Friday, 5 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
HistoriMysteries

Kalaja e Teutës – Tërbaç

Nga Eduard Demo – Vlore

Last updated: January 18, 2026 11:32 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
11 Min Read
Share
SHARE

Gjatë ekspeditave vëzhguese, hulumtuese në lumin e Vlorës, shumë shpesh kemi hasur emërtime vendesh dhe objektesh kulti të periudhës Ilire. Populli ynë gjatë mijë vjeçarëve, në procesin e formimit të tij arriti të krijojë ndërgjegjen e tij duke u udhëhequr nga bashkësi interesash si dhe nga një shkrirje ndjesish, qëllimesh e përpjekje të përbashkëta për trashëgiminë kulturore atë shpirtërore dhe materiale e jo vetëm. Nisur nga kjo në fshatin Tërbaç gjejmë shumë legjenda dhe toponime vendesh dhe rrënoja me emra mirëfilli shqip prej mijëra e mijëra vjetësh. Studjuesi P. Margilaj në librin e tij “Ilirët flasin Shqip, Shqiptarët-Ilirisht” shkruan se: “Visaret historike e kulturale të antikës ilire, të derdhura dhe të copëtuara nuk u kanë tërhequr vëmendjen shkencëtarëve e në përgjithësi as shkencës së historisë, duke u nisur nga starti i pikëpamjes të nënvleftësimit të gabuar të kaluarës së popullit shqiptar”.

Në grykën e malit të Shëngjergjit te shkëmbi kuq në Tërbaç, në faqen jugore të malit është një shkëmb shumë i thepisur, me një lartësi 50-60m. Ngjitur faqes së shkëmbit është ndërtuar një mur guri i rregullt me llaç gëlqereje. Fillon në fundin e shkëmbit mbas tri-katër shkallëve të gdhendura në shkëmb, lartësia e të cilit arrin në mbi 10 metër. Nga forma e ndërtimit të bind se ka shërbyer si mur shkallësh për tu ngjitur në majën e shkëmbit.

Quhet Kalaja e Teutës. Nga gojëdhënat mësojmë se në këtë vënd ka ardhur mbretëresha e shtetit Ilir Teuta e viteve 231-228 p.e.r. Ka fjetur dy netë dhe është larguar së bashku me shoqëruesit e saj nga rruga e cila të çon në portin e qytetit të Orikut dhe mandej ka kaluar në Itali. Referuar dokumentave historikë, mbretëresha Teuta në fillimet e sundimit të saj zgjeroi mbretërinë në jug të Ilirisë duke pushtuar Epirin, Korfuzin e deri më në jug në gjirin e Ambrakisë. Dihet që mbretëresha u tradhtua nga komandanti më i besueshmi dhe më i fuqishmi i saj.

Rezistenca gjashtëmujore e mbretëreshës Teutës kundër romakëve në vitet 298 p.e.s. mbas tradhtisë, të le të supozosh për një udhëtim të tillë për negociata paqeje me romakët, në të mirë të Ilirëve të cilin ajo e arriti me sukses. Arritja me sukses e negociatave dhe imponimit të kushteve të saj romakëve, tregon se përveç takimeve diplomatike mbretëresha ka zhvilluar edhe takime të fshehta me palët armike e kufitare e më gjerë të mbretërisë. Pra udhëtimi në jug të mbretërisë saj, për të realizuar qëllimin na jep arsyen të besojmë në gojëdhënë që e gjejmë edhe sot në fshatin Tërbaç të Vlorës. Emri kalaja e Teutës nga banorët e fshatit Tërbaç është përdorur shumë herët brez pas brezi duke ardhur në ditët tona. Këtu flitet ose më saktë emërtohet një vënd për një kala por në fakt pa pasur një të tillë dhe nga vëzhgimet në vend nuk ka asnjë rrënojë apo gjurmë që mund të lejojë të mendohet se ka patur një të tillë. Në pjesën perëndimore me drejtimin e rrjedhjes së ujrave lindje-perëndim është përroi i thellë që sot nga banorët vendas quhet edhe përroi i zi edhe përroi i Teutës. Mbi shkëmb janë rrënojat e kishës së Shën Gjergjit. Periudha e kishës sigurisht është gati një mijëvjeçar më mbas periudhës së sundimit të mbretëreshës Teuta. Nisur nga gojëdhënat e banorëve vendas mbi shkëmbin e Kuq ka qenë një foltore. Banorët pa përcaktuar periudhë kohore historike, por qysh nga të parët tanë tregojnë se, në foltoren mbi shkëmb janë kryer rituar në përgjërim të perëndive sipas ndodhive të jetës së përditshme të tyre. Pra para lindjes së krishterimit, në ritualet pagane ose të tjera të vendasve aty ka qenë një foltore ku vendasit ju faleshin perëndive. Rrënojat të japin të drejtë për ta besuar këtë.

Natyrshëm lind pyetja:

  • Përse Mbretëresha Teuta udhëtoi nga qyteti i Durrësit nëpër det deri në qytetin e Orikut dhe nga aty udhëtoi në këmbë disa orë së bashku me shoqëruesit e saj deri te shkëmbi i kuq në grykën e Shëngjergjit?

  • Ky vend a ishte i banuar në atë kohë, ishte pjesë e mbretërisë së saj dhe çfarë rëndësie kishte për mbretëreshën?

Fshati Terbaç

Po e nis shtjellimin e arsyetimit për përgjigjen e pyetjes së dytë – a ka qenë i populluar ky vend? Nga ana lindore e shkëmbit të kuq e gjithë pllaja është me rrënoja shtëpish me përmasa të vogla, me mure pa llaç gëlqere dhe në të gjithë sipërfaqen ka dukshëm mbetje qeramike që e cila tregon se kjo pllajë ka pasur një popullsi jo të vogël. Në daljen e qafës së Shëngjergjit ndodhen edhe dy gurë të mëdhenj me një lartësi rreth 3m, njëri dukshëm i latuar nga dora e njeriut, të cilët krijojnë përshtypjen e një vendi kontrollor ushtarak për rrugëkalimin porti detar i qytetit antik Orik dhe në brendësi të interlandit të krahinës së lumit të Vlorës me qytetet e Horës në Vranisht, të Ceries në Smokthinë, të Olimpes në Mavrovë, të kryeqendrës Amantie në Ploçe e më pastaj në thellësi të Ilirisë. Edhe në qafën e shkëmbit që përmendim më sipër kemi shumë rrënoja ndërtimesh si dhe shenjat e një ndërtese me sipërfaqe më të madhe që të jep përshtypjen e foltoreje. Në fshatin Tërbaç përveç shumë gjurmë të qeramikës janë gjetur edhe monedha antike bakri dhe argjendi të cilat përforcojnë mendimin që zona ka qenë jo vetëm e banuar por edhe ka patur veprimtari tregëtare midis vendasve dhe tregëtarëve të zonës përreth si dhe të tregëtarëve të cilët vinin nga porti detar i qytetit antik Orik. Në krahë të shkëmbit ndodhen përsëri rrënojat e një kishe tjetër e ritit kristian-ortodoks.

Përsëri një gojëdhënë e vjetër nga banorët e këtij vendi thotë se: “Mbretëresha me shoqëruesit pruri nga pasuria e saj, diçka me vlerë të madhe në këtë vend të sigurtë, për ta pasur nën ruajtje e më pastaj u largua në drejtim të gadishullit Italian. Kuajt u ngarkuan me pasurinë te guri i Kuq, te gryka e Arapës u panë se ishin të ngarkuar dhe kur dolën në qafë të Valit të malit të Çikës ishin pa ngarkesë.” Në librin “Ilirët” të Profesor N.Ceka thuhet se: “Foinike u pushtua (nga Mbretëresha Teuta) pasi u ble garnizoni gal prej 800 mercenarësh.” Pra një veprim blerjeje është i dokumentuar në mbretërimin e Teutës dhe mund të përputhen thëniet e gojëdhënave të banorëve, pasi territori i fshatit Tërbaç ka qenë nën sundimin e saj. Dhe qyteti i Finiqit është jo larg prej aty, më në jug dhjetra kilometra. Gryka e Shëngjergjit si kryqëzim rrugësh dhe si vend i mbrojtur nga çdo lloj sulmi agresiv është i përshtatshmëm si vendpushim apo vëndbazim.

Nisur nga legjendat e thurura mendoj se emri “Kala Teuta” ka lidhje me “ka lanë Teuta”. Në dialektin Gegërisht i cili flitet edhe sot në Shqipërinë e veriut ka të njejtin kuptim me – ka lanë pra ka lënë diçka. Dhe që të trashëgohet e thëna, ndër mijëra e mijëra vjet ajo duhet të jetë si veprim i një figure të shquar. Prania e rrënojave të një foltore të bind që edhe ambiente të tjera akomoduese të denja për strehimin e një mbretëreshe në fshatin Tërbaç duhet të ketë pasur. Kjo duhet studjuar nga specialistë të mirëfilltë të fushës së arkeologjisë, historisë dhe folklorit bashkarisht edhe me studjues të gjuhësisë për prejardhjen e fjalëve dhe toponimeve të vendeve që fatmirësisht ndryshe nga gjithë krahina e Lumit të Vlorës, nuk janë të mpleksura me emërtimeve sllave të shekujve 8, 9, 10 të e.s si dhe turke të viteve në shekujt 16, 17, 18. Gjurmët janë aty. Gjithkush mund ti shohë!

Artikull tjetër

Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
Kandavia: Treva, Malet, Rruga Dhe Tempulli Diana I Kandavia

Literatura:

  • A.Biagini – Historia e Shqipërisë; Botimet-Shtëpia e librit dhe e Komunikimit – Tiranë 2000.

  • N.Ceka – Ilirët; Botimet Ilar; faqe 103- Tiranë 2001.

  • M.Korkuti – Parailirët, Ilirët, Arbrit; faqe 28 – Botime Toena – 2003.

  • P.Margilaj – Ilirët flasin Shqip, Shqiptarët Ilirisht; faqe 329 – Botimet Montenegro-publik-Podgoricë – 2001.

  • P.Thëngjilli – Historia e popullit Shqiptar; faqe 29 – Botimet Shtëpia e Librit Universitar 1999.

  • S.Frashëri – Vepra II- “Shqipëria ç’ka qënë ç’është dhe ç’do të bëhet – faqe 23: Akademia e Shkencave e RPS-SH – Instituti i Historisë – Tiranë 1988.

  • Zh. Klod Faverial – Historia e Shqipërisë : faqe 66 – Botimet Plejad – 2004.

  • Akademia e Shkencave të RSH – Historia e Shqipërisë – Instituti i Historisë; faqe 84, 109 – Botimet Toena 2002.

  • Akademia e Shkencave e RPSSH – Shqiptarët dhe trojet e tyre – Botimet M.Duri Tiranë 1982.

Fjalët KyçeAmantiaArkeologji ShqiptareGojëdhëna populloreGryka e ShëngjergjitHistori IlireKalaja e TeutësLumi i VlorësMbretëresha TeutëMbretëria IlireQyteti antik OrikTërbaçTrashëgimi kulturore
Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Kandavia: Treva, Malet, Rruga Dhe Tempulli Diana I Kandavia
Next Article ERODOTI, NJË UDHËTAR NË ZBULIM TË “BARBARËVE”
Leave a Comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Recent Posts

  • Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
  • Pirro i Epirit: trashëgimtar i Aleksandrit apo një mbret Pirrik?
  • Nobelisti Gjergj Seferi në shtëpinë e patriotit shqiptar Mihal Turtulli Korçë
  • Ndikimi i fuqive të buta dhe distancimi i Europës nga Shqipëria.
  • Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Fashion1
  • Histori7
  • History10
  • Kulturë7
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime1
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Design Dhimitër Shuteriqi Electronics Engineering Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gadgets Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Innovation Instagood Intelektualë Kisha Katolike Klerikë Komunizmi në Shqipëri Lumi i Vlorës Martirët Shqiptarë Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Patër Anton Harapi Programming Saimir Kadiu Scientific Shiroka Shkodra Spain Style Travel Viral Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.