Friday, 5 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
AlbanologjiMysteries

GJORMI = GJINNIMI = GJINI IM

Nga Aljosha Korkaj – Firenze

Last updated: January 18, 2026 11:18 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
10 Min Read
Share
SHARE

Historiani grek dhe, njëherësh, studiues i urave të gurta, z. Spiro Mantas nga Peloponezi, në 2018, më dërgoi këtë hartë të hershme të zonës tonë. Ai kërkonte emra e disa urave të vjetra në Lumin e Vlorës, të cilat i ka shënuar me një rreth të kuq. Teksa e kontrolloja rastësisht hartën, dallova emrin origjinal të fshatit Gjorm = Gjinni – Gjini im ose i imi Gjini.

Siç dihet, mbas shek. VIII (më saktë në vitet 904), bullgarët pushtuan Vlorën dhe Himarën. Mbas kësaj ngjarje, gradualisht, në kulturën e të folmes të familjes fisnore Gjini (Gjormi), përgjatë mijëvjeçarit në vazhdim, kuptimi etimologjik i emrit të fshatit të tyre pësoi deformimin nga: “Gjinni im = Gjini im” apo “I imi Gjin” në Gjorm! Nuk jam i sigurtë të them që ky deformim i emrit nga Gjinni në Gjorm, realisht, është i rezultatit i ndikimit sllav (huazim përgjatë regjistrimeve kadastrale të tyre), apo për shkak të ndryshimeve gjuhësore. Gjithsesi, rëndësi ka fakti që, rrënja “Gjini” (e cila bart kuptimin kryesor të fjalës) i jep këtij fshati identitetin e tij të mëparshëm origjinal. Këto deformime të fjalëve apo emrave janë të pranueshme, pasi kanë kaluar mbi 1100 vite e, praktikisht, gjuha e folur ka pësuar ndryshime morfologjike.

Konkretisht, unë, topinimin Shëgafar të Velçës i cili sipas gojëdhënave të moshuarve ka qenë një toponim hyjnor me një tempull të hershëm e gjejta nga shoqëria e emrit Shëgafar të Fshatit të Çamërisë, të cilët sqaronin se “fshati i tyre Shëgafar e merr emrin nga Shenjtori Shën Stefani (Shtjefni). Pas kohës së gjatë, shkurtimi i emërtimit të toponimit dhe rotacizmi e dialektit çamërisht, ku bashkëtingëllorja “n” u bë “r”, emri i fshatit është përfunduar për formës “Shën Stefani – Shën Shtjefni” në “Shëgafar”. Kësisoj, edhe Gjormi i Krujës, përqafimi i emrit të tij duhet ta interpretojë nga: “Gjinnimi = Gjini im” i Gjormit të Vlorës!

Po çfarë e lidh Gjormin tonë me Gjinim dhe jo Gjonin siç hamendësohej gabimisht? Ekzistenca e emërtimeve “gjin – gjine” në fshatrat e Lumit (Velçë, Gjorm, Terbaç dhe zonën tonë) lidhet dhe me faktin se, dikur, në jug të vendit, ka jetuar fisi epirot i Argjinëve dhe vetë qyteti i lashtë Argjia. Çka na lë të nënkuptojmë se këto emërtime toponimesh apo fisnore janë mbetje të Argjinëve.

Ja çfarë më shkruante para disa vitesh studiuesi Mihal Jano me origjinë nga Lushnja, por që tashmë jeton në Amerikë: “…Velça juaj, në kohët antike, quhej Argjironide dhe banohej nga fisi epirot i Argjinëve. Sipas Timeut, Theonit dhe Lykofronit, shkruan Stefan Bizantini kur tregon mbi qytetet dhe popujt… tek argjinët dhe malet e pyllëzuara të Keraunëve. Në lindje të Velçës, jo larg, ndodhet Mali Alkomena, pranë tij ndodhen edhe sot rrënojat e një qyteti mjaft antik, para luftës së Trojës, që quhet Arpia – Arpija – H’Argjua dhe, sot, sipas teorive të likuideve gjendet me emrin R’Abia… Po në bazë të veçorive të teorisë së likuideve kemi dhe daljen e emrit “Ilaberia” nga emri i hershëm i Velçës ilire, një supozim i tillë e ka hedhur këtë gjuhëtar i madh, Eqrem Çabej…

Unë (Mihal Jano), tek emri Velça, shoh shumë më tepër vazhdimësi historike, por që duhen të thellohen se kemi të bëjmë me Ilirët… Së fundmi, tek emri Velça unë dalloj një trajtë vendase të emrit sllav të një fisi antik ilir mjaft të njohur, por shoh dhe mundësinë që ky emër i latinizuar i ka dhënë emër gjithë krahinës në trajtën “labëri”… etimologjia e të cilit është për t’u kuptuar më qartë nga emri “i bardhë”, i fisit Argjinët, që jetonte këtu krahas Deksarëve, edhe një fis Kaon në kohët antike…”.

Interpretimi i emërtimeve toponimike të fshatrave tona (Velçë & Gjorm) përveçse një kujtesë gjuhësore, na njeh me shtresën e vjetër të përbashkët “gjinët”. Çka vërteton zanafillën primitive të trungut fisnor, njëfarë “vëllazërie të përbashkët” apo strukturë të vjetër. Nëse te Gjormi kemi “gjini im”, në Velçë hasim gjithandej toponime me rrënjën stërlashtë “gjin – gjina – dheu mëmë”: Psh. Llagjinet dhe Lagjinë në zonën e Presaranit; Kushignine; Gjinët e Xhebrës; Gjinët e Krutë; Muçogjin; Ndregjin; Gjinveli etj. Cila është origjina e kësaj fjale? E kam sqaruar te Shpella e Kushignës (libri, “Qytetërimi i Bardhë i Velçës”, botim i ripunuar 2022). Emër që vjen nga besimi i një miti vendas, dhe që ka lidhje shpirtërore të përbashkët me “Femëroret e Shenjtë” – Tokën Mëmë. Ndaj, Velça dhe zona e Lumit përdorte gjerësisht dhe e fliste atë pasi e kishin trashëgimi nga të parët. Në fund të fundit vetquheshin Argjinë, kuptimi simbolik apo hyjnor i të cilit është: “argjinë = ar (e ndritur) + gjin (a gjinë e kuqe, gjinë gri, balta, dheu, toka) = Toka Mëmë e ndritur, Toka e Zotit”.

Artikull tjetër

ERODOTI, NJË UDHËTAR NË ZBULIM TË “BARBARËVE”
Kalaja e Teutës – Tërbaç

Në librin “Sellenizmi i Besimit” që sundon botën me autor Fathbardha Demi, në faqen 102 gjejmë shpjegimin: “…Ar nuk është mbaresë, por një fjalë – rrënjë e stërlashtë, e cila ndodhet edhe në fillim të emrit Arbër – Arban si emërtim i Zotit (Hyjit). Këtë na e dëshmon Petro Zheji… Rrënja e pastër Ar, në një sërë gjuhë shpreh “parimin e dritës”…

Në shkrimin e mësipërm “Realiteti Njerëzor i Gjormit”, u mundova të sqaroja se toponimet Dardhës e Velçës dhe Gjormit, kanë si rrënjë fjalën “d’ard – ard”, e cila, përveç kuptimit “e bardhë – e ndritur (ndriçuar – Ar), hyjnore”, mund të ketë patur edhe etimologji tjetër (siç pretendojnë enciklopedia franceze), që ka qenë shumë e përdorshme në zonën e Mesdheut apo atë europiane: “arth = ard = i lartë, hyjnor”. Prapë se prapë dalim te “parimi dritësor – e ndritur”…

Vendbanimet paraekzistuese të fshatrave të sotëm Gjorm dhe Lepenicë ishin të ngritura në mal, zonë e pyllëzuar dhe terren shkëmbor i fshehtë. Lartësitë Dardhës, Shënkoll, Kalibaq, ku banuan fillimisht këto fise përbënin një strukturë tipike fisnore. Nga që nuk kishin shpella skundar Velça, ju përshtatën zakonit se jetuan jashtë. Askush tjetër mund të hynte në jetën e këtyre fiseve. Kështu ruhej dhe homogjeniteti i racës. Në se këto vendbanime fillestare ishin një vendmbrojtje e sigurtë nga sulmet dhe rreziqet, fiset nuk siguronin dot mbështetjen ekonomike. Livadhet dhe kullotat vërtet ishin të bollshme, por vetëm sezonale. Edhe rritja ujore (përrejt dhe burimet) ndikoheshin prej kushteve atmosferike. Në se rrëshqitjet ishin të pakta burimet thaheshin. E vetmja tokë punuese dhe uji i bollshëm gjendej buzë lumit, te Udha e Karvanit, aty ku rreziku ishte më i madh. Nevoja e mbijetesës i detyroi të zbrisnin pikërisht aty, ku banojnë ende edhe sot.

Nga çka dëshmojnë dokumentet, Gjormi dhe Lepenica, filluar nga shek. VIII, kur bullgarët pushtuan trojet tona, ishin të ngulur aty qysh më parë. Domethënë, më përpara, “mosha” e fshatit të tyre është në kufijtë e 2000 vjeçarit. Ku bazohet kjo hamendje? Vite më parë, në një publikim arkeologut Skënder Muça (i cili së bashku me një grup arkeologësh të rinj vizituan disa qendra vendbanimesh të vjetra në zonën e Lumit të Vlorës) shkruante që: “…në fushën e Murës gjenden shumë gjurmë banesash të shek. III – IV… Më të vjetra shtrihen në fushë, kurse ato të reja kanë patur tendencë të ndërtoheshin në faqet e kodrave…”. Mura e Velçës dhe Gjormi janë në kufi mes tyre. Disa prej emërtimeve toponimike dhe ato të fiseve të këtij fshati (Gjinimi), akoma dhe sot kanë burim fetar. Konkretisht: Shënkolli – Shën Koll; Premtaj – Shën Premte; Shenaj – Shen Sani (Shanto) – i Shenjtë; Zotaj – Zot; Sinaj – Sin – Shen – i Shenjtë. Emri “Sin” personifikon qysh në lashtësi simbolin e shenjtë… Mali Sinai në Bibël shënohet si mali i Zotit… Ngacmime e vazhdueshme Velçë – Gjinimi, kur ata zbritën poshtë, ishte tendenca nga shtytja e lakmisë dhe ekzagjeruar të tyre për shtyrjen e kufijve dhe përfitimin e tokave. Kjo lakmi pasqyrohet te legjenda e vjedhjes së malit nga Gjinimet, apo batuta e vendosjes së kufijve midis fshatrave tona. Lidhjet e gjakut (martesat) midis fshatrave tona janë shumë. Do e kenë komshiët tanë kurajon dhe dëshirën e mirë për të fshirë emrin e deformuar “gjorm” dhe përdorur identitetin e gjenezës së tyre?

O Gjinët e hershëm! Do u duhet pak të dilni prej zakoneve tashmë. Rrënja e emërtimit të fisit (apo fshatit) tuaj qëndron thellë, në lashtësinë e shekujve, te origjina hyjnore e përbashkët e stërgjyshërve!

Fjalët KyçeArgjinëtetimologjia e Gjormitfisi GjiniGjini imGjinnimiGjormihistoria e GjormitLumi i Vlorëstoponime iliretoponimia shqiptare
Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Ancient Stone Circles That Defy Modern Understanding
Next Article Kandavia: Treva, Malet, Rruga Dhe Tempulli Diana I Kandavia
Leave a Comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Recent Posts

  • Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
  • Pirro i Epirit: trashëgimtar i Aleksandrit apo një mbret Pirrik?
  • Nobelisti Gjergj Seferi në shtëpinë e patriotit shqiptar Mihal Turtulli Korçë
  • Ndikimi i fuqive të buta dhe distancimi i Europës nga Shqipëria.
  • Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Fashion1
  • Histori7
  • History10
  • Kulturë7
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime1
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Design Dhimitër Shuteriqi Electronics Engineering Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gadgets Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Innovation Instagood Intelektualë Kisha Katolike Klerikë Komunizmi në Shqipëri Lumi i Vlorës Martirët Shqiptarë Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Patër Anton Harapi Programming Saimir Kadiu Scientific Shiroka Shkodra Spain Style Travel Viral Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.