Në dorëshkrime, në kronika, në vepra historike, në vepra letrare, në harta antike, në dokumente kishtare, Kandavia rezulton emër treve – Candavia; emër mali – Candavii Mons (Malet e Kandavias); emër tempulli – Diana Candaviense dhe emër rruge – Via Candaviense, që fillonte në Durrës, përshkonte territorin e Epirit të Ri, kalonte përmes trevës malore të Kandavias, kalonte në Ohër e Manastir dhe pastaj zbriste në Selanik, vazhdonte deri në Bizanc.
Origjina e emrit Kandavia e trevës
Sipas historianëve dhe arkeologëve N. Ceka dhe P. Papajani: Kandavia ishte emër i lashtë i Ilirisë. [Neritan Ceka, Lazër Papajani. Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike. Revista Monumentet Nr. 1, f. 43].
Sipas historianit Luigi Bossi: “Emri Kandavia është shumë i vjetër, vjen nga kohët e lashta; me origjinë nga gjuha sanskrite, e ruajtur si toponim në Albani”. [Luigi Bossi. Quadro Geografico storico e politico di tutti i paesi del mondo. Edizione Carlo Bertoni, Milano 1829].
Në studimin e konsideratës mendimin e historianit Luigi Bossi, i cili thekson origjinën sanskrite të emrit Kandavia, duhet të kujtojmë se Kandavia ekzistonte në vitin 1900 para K, pra rreth 4000 vite më parë.
Emri Kandavia lidhet me legjendën e Dardanit dhe Kandavia (Harmonia). Sipas mitologjisë, mbreti i Tegea-s, i martuar me Elektra, e bija e Atlasit, me Pleione, kishin katër djem: Iasion, Dardani, Ilion, Skamandër dhe vajzën Kandavia. [Pseudo-Apollodorus, Biblioteca III, 5 e 4, 10, 1].
Bockacio shkruan se motra e Dardanit, Kandavia, bijë e Koritit: “Huic Iasius fuit frater, est quondam Titalum et Syanum atque Candaviam sororem; et cum Coricho sola civitas”. [Giovanni Boccaccio. De Genealogia Deorum Gentilium. Libri IV. Tradotta ed adornata Messer Giuseppe Bettusi da Bassano. 1547. Ripubblicata da Edizione Gios. Laterza e Figli. Bari 1951. f. 107].
Diodori Sikul tregon tjetër variant. Pasi lindi Ilini, Ytalo pati vajzën Elektra dhe fshatrat dardane. Jupiteri, me të cilin lidhi martesë, Dardani Kandavian. Pas vdekjes së mbretit Korit, pretendent i fronit ishte Iasion, por Dardani ambicioz, për të zënë fronin, e vrau vëllanë Iasion. Ky akt kriminal e revoltoi popullin, që u ngrit kundër Dardanit, i cili për t’i shpëtuar ndëshkimit, mori disa anije e bashkë me Kandavian dhe me mbështetësit e tij u shpërngul nga Samothraka. Më pas Dardani zbriti në Helespont dhe ngriti qytetin Dardania. Në Helespont Dardani ndërtoi një qytet të ri dhe një kështjellë të madhe. [Diodoro Siculo. Bibliotheca Historica, libri V, f. 47–48].
Në Chronica e Eusebio de Cesarea (përshkruan ngjarjet 260–339 pas K) thuhet se gjatë kohës së Moisiut dhe kur Argos mbretëronte Steleni dhe në Frigia mbretëronte Ytalo, periudhë kohe që përkon rreth vitit 1300 para K. [Paolo Orosio. Chronica. Tradotto di Mitologia. Edizione anno 1340].
Atë kohë, iliët nuk ishin në strehë mbrojtëse, por jetonin në fshatra të hapura. Kadmo kishte ardhur nga Fenikia në kërkim të motrës së tij Evropë, që ishte rrëmbyer nga Zeusi. Kur arriti në Samothrakë, Kadmo njohu dhe u dashurua me Kandavian. Këtë lidhje dashurie e shfrytëzoi Zeusi, i cili i propozoi Kadmos martesën me Kandavian, me kusht që ai të ndërpriste kërkimin për të motrën Evropa. Kadmo pranoi këtë kompromis dhe u martua me Kandavian. Në dasmën e tyre, Zeusi dërgoi 12 hyjni të Olimpit. [Pierre Grimal & R. Maxwell-Hyslop. The Dictionary of Classical Mythology, 1996, p. 230].
Kur Samothraka shkatërrohet nga Dionisi, Kadmo me Kandavian dhe fëmijët e tyre u larguan drejt Epirit dhe Ilirisë. Kadmo u vendos në brigjet e lumit Achelous dhe themeloi qytetin Thebë. Kandavia, sipas legjendës, mbretëroi së bashku me Kadmon dhe u nderua si hyjni.
[… tekst i gjatë i ndërprerë nga faqosja dhe ilustrimet …]
Treva Kandavia
Në shekujt VII–V para K, Kandavia ishte provincë e mbretërisë ilire të Enkelanëve. Në fillim të shekullit IV para K u pushtua nga Taulantët, ndërsa në fund të shekullit IV para K u pushtua nga mbretëria e Taulantëve dhe kaloi nën bashkësinë ilire të Parthinëve. [Myzakar Korkuti. Revista Pavar, Viti X, 2005, Nr. 2, f. 32–45].
Në shekullin II para K, trevat ilire u pushtuan nga romakët dhe u organizuan në republika dhe provinca. Kandavia u quajt Provincia Candavia, ndërsa rruga romake Via Egnatia kalonte përmes saj.
[… pjesë të tjera të tekstit mbi Via Egnatia, Strabonin, Plinin e Vjetër, Ptolemeun, rrjetin e stacioneve romake, mansio, mutatio, etj. …]
Tempulli Diana i Kandavias
Banorët e Kandavias në lashtësi ishin paganë dhe nderonin hyjnitë e veta, ndër to edhe Dianën (Artemisin). Tempulli Dianae Candaviensis ishte ndërtuar në një pikë strategjike pranë rrugës Via Egnatia dhe shërbente si vend kulti për udhëtarët dhe banorët vendas.
Në periudhën romake, Diana u identifikua me Artemisin greke. Tempulli i Dianae Candaviensis përmendet në burime antike si një nga tempujt më të rëndësishëm të zonës.
Eruditi Eqerem Çabej duke analizuar lidhjet teonomike të Zanës ilire me Dianën romake ka thënë:
«Diana romake u shtri në Iliri, përmbi perëndeshën e vendit Zana, e cila i ngjante asaj dhe i dha emrin e vet. Krijimi i kultit dhe rritja e hegjemonisë së hyjneshës Diana ndër fiset ilire të Parthinëve, dëshmohet me tempullin e famshëm të Diana në Kandavia. Një ndër dokumentat e rëndësishme që dëshmon për ekzistencën e këtij tempulli është Tabula Peutingeriane e shekullit III – IV pas K, ku simboli i tempullit Ad Dianam Candaviense, vendoset në lindje të Skampës (Elbasanit), majtas lumit Genesis (Shkumbini), në rrugën Egnacia.»
[Annalina Levi e Mario Levi. La Tabula Peutingeriana in scala 1:1. Edizione Edizioni 1978 | Ciuletti G., Tabula Peutingeriana Codex Vindobonensis, Trento, U.C.T, 1991]
Njoftimin për këtë tempull e dha austriaku Von Camillo Praschniker, i cili në vitin 1916 zbuloi një pllakë mermeri me mbishkrimin Ad Dianae Augustae Candaviensis – tempulli i Madhërishnes Diana i Kandavias.
Camillo Praschniker e deshifroi dhe e plotësoi mbishkrimin e gdhendur në pllakën e mermerit, ku krahas emrit Diana Augusta Candaviensis, është emri Titus Flavius, çka sugjeron se ky tempull ishte ngritur kur Perandor i Romës ishte Titus Flavius Vespasiano (39 – 81 pas K).
Dian(ae); Augustae; Candavie(n)si; (Titus) Fl(avius); Dionysi D(onum) P(osuit) – Aty Dionisi vinte dhuratat.
Bazuar në Tabula Peutingeriana, ku në itinerarin e rrugës Egnacia shënohet stacioni Ad Dianam dhe simboli i tempullit Ad Dianam i Kandavias, Praschniker sugjeroi se ky tempull ngrihej në Babje të Librazhdit duke theksuar: “Pasi kalon Polisën, rruga zbret në Hanin e Babjes, ku në skajin perëndimor të qafës dikur ishte stacioni rrugor Ad Dianam, i shënuar në Tabula Peutingeriana, i cili i referohet faltorës të Dianës, që ishte në këtë stacion”.
[Von C. Praschniker und A. Schober. Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Wien. In Komission Bei Alfred Holder, 1919, p. 5 – 12].
Në vitin 1970, arkeologët Neritan Ceka dhe Lazër Papajani, kryen një ekspeditë informativo-arkeologjike përgjatë rrugës Egnacia dhe rezultatet i prezantuan në një artikull të botuar në revistën “Monumentet”.
Në artikull ata kanë hedhur mendimin se stacioni “Grandavia” ndodhej në fshatin Spathar, që është fqinj me Babjen. “Stacioni më i madh në këtë pjesë, shkruajnë Ceka dhe Papajani, ishte në Rrafjet e Spatharit, ku gjetëm gjurmë banesash të shpërndara në një sipërfaqe disa hektarësh. Këtu duhet identifikuar stacioni Grandavia dhe jo në Babje, për më tepër se Spathara ndodhet në mes të distancës nga stacionet Mansio Tres Tabernas (Qukës) me stacionin Mutatio Treciato (Miraka), si është përshkruar në itinerarin e Burdigalës (607, 7,8; 608, 1). Në këtë studim Ceka dhe Papajani theksojnë se ishin informuar nga banorët vendas për ekzistencën e një ndërtese antike, aktualisht e zhdukur, që konsiderohej vend i shenjtë, që mund të jetë një ruajtje e traditës të Diana e Kandavias.
[Neritan Ceka, Lazër Papajani: Revista Monumentet, 1/1971].
Stacioni “Grandavia” në Spathar, pasqyrohet në ditarin e pelegrinit anonim, i cili në vitet 333 – 334 pas K, udhëtoi nga Burdigala (Bordeaux e Francës), për në Jerusalem dhe kthimin në Burdigala. Ky ditar njihet me emrin Itinerarium Burdigalense, pra udhëkalimi klerikut nga Burdigala, ose Itinerarium Hierosolymitano, udhëkalimi për në Jerusalem. Gjatë kthimit, ai ndoqi rrugën Egnacia, kaloi përmes Epirit të Ri, nga Manastiri në Elbasan, në Apolloni e deri në kepin e Tri Portit në Vlorë. Në ditarin e tij, që është dëshmia më e lashtë e udhëtimit nga Bordo e Francës, për në Jerusalem dhe rikthimi në atdheun e tij, ka shënuar qytetet, stacionet Mansio dhe Mutatio që frekuentoi, ku pushoi dhe ndërroi kuajt gjatë këtij udhëtimi të gjatë në trojet e Ilirisë.
Gjatë kthimit nëpër rrugën Egnacia kaloi në Heraklea (Manastiri), në Scampa, në Clodiana, në Apollonia dhe arriti në Vlorë, në Mansin e Kepi i Treportit (Mansio Aulona Triectum), ku ai mori anijen dhe zbarkoi në Otranto. Udhëtimin nëpër rrugën Egnacia nga Manastiri deri në Vlorë, kleriku anonim e përshkruan nga rrjeshti 600.1 deri në 617.9 të dorëshkrimit. Ndër të tjera shkruan se pas Manastirit ndaloi në Mansio Claudana (Uraka), në Mutatio Tres Tabernas (Qukës) dhe në Mansio Grandavia (Spathar).
[Ioanne Cotorico. L’Itinerarium a Burdigala Jerusalem usque et ab Heraclea per Aulonam et per urbem Roman Mediolanum usque, Antevriariae, An. MDCXXI].
Në ditarin e Burdigala radhiten qytetet, Mansio dhe Mutatio gjatë rrugës Egnacia në Epirin e Ri, por ai nuk e përmend stacionin te Hani i Babjes, si shkruan Praschniker, madje dhe disa nga studiuesit librazhdas, e kanë përjashtuar Babjen si vendndodhje të tempullit Diana, ashtu si studiuesit kompetentë Ceka dhe Papajani e kanë përjashtuar Babjen si stacion Mansio, duke sugjeruar se Tempulli i Diana i Kandavias ndoshta ngrihej në Spathar.