërshtitë kalohen vetëm me përpjekjen e vullnetin e të gjithë shqiptarëve të mirë. Kjo do të thotë se teoria e hedhjes në erë të gjithçka nuk ka shërben. Atë që na shërben do ta ruajmë e ta kultivojmë, atë që nuk na duhet do ta shmangim e do ta shpërbëjmë. Na duhet një udhëheqje e përkushtuar që të dijë se ku të na drejtojë në këtë rrugë. Por na duhet edhe një sistem i qartë vlerash që ta mbajë nën një kontroll të rreptë, besues, por edhe ndëshkues strukturën udhëheqësore, shtetërore, shoqërore dhe institucionale që do të nevojitet për ndërtimin dhe ruajtjen e të ardhmes sonë si komb.

Ajo që kërkohet është ndryshimi rrënjësor i sistemeve të vendosur e të transformuara kushedi sa herë gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Ky është një mision e detyrë qëduket epamundshme, por në fakt nuk është. Duke na thënë se po shkojmë në bashkëkohësinë e të tjerëve, paria nuk na tha se ata “të tjerët” kishin, ruajtën, dhe mbrojtën shtetet e kombet e tyre. Duke dashur pasurimin e vet të shpejtë, paria nuk na tha se ekonomitë e shteteve të tjera ishin ekonomi tregu të institucionalizuara e jo kazino. Duke synuar skllavërimin e shqiptarëve, paria na tha se individualizmi ishte zgjidhja kur gjithkund shtetet kanë kombet e tyre dhe veprojnë në bazë të interesit të tyre kombëtar e shtetëror. Duke e mbajtur mendjen tek qëllimi i vet, paria na tha se rruga është fitimi dhe paraja kur gjithkund tjetër shoqëritë jetojnë për dinjitet e respekt dhe me sigurinë e duhur për jetën njerëzore. E kështu të gjithë vlerat themelore për shoqëritë normale janë tjetërsuar, shtrembëruar, degjeneruar apo keqzbatuar. Prandaj, na duhet që të rinisim nga fillimi duke mos i përsëritur gabimet e të shkuarës.

Ajo që na duhet ne, dhe ajo që iu shërben kaq mirë kombeve e shteteve të tjera është një shtet- komb modern i ngritur mbi interesin kombëtar, që funksionon në bazë të ligjit dhe respektimin e tij pa kushte. Në këtë drejtim na duhet të bëjmë një kthesë të madhe politike në lidhje me objektivin parësor të politikës së jashtme dhe që ka kushtëzuar e influencuar edhe kaosin e studiuar ku gjendemi. Na duhet të pranojmë se BE-ja nuk do të merret me ne për një kohë të gjatë, se ne nuk jemi si evropianoperëndimorët dhe se shkurt, se ka vende që do të vënë veton kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE pa menduar dy herë.Duke iu referuar analizës së mëparshme, na duhet qëtë pranojmë se nuk jemi askund gati për anëtarësim në BE. Ne na duhet të bëjmë shtetin tonë shqiptar njëherë dhe, atëna duhet qëta bëjmë sa më mirë që mundemi,dhe pastaj le të merremi me BE-në. BE duhet e do të ketë gjithnjë një vend të vecantë e strategjik në politikën e jashtme e në marrëdhëniet e shtet-kombit shqiptar me të huajt, por nevojat tona realiste, afatshkurtërae afatmesme në këtë pikë, janë të tilla që ne na duhet të shmangemi paksa nga normat e pranuara dhe të saksionuara nga BE-ja. Këto dallueshmëri, që janë të riparueshme në kohë, e me përparimin e duhur dhe që rregullohen lehtësisht me legjislacionin e duhur në të ardhmen, shtrihen nga ndëshkueshmëria ligjore, si bie fjala vendosja e sanksioneve drakoniane të dënimit me vdekje për shumë krime, tek mbrojtja e interesave ekonomike të prodhuesve shqiptarë, tek strukturat politike dhe partiake që duhet të jenë funksionale ndër ne, dhe kultivimi me parësi i një identiteti kombëtar që na ndihmon shumë për zgjidhjen e shumë problemeve të vlerave, të funksionimit të sistemit, të ndërtimit të ekonomisë së duhur e me radhë.

Prandaj, duhet të nisim jo duke kërkuar idealen dhe të pamundshmen, por duke mbajtur parasysh të mirën dhe të dëshërueshmen dhe duke ecur me përkujdesjen e duhur në këtë rrugë. Me siguri absolute duhet të pritet që shumë shtete, organizata, struktura, aleanca dhe bashkësi do të punojnë pa mëdyshje kundër shtet-kombit tonë shqiptar dhe kundër nesh, si shoqëri, si familje dhe si individë. Si pasojë, kurrë nuk do ta kemi atështet që duhet në formën e duhur dhe ideale. Ama, kur zgjidhja është për të kaluar detin ose për t’u mbytur, një komb nuk duhet me pritë me pasë një transoqeanik, por mjafton edhe një barkë qëndoshta fut ujë, por që nuk mbytet. Megjithatë, qëllimi i ndërtimit të shtet-kombit ideal dhe rrugëtimi drejt tij, kanë shumë të përbashkëta dhe nuk mund të ndahen kaq lehtë. Janë disa orientime dhe struktura të përcaktuara qartë nga të cilat nuk duhet të hiqet dorë, edhe pse për shkak të konjukturave të tanishme, tëmendësisë sunduese, dhe tëekuilibreve qësipërfaqësisht duken të patrazueshme, këto duken si jashtë normales. Por normaliteti që duket është rezultat i përpjekjeve afatgjata që gradualisht e kanë sjellë deri këtu. Dhe prishja e këtyre ekuilibreve kriminale të sotme, me siguri që do të sjellë një normalitet të ri, dhe të dëshërueshëm që shpresojmë të shërbejë si themel për të ardhmen.

Në nivelin e parimeve politike, ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar dhe të mbështetur në themelet e forta të elementëve të mëposhtëm:

• Së pari, projekti politik duhet mbështetur në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb shqiptar. • Së dyti, projekti duhet të mbështetet në një sistem politik demokratik. • Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. • Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. • Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar shqiptar. • Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes, në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. • Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. • Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. • Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale të një sistemi të partive politike i cili të avancojë e të mbrojë interesat e bashkësisë ligjore-politike me mjete legjitime demokratike.

Çdo përpjekje për ndryshim, qoftë në formën e një programi politik, qoftë në formën e një pakete ndryshimesh ligjore, që nuk mban parasysh këto parime themelore, është e destinuar që të dështojë. Këto elemente janë pjesë e pandashme e çdo projekti për shërimin e përmirësimin e gjendjes. Por, ata që marrin përsipër këtë detyrë, duhet të jenë të përgatitur që të përplasen me një pari që do të përdorë çdo mjet në dispozicionin e saj, edhe në format ekstreme të dhunës e të terrorizmit shtetëror e mafioz, për të ruajtur pushtetin politik, dhe kontrollin mbi ekonominë e mendësinë e popullit që sot e sundon.

Vetëm lidhja e pazgjidhshme midis një kombi dhe një shteti garanton legjitimitetin, stabilitetin dhe përballimin e vështirësive dhe kalimin e pengesave të pritshme. Shtet-kombi shmang vllavrasjen dhe gjakderdhjen, garanton mekanizmat paqëtues, forcon bashkësinë politike dhe ligjore dhe ndërton strukturat që ofrojnë sigurinë që duhet. Kështu,duke respektuar aleancat strategjike politike dhe ushtarake, në veçanti, marrëdhënien strategjike me SHBA-në, me BE- në dhe në veçanti me shtete si Gjermania, Italia dhe Turqia, duke njohur dështimin e plotë të përpjekjes për integrimin në BE, duke e mirëkuptuar nevojën e ndërtimit të shtetit të duhur për shqiptarët, duke qenë të vetëdijshëm për ndryshimet e thella strukturore shoqërore, klasore e etnike që kanë ndodhur gjatë këtyre dhjetravjeçarëve, duke e njohur nevojën e rindërtimit të ekonomisë kombëtare mbi parime funksionale dhe të tregut të institucionalizuar, duke e vlerësuar

si duhet parësinë e ndërtimit tëidentitetit si bazë e legjitimitetit të nevojshëm për shtetin dhe moralin shoqëror, duke e njohur mirë specifikën e natyrës së kombit shqiptar, mendësinë e tij, dhe kushtet e papërsëritshme tonat, duke luftuar fort për të shmangur ndasitë, përçarjet, kontrollimin e shtetit dhe të institucioneve nga interesat joshqiptare, të huajapor edhe jonormale, duke mirëkuptuar shqetësimet e shprehura lidhur me dështimet e pafundme në të gjitha fushat, duke u mbështetur në mundësitë tona, në përvojën dhe në burimet tona natyrore, njerëzore, dhe ekonomike në përgjithësi, besojmë se ndryshimi do të duhet të jetë i thellë dhe një shmangie shumë e fortë nga praktikat e deritanishme, deri në ndërtimin e një shteti që do të jetë thelbësisht i ndryshëm nga ky shtet që kemi sot dhe i ngjashëm me shtetet moderne evropiane dhe të vendeve të tjera të përparuara të botës.

Prandaj, ne na duhet një diskutim i thelluar dhe i gjerë kombëtar për ndryshimin pozitiv dhe progresiv që duhet të ndodhë këtu. Do të ketë rezistencë, mosbesim, kundërvënie, edhe shumë tëashpra, sepse dihet që ndryshimi nuk do të jetë i pëlqyeshëm për të gjithë, por nuk ka asnjë mëdyshje në theksimin e bindjes së patundur që në se gjërat bëhen si duhet, atëherë e ardhmja e shqiptarëve do të jetë më e mira për të gjithë. Do të jetë një e ardhme me punë e nder për fshatarin shqiptar, i cili kudo që të jetëdo të mundet të jetojë me punën e vet e me dinjitet duke shitur, me mbrojtjen e duhur shtetërore nga spekulantët dhe mashtruesit, prodhimet e tij natyrale bujqësore e blegtorale. Do të jetë një e ardhme me punë e nder edhe për punëtorët e fabrikave e të punishteve që do të ngrihen dhe tëcilët gjithashtu do të kenë mbrojtjen e duhur si shqiptarë e qytetarë të një shteti të drejtë e të ndershëm, që çmon mbi të gjitha jetën, punën e vlerat e njeriut. Do të jetë një e ardhme më e mirë për tregtarët, prodhuesit, përpunuesit, sipërmarrësit dhe ndërmarrësit që do të mund të kenë sigurinë e duhur se kontributi që ata i japin shoqërisëështë i mirëshpërblyer dhe i respektuar prej saj. Do të jetë një e ardhme e mirë dhe më e sigurt për zyrtarët rrogëtarë të shtet-kombit,tëcilët i shërbejnë shtetit dhe bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe nder. Ama, do të jetë një eardhme tëcilën të gjithë kriminelët, të korruptuarit, tradhëtarët e kombit, mafiozët, hajnat, vrasësit, dhe ata të sojit të tyre, pavarësisht nga vijnë e cilët janë duhet ta kenëfrikë se përata që nuk ndërrojnë rrugë,nuk do të ketë asnjë mëshirë e asnjë hezitim që të zhduken nga faqja e dheut. Ata që nuk e duan të mirën e shqiptarëve mund të shkojnë në fund të botës dhe ne nuk na intereson fati i tyre. Ama, ata që duan të përfitojnë nga fatkeqësia e mjerimi i njerëzve tanë do të marrin ndëshkimin që meritojnë dhe që do vijë nga gjyqësia dhe drejtësia e kombit dhe që do të jetë krejt i pamëshirshëm dhe i rreptë.

Nëse ne duam një ardhme të sigurtë, të begatë, të ndershme e njerëzore si gjithë të tjerët, na duhet ta fillojmë nga themelet. Por këto punë nuk bëhen duke shkatërruar e hedhur në erë çdo gjë, por duke përzgjedhur atë që duhet, si duhet dhe me kujdesin e vëmendjen e duhur. Duke qëmtuar e veçuar me kujdës atë qëështë bërë dhe qëështë e dobishme si infrastruktura rrugore, ndërtimet dhe banesat, turizmit, restaurantet, shërbimet, hotelet, infrastrukturën bankare, investimet në objekte, punishtet përpunuese, industrinë e lehtë, teknologjitë që mund të jenë të dobishme, dhe duke mbajtur parasysh investimet e shumta në sipërmarrjet private, prodhuesit e tregtarët e vegjël, përqëndrimi do të jetë në aktivitetet ekonomike dhe mekanizmat e kontrollit, drejtimit e të pronësisëqë janë një pengesë vdekjeprurëse për zhvillimin e vendit, të bujqësisë dhe të ekonomisë kombëtare.

Asgjë nuk mund të bëhet pa një themel të duhur ligjor. Ne na duhet një kushtetutë e re, e cila e të hedhë themelet e këtij shtet-kombi ligjor dhe të garantojë mekanizmat e duhur për të ruajtur e forcuar kontrollin e shtetit-komb mbi shoqërinë dhe besnikërinë e kombit dhe të pakicave ndaj shtetit-komb. Ne na duhet një zbatimrigoroz dhe i paanshëm i ligjeve, disa prej të cilëve edhe tani shumë të mirë,por jo të zbatuar si duhet, si dhe forcim dhe sanksionim me ligj tëdënimit për krime që tash janë tepër të zbutura.Një ligj i fortë e bën një shtet të fortë dhe një komb normal. Dhe ligji duhet zbatuar pa asnjë dallim, njëlloj për gjithkënd, dhe me forcën e me vendosmërinë e duhur.

Për shumë krime që sot janë të pandëshkueshme, ose që nuk i ndëshkon njeri, ne na duhet një gjykatë e veçantë, na duhet dënimi me vdekje, na duhen njerëz të betuar qëtëshërbejnë me mbrojtjen e duhur ligjore e me pension të përjetshëm për pesë vite dhe tëkryejnëmë së miri detyrën e tyre. Na duhet një kontratë me zyrtarët e shtetit, të të gjithë niveleve, që nga mësuesi tek kryeministri që, me përjashtimet e duhura për detyra të caktuara, të jenë të vetëdijshëm se po e shkelën ligjin dhe kontratën me shtetin,do të përballen me sekuestrimin e pasurisë e me dënimin e merituar. Ata që nuk duan të jetojnë me nder mund të ikin ku të duan, por ama ata që duan t’i shërbejnë shtetit-komb, duhet ta lidhin fatin e tyre me shtetin e me kombin.

Ne na duhet një republikë e fortë, presidenciale, me kontrollet e duhura nga përfaqësuesit e popullit, administrata e shtetit, dhe me funksione të qarta e të përcaktuara si duhet me ligjet e duhura. Një model qeverisjeje me një presidencë shtatëvjeçare me zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli, me kompetenca të gjera, por me balancat e duhura kuvendore me zgjedhje katërvjeçare, me një kryeministër të zgjedhur nga Kuvendi, por edhe me një Këshill Shteti të përbërë nga zyrtarë profesionistë dhe me strukturën e duhur ligjore, si dhe me një pleqësi kombëtare të përzgjedhur nga burrat e sprovuar të shtetit, qëdo të ishte një strukturë e cila do të krijonte shumë stabilitet si për problemet e tanishme, ashtu edhe për momentet delikate dhe të krizave, që janë të natyrshme për ekzistencën e çdo shteti.

Demokracia vetëështë një formë përzgjedhjeje e qeveritarëve dhe udhëheqësve. Për këtë shkak ne na duhet që të vendosim rregulla të forta që përjashtojnë nga e drejta e votimit kriminelët dhe banditët, të dënuarit dhe të tjerët që tani votojnë edhe nga burgu, dhe që inkurajojnë vendosjen e një sistemi të mbështetur në kolegjin zgjedhor, përbërja e të cilit shërben si një frenë e domosdoshme në përzgjedhjen e figurave përfaqësuese dhe qeverisëse.Duke pasur parasysh specifikat tona, ne na duhet një sistem politik proporcional, me një prag që mundëson qeverisjen e duhur, por edhe që në të njëjtën kohë mundëson dhe inkurajon formimin e aleancave partiake në nivel mbarështetëror me baza ideologjike, dhe me zgjidhje që kanë sa më pak mundësi manipulimi e shpërdorimi, si dhe ndërhyrje nga interesat e huaja e joshqiptare. Për këtë, partitë politike duhet të jenë të financuara nga shteti, por me kontrolle shumë të rrepta mbi figurat politike dhe influencat jo të pranueshme mbi ta.

Në fushën ekonomike, ne na duhet një rrugëdalje nga ky qerthull i shfrytëzimit të paskrupullt të kombit dhe të shtetit nga interesat individuale e private dhe vendosja e mekanizmave të duhur për ndërtimin e një ekonomie tregu të institucionalizuar dhe në shërbim të interesave kombëtare. Prandaj, ne na duhet të ndërrojmë drejtim. Së pari duhet zgjidhur me rrugë administrative dhe me forcën e duhur problemi i pronave, sepse kemi shumë mbivendosje të pronës. Duke përdorur rrugët e shumta në dispozicion, që nga marrëveshja individuale, tek vendimi gjyqësor dhe në fund tek shtetëzimi, pronësia në shtetin shqiptar duhet të sqarohet me çdo kusht.

Në këtë kontekst, duhet të rivendoset kontrolli i padiskutueshëm i shtetit shqiptar mbi financat e shtetit dhe mbi sistemin financiar. Shteti është partner i padiskutueshëm i veprimtarëve ekonomikësepse lejon, kushtëzon dhe mundëson çdo aktivitet ekonomik.Në këtë kontekst, sistemi i taksimit duhet të reflektojë këtë marrëdhënie në të mirën e të gjithëve.

Duhet ndërtuar një politikë ekonomike bujqësore që mbron dhe inkurajon bujqit dhe blegtorët shqiptarë që të investohen në prodhimin bujqësor e blegtoral, dhe që ndërton mekanizmin ekonomik që e lidh bujqësinë me industrinë e lehtë dhe përpunuese që duhet të ngrihet në vend. Kjo kërkon vendosjen e tarifave realiste që i shtyjnë blerësit dhe shqiptarët të blejnë prodhimet e vëllezërve të tyre më mirë se importet e vendeve të huaja. Kjo do të ndikojë shumë në shpërblimin e duhur dhe të merituar të punës në bujqësi, por edhe në stabilitetin e duhur ekonomik të vendit.

Në shtetin shqiptar duhet të inkurajohet prodhimi i vogël, artizanal dhe zejtar, përpunimi, industria e lehtë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe shteti duhet të bëhet ndërmjetësi ndërmjet prodhuesve shqiptarë dhe tregjeve. Në se diçka mund të prodhohet në shtetin shqiptar, atëherë produktet e huaja duhet të paguajnë një tarifë konkurruese në mënyrë që ekonomia shqiptare të përfitojë. Duke pasur parasysh kushtet tona specifike, ne do tëduhet që tëdrejtohemi nga një politikë integruese në tregun e punës, por duke bashkëpunuar me shtetet që ofrojnë mbrojtjen e duhur për emigrantët tanë, që nga mbrojtja shëndetësore e profesionale deri tek

pensionet dhe invaliditeti. Po ashtu ne do të duhet të drejtohemi tek një industri shërbimesh që merret me moshën e tretë, dhe me vëmendjen e duhur ndaj shqiptarëve, tëcilët kthehen në vendin e tyre, si dhe ndaj të huajve që zgjedhin të kalojnë moshën e tretë këtu.

Nuk duhet të kemi frikë nga fjala shtetëzim. Në fushat ku shtetet e tjera ende ruajnë monopolet e tyre, edhe ne duhet të kthehemi tek shfrytëzimi racional dhe i dobishëm i burimeve tona kombëtare përmes shtetëzimit. Bie, fjala, minierat dhe burimet e tjera jetike, dhe investimet strategjike e me radhë do të duhet të jenë e të mbesin monopol shtetëror.

Po ashtu, na duhet vendosja e sistemeve tëduhura të verifikimit, të kontrollit, dhe të mbikqyrjes në të gjithë fushat e veprimtarisë ekonomike. Pastrimi i shtetit nga elementët korruptivë, eleminimi i piramidave ndërtimore, universitare apo të llojeve të tjera, rishikimi i koncesioneve, parësitë e duhura, rishikimi i kontratave jo të favorshme së bashku me të gjithë përgjegjësitë e merituara duhet të kalohen në sitën e gjykimit kombëtar dhe politik me synimin e kthimit të shtetit shqiptar në normalitetin e duhur.

Përpjekja për të eleminuar borxhet me interesa të larta e tejet të dëmshme për shtetin ështëdhe duhet të jetë parësore. Duhet të bëhet një përpjekje e studiuar për të nxjerrë kombin shqiptar nga kjo zgjedhë e kazinove, e borxheve dhe e spekulimit. Borxhet e mëdha që janë laku në fytin e kombit shqiptar duhet të eleminohen, sepse nuk kemi asnjë arsye t’i paguajmë interes kujt dhe për të marrë frymë siç po bëjmë sot.

Në këtë mënyrë, duke marrë parasysh infrastrukturën dhe mundësitë që kemi, besojmë se mund t’ia dalim mbanë që të ndërtojmë një infrastrukturë financiare dhe bankare, të kontrolluar nga shqiptarët, por në bashkëpunim me partnerët e dobishëm që do të sjellë punësim, të ardhura të ndjeshme dhe do të krijojë më tepër mundësi për lidhje cilësore me ekonominë ndërkombëtare.

Duke pranuar gjendjen jo të mirë dhe dështimet, por edhe duke njohur mundësitë, do të mund të vazhdohet në rrugën e ndërtimit të një turizmi cilësor dhe të një industrie shërbimesh edhe për moshën e tretë, si nga emigrantët që kthehen ashtu nga të huajt që duan të jetojnë këtu,që do të mund të sjellë të ardhura të ndjeshme për ekonominë tonë.

Tregu i ndryshëm i punës dhe transformimi i tij duhet të krijojë dhe të ofrojë garancitë e mbijetesës për çdo shqiptar e çdo qytetar të shtetit shqiptar. Për këtë duhet një sistem meritokratik punësimi e rekrutimi. Po ashtu, kur nuk ka mundësi të tjera, shteti do të ofrojë punë, edhe të detyrueshme, por që do t’ua garantojë jetesën dhe ardhmërinë të rinjve sipas aftësive dhe mundësive. Kush do që të punojë duhet të ketë edhe punën e duhur dhe pagesën për jetesën e pranueshme.

Kjo kërkon, në të njëjtën kohë njëndërhyrjetë thellë e sistematike në ekonomi, ndërtim politikash ekonomike me synimin e punësimit, tërheqjen e kapitalit nga diaspora, partneritet shtet-shqiptar, me përqendrimin në mbrojtjen e interesit të prodhuesit shqiptar, ndërtimin i industrisë së lehtë dhe përpunuese dhe përparësitë ku ne do të mund të bëjmë më të mirën.

Këtu nuk ka dyshim se një vend të veçantë zë partneriteti midis shtetit, interesave të veprimtarëve ekonomikë brenda vendit me emigracionin e gjerë dhe të fuqishëm shqiptar. Shteti shqiptar duhet të ofrojëmundësi të sigurta investimi në ndërmarrjet e përbashkëta, në të cilat interesat ekonomike të mërgimtarëve tanë do të jenë të përfaqësuara si duhet, por edhe të mbrojtura si duhet dhe si e meritojnë.

Nuk ka dyshim se ka nevojë për shumë masa e ndryshime të tjera, përshtatje apo riformësime të veprimtarisë ekonomike por duhet thyer kjo mëndësi se privati, i huaji, apo ai mashtruesi dhe aventurieri që shpesh vjen me një thes parash të papastra dhe ikën me pasurinë tonë kombëtare e don këtë vend më shumë se ne. Mjaft e kemi lënë këtë shtet të trajtohet si kavie eksperimentale në të gjitha fushat e jetës. Ashtu si në ekonomi, edhe në fushat e tjera duhet të ndërtohen programe të dobishme që të na çojnë në ndërtimin e shtet-kombit dhe të strukturave të tij jetike. Koha e eksperimenteve na ka sjellë marrëzinë kolektive dhe në këtë gjendje ku jemi tani.

KUSH DO TA BËJË?

Askush përveç shqiptarëve nuk do ta bëjë këtë shtet-komb. Kombi shqiptar është një komb që nuk ka shpresë sot, por i duhet kthyer shpresa, me çdo mënyrë e me çdo kusht për ta shmangur nga rruga e degjenerimit, e shkatërrimit, dhe e vllavrasjes. Në vend që të jetojmë në një burg gjigand, mund të jetojmë në një shtet normal me norma, ligje, rregulla, e moralin e duhur.

Zgjidhja do të vijë nga të gjithë ata shqiptarë që e njohin veten për të tillë. Kush e njeh veten për shqiptar, duhet të flasë me të gjithë shqiptarët e tjerë që njeh, me shokët e miqtë e tij dhe të vetëdijesohen e të organizohen qoftë edhe si grupe jo të dukshme nga të gjithë. Ajo që ka rëndësi ështëqëvetëdija kombëtare, dhe veprimi politik që frymëzohen nga ajo vetëdije të jenë shqiptare dhe të mbështetura katërcipërisht në interesin tonë jetik kombëtar. Është detyrë e atyre që e konsiderojnë veten shqiptarë etnikë, shqiptarë me gjak e me rrënjë që të kuptojnë se pikërisht ajo që i kanë mësue me e urrye kaq shumë – shtet-kombi shqiptar – është shpëtimi i tyre. Nga ajo vetëdije e gjakut vjen dashuria për shqiptarin tjetër, pavarësisht fesë që ka. Nga ajo vetëdije, vjen morali i duhur shoqëror. Nga ajo vetëdije vjen edhe vlerësimi i duhur i historisë dhe i traditave tona të mrekullueshme. Nga ajo vetëdije vjen edhe respekti për jetën e tjetrit sepse ai është pjesë e familjes tënde të zgjeruar. Nga ajo vetëdije vjen edhe dashuria për mëmëdheun, për objektet e shenjta të të parëve tanë, për trashëgmninë e tyre të mrekullueshme dhe për kulturën e vlerat që ata na kanë lënë trashëgim. Nga ajo vetëdije vjen edhe dashuria për shtetin-komb shqiptar. Kushdo që e gjen në të parët e vet një shembull përkushtimi ndaj shtetit komb, pasardhësit e rilindasve, të dëshmorëve të kombit, të familjeve të nderuara shqiptare, të esnafeve e të zejtarëve, të krijuesve dhe të artistëve, të shërbyesve të shtetit dhe të profesionistëve që i kanë dhënë këtij kombi, duhet të mendojë se ka ardhur koha që të organizohet me shqiptarët e tjerë, pavarësisht ndasive të manipuluara nga paria sunduese për të punuar me shqiptarin tjetër. Këta na sundojnë duke na ndarë e përçarë sepse ashtu iu intereson. Ne na duhet të bashkohemi në emër të së ardhmes sëe jo të luftojmë kundër njëri-tjetrit për ndodhitë e të shkuarës. Fajin për të keqen që ka ndodhur një mijëvjet më parë kur ortodoksi shqiptar, besnik bizantin, ia ka bërë shqiptarit katolik, apo për të keqen që shqiptari katolik ia ka bërë shqiptarit patarin, për të keqen që shqiptari musliman ia ka bërë shqiptarit ortodoks apo katolik, apo shqiptarët ortodoksë shqiptarëve muslimanë, edhe për atë që shqiptari komunist ia ka bërë shqiptarit antikomunist nuk e kanë as brezat që vijnë, as ne që jemi këtu. Përse askush nuk flet që nuk e ka asnjë, ama asnjë familje shqiptare që nuk ka pjestarë në breza të vrarë nga grekët, serbët, bullgarët e malazezët, italianët, turqit, rusët apo austriakët, gjermanët apo venecianët??? Përse këta na shtyjnë të urrejmë shqiptarin tjetër e të duam të huajin??? Sepse ashtu iu intereson atyre që sundojnë.

Prandaj, ne duam një fillim të ri me sytë nga e ardhmja. E ardhmja duhet me kenë e ardhmja e të gjithë shqiptarëve, e atyre që janë, e atyre që do të vijnë dhe e atyre që duan me kenë shqiptarë dhe me u numërue si të tillë. Një komb që sheh nga e shkuara e keqe dhe nga ndasitëqë kanë mbjellë të huajt, një komb që don me ikë prej vetes nuk mundet me pasë të ardhme. Të shkuarën nuk e kemi bërë as ne e as fëmijët tanë, as brezat që do të vijnë, por të ardhmen, mund dhe duhet ta bëjmë ne. Dhe duhet që ta bëjmë të gjithë bashkë, sepse jemi një gjak e një farë, një gjuhë e një komb.

Vlerat themelore si për ne ashtu edhe për të gjithë kombet normale janë: familja, kombi, nderi, liria, siguria dhe shteti. Familja shqiptare është vlera jonë themelore. Nuk ka liri pa identitet dhe nuk ka identitet pa komb. Nuk mundet me pasë komb pa respekt të nderit dhe të lirisë së shqiptarit. Shteti kombëtar si shprehje politike më e lartë e vlerave kombëtare ka rolin kryesor dhe jetik për ruajtjen e kultivimin e vlerave dhe për të siguruar ardhmërinë tonë. Shteti është struktura politike që na jep sigurinë më të lartë, dhe që garanton të ardhmen e duhur. Ne do ta mbrojmë kombin si rrugën e vetme nga ndasitë fetare e përcarja e parisë. Ideja e kombit, lidhja e gjakut dhe e farës është themeli i kombit tonë. Të gjitha janë të lidhura me shtetin dhe janë vlera themelore të lidhura në mënyrë organike.

Këtëpërpjekje duhet ta bëjmë duke u organizuar pa dallim feje, krahine dhe bindjeje politike. Po u ndjeve shqiptar, nuk ka rëndësi a je i papunë, i ri, burrë apo grua, i pasur apo i varfër, i arsimuar, sipërmarrës apo zyrtar, oficer në lirim, apo polic, është e drejta dhe detyra e jote që me e nderue gjakun tënd dhe me ndjekë në rrugë politike mbrojtjen e interesave te shqiptarëve. Organizimi duhet të nisë që në familje, duke punuar ai që din, me atë që nuk din, vëllai me vëllanë, motra me vëllanë, shoku me shokun, komshiu me komshiun, shoku i shkollës me shokun e shkollës, punëtori me pronarin e ndërmarrjes dhe pronari i ndërmarrjes me punëtorët e tij e me kolegët shqiptarë.

Shpresa si gjithnjë do të jetë rinia, që duhet të udhëhiqet nga të mençurit, nga ata që duan, dhe nga ata që dinë me kenë shqiptarë. Duhet të besojmë se do të ketë një fillim se për të gjithë, pavarësisht se nuk jemi të gjithë as tërësisht të pastër, as që nuk kemi bërë gabime, dhe që të shtyrë nga interesat e ngushta, njerëzore, familjare, apo nga lakmia, cmira e të tjera vese kemi bërë gabime ndoshta me pasoja. Nuk kemi engjëj në mes nesh, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhemi më të mirë dhe të shmangim të keqen dhe të ndryshojmë edhe vetveten. Duhet të ndryshojmë dhe të besojmë se mund të bëhemi më të mirë dhe se atë që sot kërkojmë ta arrijmëme të keq, mund ta mbrrijmë më mirë e më dobishëm me të mirë e me dashuri, me mirëkuptim dhe me durim me njeri-tjetrin.Mbi të gjitha, duhet të mësojmë të organizohemi si shqiptarë nëtre nivelet që duhet të jenë të lidhur organikisht dhe natyralisht:

Së pari në familje ne duhet të ruajmë e të kultivojmë traditat e familjeve tona, dhe nderin që e kemi pasur dhe e kemi të shenjtë. Çdo sjellje e keqe duhet të dënohet që në familje sepse e keqja në një familje e kalbëzon një komb. Nëna shqiptare ka kenë dhe mbetet shtylla e kombit, dhe morali i familjes është themeli i moralit të shoqërisë, të shtetit dhe të kombit. Shteti duhet të bëjë të pamundurën për forcimin, ruajtjen, mbrojtjen, ushqimin, mbështetjen, dhe sigurinë e familjes shqiptare. Pa një familje të shëndoshë nuk ka një shoqëri të mirë e të drejtë dhe një shtet ligjor e me legjitimitetin e duhur.

Së dyti, ne na duhet të organizohemi edhe në nivelin shoqëror, në fshat, në mëhallë, në lagje, në qytet dhe të bëjmë atë që duhet bërë. Ne na duhet të mendojmë si shqiptarë, moralisht, kulturalisht, ekonomikisht, shoqërisht dhe politikisht.Na duhet të ikim nga mendësia e ngushtë e njeriut që sheh me dyshim shqiptarin dhe e trajton si të huaj.Ne na duhet sjellja e moralshme shoqërore si shqiptarë. Ne na duhet që të mbështesim shqiptarin që ka nevojë, punëtorin që nuk ka punë, jetimin shqiptar, vajzën e braktisur, plakun e plakën që duan kujdes e nuk ka kush kujdeset për ta. Ne na duhet të mendojmë edhe ekonomikisht si shqiptarë. Ne na duhet që të blejmë mallin që prodhon shqiptari i ndershëm dhe të dënojmë me forcë çdo përpjekje me ulë, me degjenerue, me zhvlerësue nderin e shqiptarit dhe sjelljen e keqe. Ne na duhet të mendojmë për tjetrin si për vete dhe pjesë e grupit që i përkasim, d.m.th. kombit shqiptar. Pra, nuk ka rëndësi a je i papunë, a je profesor, apo a je ndërmarrës apo sipërmarrës: po deshe kombin tënd e të mirën tënde siç duan të gjithë të tjerët atëherë kërkoje shqiptarin tjetër dhe trajtoje si vëllain e motrën tënde. Mbi të gjitha ne na duhet jo vetëm të vetëdijësohemi, por edhe tëorganizohemi në nivel shoqëror. Në se organizohemi në rrethe miqësore, në grupe shoqërore, në shoqata shqiptare, në organizata që ruajnë e kultivojnë vlerat e vërteta të kombit tonë, në se krijojmë strukturat ku mësohet me kenë shqiptar, atëherë kemi bërë një hap të madh përpara. Ndryshimi i tillë i mendësisë do të na ngrejë në një nivel politik të ngjashëm me kombet e tjera. Ne duhet të zgjedhim përfaqësuesit tonë shqiptarë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Aty ku kemi mundësi na duhet të zgjedhim shqiptarin më të mirë, që nga pleqësia, deri tek kreu i bashkisë dhe i shtetit.

Së treti, hapi i mëpastajshëm do të jetë organizimi politik, dhe nëpërmjet veprimit politik të shqiptarëve të vetëdijësuar, të organizuar, dhe të formësuar politikisht mund dhe do të arrihet transformimi i vetë shtetit të tanishëm oligarkik e mafioz në një shtet-komb shqiptar si të gjithë kombet e tjera.Dhe këtë duhet ta bëjmë me mjete sa më demokratike dhe sa më politike që të jetë e mundur por të vetëdijshëm se nuk ka mundësi që të kufizohen mënyrat e veprimit politik. Thelbi i veprimit politik është se do të veprohet në emër të kombit, për kombin dhe për ndërtimin e shtet- kombit. Është nder me kenë shqiptar, dhe për këtë ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për t’ia kthyer nderin shtetit tonë, kombit tonë, familjes shqiptare dhe gjithsecilit shqiptar që gjendet në trojet etnike apo në mërgimin e largët e të vështirë. Kthimi i nderit, i lirisë, i sigurisë, i mirëqënies, i besimit në të ardhmen, i shpresës, i virtytit, i karakterit, i moralit, i të drejtës, i të duhurës dhë të dëshërueshmes është jo vetëm i nevojshëm por i domosdoshëm dhe imperativë e kohës sonë dhe të ardhmes.

Rezultati i kësaj përpjekje do të jetë ajo që kanë arritur të gjithë kombet normalë. Shqipëria duhet me kenë shteti i shqiptarëve dhe jo i maskarenjve, i të huajve dhe i tradhëtarëve që ne i kemi kaq të shumtë dhe që shiten për dy lekë e për një mirënjohje të të huajve. Prandaj, vetëdijësimi, organizimi dhe vëllazërimi janë e vetmja rrugë që ne kemi si komb. Ajo thënia e të parëve tanë se bashkimi bën fuqinë dhe se po deshëm të jemi një komb normal duhet të jemi “një për të gjithë e të gjithë për një” vlen më shumë se kurdoherë tjetër sot. Dhe sot më shumë se kurrë duhet të drejtohemi nga interesi kombëtar shqiptar, si komb, në ndërtimin e shtetit shqiptar, qoftë edhe si vetëm një projekt i pjesshëm politik por i domosdoshëm për të arritur atë që dëshërojmë: bashkimin, pavarësimin e vetëqeverisjen e të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar ashtu si e dëshëruan rilindasit tanë të mëdhenj që na kanë treguar rrugën që ne nuk e kemi ndjekur dhe qëështë e vetmja zgjidhje që kemi për të mirën tonë, të brezave që vijnë dhe të kombit tonëtë lashtë, të lirë, të nderuar dhe të respektuar, në shtet-kombin tonë shqiptar.

 

Fjalët Kyçeadministrata shtetëroreatdhetariBleta ShqiptareBleta Shqiptare Manifestiburimet kombëtareçështja shqiptaredrejtësi kombëtareekonomia shqiptarefamilja shqiptarehistoria shqiptareidentitet kombëtarkombi shqiptarkorrupsioni politikkriza shqiptareliria dhe dinjitetimanifest kombëtarmanifest politikmbrojtja e kombitnacionalizëm shqiptaroligarkia shqiptareparia e Tiranëspatriotizëm shqiptarpolitika shqiptarepronësia në Shqipërireformë kombëtarerilindje kombëtareshoqëria shqiptareShqipëriaShqipëria EtnikeShqipëria moderneshqiptarizëmshtet i drejtështet kombshteti shqiptarsovranitet i brendshëmsovranitet i jashtëmsovranitet kombëtartranzicioni shqiptarvetëdije kombëtarevlerat shqiptare
Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
Next Article Kur kritika ndalet para portës së Ramës: një lexim ndryshe i artikullit të Lea Ypit për protestat kundër projektit Kushner.

Recent Posts

  • KËRKESA 2: Kërkesa kryesore e Protestës Kombëtare për rivendosjen e besimit publik
  • KËRKESA 1 e Protestës Kombëtare, ftohen grupe ekspertësh të punojnë për këtë çështje paralelisht.
  • Propozim për Krijimin e Asamblesë Mbarëshqiptare të Lëvizjes “Shqipëria e Lirë”.
  • Si mbahet gjallë një regjim që nuk bind më, por ende fiton?
  • Kur kritika ndalet para portës së Ramës: një lexim ndryshe i artikullit të Lea Ypit për protestat kundër projektit Kushner.

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Editorial4
  • Fashion1
  • Histori8
  • History10
  • Interesi Publik4
  • Kulturë8
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime3
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Dhimitër Shuteriqi diaspora shqiptare Edi Rama Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Investime Strategjike kapja e shtetit korrupsioni politik Lumi i Vlorës Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Narta Patriotizëm protestë kombëtare qeveri teknike Sazani Scientific Shqiptarët Shqipëria Shqipëria e Lirë Shqipëria Etnike shtet komb Spain SPAK Transparencë Publike tranzicioni shqiptar Travel Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.