Komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir më 217-205 para Kr., Skerdilaidi ishte një nga përfaqësuesit e fuqishëm të familjes mbretërore ilire të Pleuratit, e njohur si dinastia e Agronit, që ndikoi në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit ilir gjatë tri dekadave të fundit të shek. III para Kr. Ndonëse përmendet për herë të parë si komandant më 230 para Kr., në betejën kundër Epirit, ngjarjet e zhvilluara më parë tregojnë se Skerdilaidi kishte udhëhequr ushtrinë mbretërore dhe gjatë sundimit të vëllait të tij, Agronit.
Në burimet historike2, nga dinastitë ilire të gjysmës së dytë të shekullit të III para Kr., njihen si mbretër të shtetit ilir Agroni dhe Teuta. Më vonë, kryesisht gjatë luftërave që bën mbretëria ilire kundër Romës, vendin kryesor në këto ngjarje historianët ia kanë rezervuar mbretit Gent3, me të cilin mbyllet dhe cikli i zhvillimit historik të mbretërisë ilire, për t’i lënë vendin një kapitulli të ri, natyrisht në kuadrin e kushteve të reja që u krijuan pas pushtimit romak. Mirëpo në tërë ecurinë e zhvillimit të kësaj historie ende nuk është e qartë periudha që përfshin Ilirinë pas luftës së parë iliro-romake të vitit 229 para Kr. e deri në ardhjen në pushtet të mbretit Gent. Agroni del në dokumentet historike si mbret i ilirëve në vitin 2324. Sipas Polibit, historian grek (200-120 para Kr.), në veprën e tij “Historia” mësojmë se Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Kufijtë e shtetit shtriheshin në një trevë të gjerë që nga Narona deri në Aoos, me përjashtim të Dyrrahut e të Apolonisë. Gjatë kësaj periudhe shteti ilir përfaqësonte jo vetëm një fuqi të rëndësishme ushtarake, por dhe një forcë diplomatike në ruajtjen e ekuilibrit të forcave në Mesdhe. Mbreti Agron ishte pasardhës i mbretërve të tjerë të Ilirisë që i takonin linjës dinastike të Glaukias dhe Monunit (Fig.1).

Burimet historike gjatë kohës së sundimit të mbretit Agron nuk përmendin asnjëherë vëllanë e tij Skerdilaidin, i cili fillon të shfaqet në historinë antike vetëm pas vdekjes së Agronit, në kohën e sundimit të shkurtër të Teutës. Në periudhën e sundimit të Agronit, në vitin 231, pas prishjes së aleancave që ishin krijuar ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit, si dhe krijimit të aleancave të reja me Romën, u kërkua nga maqedonasit ndihma e shtetit ilir. Epiri u shkëput tashmë nga aleanca me Maqedoninë dhe u bashkua me etolët, një fis i madh helen që banonte në jug të Ilirisë dhe në kufi me Maqedoninë. Ata mbanin të rrethuar kryeqytetin e Akarnanisë – Medionin. Në këtë situatë aleanca e etolëve me Romën, e cila në atë kohë was e okupuar me luftërat kundër Kartagjenës, tregonte qartë se kjo e fundit po përgatitej për të qenë një superfuqi jo vetëm në anën perëndimore të Adriatikut, por edhe në pjesën Lindore të tij. Mirëpo kjo rrezikonte kufijtë e Ilirisë, sepse afronte Romën më pranë qyteteve ilire. Situata e krijuar e asaj kohe do të nënvizonte dy çështje kryesore që lidheshin me ndërhyrjen e shtetit ilir si aleat i Maqedonisë në luftë kundër etolëve dhe së dyti – aleancë reciproke për miqësinë ndërmjet dy shteteve kundër armiqve të tjerë që pretendojnë pushtimin e tyre. Polibi e përshkruan kështu betejën e vitit 231 para Kr. për çlirimin e qytetit Medion nga ushtria ilire: “Natën njëqind anije, me pesë mijë ilirë, lundruan në drejtim të Medionës dhe iu avitën qytetin. Etolët tashmë, duke qenë të sigurt për fitoren, janë të shkujdesur nga çdo problem, bile ata janë aq të sigurt në fitore, sa kanë filluar të bëjnë hesapet për ndarjen e plaçkës së luftës. Kur errësira kishte mbuluar gjithçka, të maskuar mirë, me qetësi të plotë, flota ilire iu drejtua limanit në gjirin e Ambrakisë. Në konspiracion të plotë dhe pa u ndier, ushtria ilire u rreshtua në formacion luftarak gati për sulm kundër lëmit etol. Më pas, përqendrimi i forcës goditëse të ushtrisë do të jetë në pikën më të dobët të armikut. Sulmi i papritur dhe i befasishëm ilir u koordinua me medionasit, të cilët deri në këto çaste ishin të mbyllur brenda mureve të qytetit dhe do të hapnin portat e do të sulmonin etolët. Kështu ushtria etole përveç befasisë u ndodh në mes të ushtrisë ilire dhe ushtrisë medionase”.
U mposht kështu ushtria më e fortë në Greqi, e cila kishte fituar mbi galët dhe që prej 10 vjetësh kishte bllokuar Maqedoninë. Kush e drejtoi ushtrinë ilire në betejën e Medionës? Në burimet e shkruara historike nuk del emri i udhëheqësit të kësaj beteje. Fakti që mbreti Agron ndodhej në pallatin e tij kur mori lajmin e fitores së ushtrisë ilire kundër etolëve tregon se kjo luftë nuk u drejtua prej tij. Polibi që shkruan më pas në vitin 230 para Kr., pra vetëm një vit më vonë se komandanti i ushtrisë ilire të ishte vëllai i Agronit, Skerdilaidi, na lë të kuptojmë se edhe beteja e vitit 231 para Kr. ishte drejtuar prej tij.
Lëvizjet taktike të Skerdilaidit në prag të luftës me Romën. Fushata e vitit 230 para Kr. kundër Epirit
Fitorja e fundit e ilirëve kundër një ushtrie që s’kishte njohur humbje e vendosi shtetin Ilir në një balancë pothuajse të barabartë me Romën, duke përfaqësuar kështu një forcë të madhe në Adriatik, gjë që solli më pas konfliktin e armatosur 60-vjeçar ndërmjet tyre, i njohur në histori si luftërat Iliro-Romake. Gjatë kohës së mbretërimit të Teutës dhe më pas, emri i Skerdilaidit bëhet i pranishëm në të gjithë veprimtarinë e shtetit ilir të asaj kohe. Ai është një figurë qendrore që vendos mbi fatet e zhvillimeve jo vetëm ushtarake, por edhe diplomatike. Fillimi i luftës së pashmangshme me Romën solli si domosdoshmëri krijimin e një strategjie mbrojtëse, kryesisht nga disa vende që i shkaktonin vazhdimisht probleme shtetit ilir. Për realizimin e kësaj strategjie peshën kryesore do ta kishte Skerdilaidi, i cili filloi manovrimet ushtarake në Epir. Në vitin 230 para Kr. forca ushtarake u vu në lëvizje drejt jugut. Këtë radhë ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior në atë kohë të etolëve dhe aheasve, Epirin. Qëllimi ishte i qartë, me aksionin e saj do të mbante nën presion armikun deri në skajet më të largëta dhe do të përcaktonte qëndrimin e shtetit ilir ndaj aleatëve të etolëve dhe aheasve. Forcat ilire zbritën në afërsi të kryeqendrës së lidhjes epirore Foinikës dhe u drejtua kundër saj. Ushtria ilire duke vënë re se armiku kishte shpërndarë forcat, e kalonte kohën i shkujdesur dhe e kishte lënë pas dore rojën e qytetit të Foinikës, kapën në befasi ushtrinë mercenare gale. Ndërsa, Skerdilaidi me një ushtri tjetër prej 5000 vetash kaloi ngushticën e Antigonesë dhe u vendos përballë ushtrisë Epirote që kishte ardhur në ndihmë të qytetit të Foinikës, diku pranë lumit të sotëm të Bistricës. Epirotët të shpartalluar plotësisht humbën çdo shpresë dhe iu drejtuan për ndihmë aleatëve të tyre etolë dhe aheas. Nuk vonoi shumë dhe dy ushtritë, ajo ilire dhe epirote, së bashku me etolët dhe aheas u rreshtuan përballë, diku në pellgun e Vurgut (Gjirokastër). Ato nuk arritën të zhvillonin betejën, pasi një dyluftim i Skerdilaidit me komandantin e forcave armike përcaktoi fitoren e ilirëve (Fig. 2).

Epirotët tashmë drejt shkatërrimit total, të zënë në panik, dërguan delegatë në pallatin mbretëror te Teuta dhe bashkë me akarnanët bënë aleancë me ilirët, duke marrë përsipër që tani e tutje dhe të jenë kundër akejve dhe etolëve. Rezultati u arrit, Epiri u shkëput nga etolët dhe aleanca me arkarnanët krijoi tani një kufi të largët, por të drejtpërdrejtë midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.
In pranverën e vitit 22910 flota ilire u drejtua kundër Korkyrës (ishulli i Korfuzit) dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit, kërkuan nëpërmjet delegatëve ndihmën e etolëve dhe të aheasve. Flota ahease prej 10 anijesh të mëdha lufte vrapoi drejt Korkyrës. Ilirët si morën dhe 7 anijet që u kishin dërguar akarnanët u dolën ahejve përpara në ishullin Paksos. Lembet e lehta e të shpejta ilire vendosën fatin e kësaj beteje, përballë anijeve të rënda katër pesërremëshe greke. Flota ahease u shpartallua. Ilirët morën në dorëzim qytetin dhe lanë këtu një garnizon nën komandën e Demetër Farit. Fitoret radhazi të Skerdilaidit, të këtij strategu dhe gjenerali të shquar të historisë antike të ilirëve, zgjerimi i kufijve, stabiliteti ekonomik, forcimi dhe njësimi i shtetit etj., i radhitën ilirët në një pozitë supremacie ndaj shteteve të tjerë të asaj kohe. Frika ndaj fqinjit të fortë dhe oreksi në rritje i Romës për dominimin e Mesdheut shkaktuan në këtë periudhë ndërmjet ilirëve dhe romakëve konfliktin e vitit 229 para Kr. Kaq i madh ishte shqetësimi i romakëve për fushatën ilire dhe kaq të vetëdijshëm ishin ata për vlerën reale të ilirëve, sa angazhuan për fushatën një flotë prej 200 anijesh me një ushtri prej 20000 këmbësorësh që do të merrnin pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin vetë dy konsujt që ishin në fuqi atë vit, Gnej Fulvi dhe Aul Postumi11.
Riorganizimi i shtetit
Duke analizuar gjendjen e krijuar pas depërtimit të Romës in Iliri, të cilët kishin vendosur Demetër Farin (228-218 para Kr.) si regjent në vend të Teutës, Skerdilaidi, vendosi që të ndërmerrte disa lëvizje diplomatike. Ai, me ndërmjetësinë e Agelaut, siguroi paqen me etolët, të cilët pranuan që të luftonin romakët, ndonëse më parë kishin qenë miqtë e tyre. Ndërkohë u krijua një ushtri e madhe në numër nën komandën e Skerdilaidit dhe komandantit etol. Vetëm 5 vjet më vonë pas vendosjes së Demetër Farit si regjent në Iliri, ky i fundit filloi tendencat për shkëputje nga Roma nëpërmjet disa veprimeve ushtarake që në një mënyrë ose tjetër ishin në kundërshtim të hapur me interesat e Romës. Demetër Fari i dërgon një delegacion Skerdilaidit dhe i kërkon miqësi dhe bashkim për të luftuar romakët. Ndërkohë, në vitin 220 para Kr., Skerdilaidi dhe Demetër Fari u bashkuan, pasi ky i fundit e njohu Skerdilaidin si mbretin e vetëm të ilirëve. Ata u nisën me anijet e tyre për çlirimin e Kerkyrës, të cilën Demetër Fari e mori përsipër ta realizonte pa Skerdilaidin si shenjë të pendimit të tij. Rikthimi i Kërkyrës12 dhe riorganizimi që Skerdilaidi po i bënte shtetit ilir rritën shumë atmosferën e besimit jo vetëm tek qytetarët ilirë, por edhe te fqinjët e tyre. Pas kësaj Skerdilaidi bëri një marrëveshje me mbretin e maqedonasve Filipin, e cila nuk u prit mirë nga etolët, të cilët kërcënuan me prishjen e traktatit që kishin arritur më parë. Situata politike dhe ushtarake filloi të përkeqësohej. Një letër e kapur rastësisht nga një postë ilire që dërgohej nga mbreti i Maqedonisë Filipi për Demitër Farin tregonte se Roma kishte humbur luftën me Hanibalin. Ky, duke përfituar nga rasti, e këshillon mbretin që do të ishte mirë që maqedonasit të mos merreshin më me luftën kundër etolëve, por t’u kthehen ilirëve dhe pastaj të hidheshin në Itali. I ndodhur dhe një herë përpara tradhtisë së dytë të Demetër Farit dhe të aleatit të tij Filipit, Skerdilaidi përshpejtoi lëvizjen për ribashkimin e Ilirisë. Ai sulmoi Filipin në tokë, pushtoi disa qytete, si dhe bëri për vete qytetin e rëndësishëm Antipatrean. Kapërcimi i vështirësive të brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të vegjël i dha fund përçarjes politike që ekzistonte në Iliri. Tashmë ai kishte një ushtri të organizuar mirë, si këmbësorinë, flotën detare e kalorësinë dhe shfaqet në burimet historike së bashku me të birin, Pleuratin. Në veprën e tij të ribashkimit të Ilirisë, Roma mbajti një qëndrim indiferent. Shtirja e sundimit të Skerdilaidit mbi qytetet e Desaretisë përbën zanafillën e konfliktit të armatosur me Maqedoninë (Fig. 3).

Beteja e madhe ndërmjet ushtrisë së Skerdilaidit dhe Filipit të Maqedonisë u zhvillua pranë qytetit të Apolonisë. Gjatë dimrit të vitit 217 para Kr. Filipi, mbreti i Maqedonisë, ndërtoi një flotë të madhe detare prej 100 anijesh me skllevër ilirë të zënë rob më parë13, pasi këta të fundit ishin mjeshtër në këtë fushë dhe në kopjimin e anës teknike, dhe tashmë gjithë bota njihte e shpejtësinë dhe manovrimit e anijeve ilire në det. Në fillim të pranverës së vitit 216 para Kr. ai u nis së bashku me anijet dhe u dislokua pranë Apolonisë, ku një pjesë të anijeve të tij i la në ishullin e Sazanit. Apoloniatët të rrethuar kërkuan ndihmë nga Skerdilaidi, i cili mori menjëherë masat për mbrojtjen e qytetit. Me agresionin kundër Ilirisë, Filipi bëri një hap fatal jo vetëm për Maqedoninë, por për tërë popujt e Ballkanit. Pasojat e këtij injektimi do të reflektohen në zhdukjen e shtetit maqedonas dhe të një sërë shteteve të tjera të asaj kohe, gjë që do të sillte ndryshime të mëdha në përbërjen etnike të Ballkanit. Në këtë situatë të krijuar, i kërcënuar nga Maqedonia, Skerdilaidi ishte i detyruar të kthehej me fytyrë nga Roma dhe që nga kjo kohë ai do të vepronte si aleat i Romës për rreth katër dekada. Duke shfrytëzuar konfliktin që ekzistonte ndërmjet Maqedonisë dhe Romës, Skerdilaidi kërkoi ndihmë nga kjo e fundit, e cila dërgoi 5 anije të rënda, të cilat u vërejtën nga anijet që kishte lënë Filipi në ishullin e Sazanit. Skerdilaidi kishte rreshtuar në formacion luftimi këmbësorinë, kavalerinë, si dhe flotën detare. Tashmë gjithçka was gati për të sulmuar pozicionet e Filipit, i cili, kur vuri re anijet që po vinin në drejtim të tij, i zënë në befasi, urdhëroi që ushtria të kthehej prapa. Kjo tërheqje u bë në çrregullim të madh duke rënë pre e ushtrisë ilire. Humbjet e Filipit ishin shumë të mëdha si në njerëz, ashtu dhe në materiale. Ushtria ilire mori dhe një pjesë të mirë të anijeve të Filipit, të cilat nuk mundën të lëviznin.

Pas betejës së Apolonisë, Skerdilaidi arriti të ribashkonte tokat ilire të cilave iu shtuan vullnetarisht dhe qytetet e Desaretisë. Nuk ka dyshim që pas kësaj Skerdilaidi ishte sundimtar i vetëm i shtetit ilir. Historia e mëvonshme e shtetit ilir gjatë viteve 214-205 para Kr. është e mbushur me ngjarje që lidhen me një aktivitet të dendur të Skerdilaidit si në aspektin diplomatik nëpërmjet aleancave antimaqedonase, ashtu dhe në luftërat që vazhdimisht forconin shtetin ilir. Pas vitit 210 para Kr., Skerdilaidi shfaqet së bashku me të birin, Pleuratin14, në të gjithë aktivitetin e tij diplomatik dhe ushtarak. Në vitin 205 para Kr., Pleurati, djali i Skerdilaidit dhe i ati i mbretit Gent, do të ishte trashëgimtari i fronit mbretëror të shtetit ilir. Mbreti Pleurat, i cili trashëgoi fronin e Skerdilaidit, i shërbeu me besnikëri Romës (Fig. 4). Këtë nuk e vazhdoi edhe trashëgimtari i tij, Genti, i cili erdhi në fron rreth vitit 180 para Kr. Genti arriti të vendoste lidhje me mbretin e Dardanisë dhe të Maqedonisë, në përgatitje për një luftë kundër Romës. Për herë të parë kemi një informacion më të plotë edhe për makinën ushtarake të shtetit ilir. Orientimin e ri antiromak në politikën e jashtme ai e shoqëroi me një sërë masash për forcimin e shtetit ilir. Së pari përqendroi financat nëpërmjet një takse mbi të gjithë nënshtetasit dhe nëpërmjet shtetëzimit të punishteve monetare të Lisit të Shkodrës15, dy qyteteve të tij rezidenciale. Kështu, në prag të luftës me Romën, thesari shtetëror kishte, sipas inventarit që i bënë romakët, 27 ponde ari, 19 argjendi, 120 mijë drahme ilire dhe 13 mijë dinarë romakë. Gjithashtu Genti krijoi një flotë prej 270 anijesh, duke treguar me këtë se armiku për të cilin përgatitej vinte që nga përtej Adriatikut. Një ushtri prej 15 mijë vetash plotësonte makinën ushtarake të shtetit ilir.
SKERDILAID-MILITARY LEADER AND RULER OF THE ILLYRIAN STATE (B.C. 217-205)
Skerdilaid: The Neglected Architect of the Illyrian State
Skerdilaid is an obscure historical figure who has been neglected by scholarship in general, and especially by Albanian scholars. A military leader and ruler of the Illyrian state during the years 217–205 B.C., he was one of the strong representative figures of the Illyrian royal family of Pleurat, known as the dynasty of Agron, who influenced both home and foreign affairs of the Illyrian state during the final three decades of the 3rd century B.C. Although first mentioned as a leader in 230 B.C. in the battle against Epirus, preceding events indicate that Skerdilaid had already led the royal army during the rule of his brother, Agron.
Historical sources on the Illyrian dynasties of the second half of the 3rd century B.C. present Agron and Teuta as kings of the Illyrian state. Later on, historians reserve the main role in the events of the wars between Illyria and Rome to King Gent, whose reign closes the cycle of historical developments in the Illyrian kingdom, leaving its place to a new chapter that unfolded under the new circumstances created after the Roman occupation. However, in this range of historical developments, the period between the end of the first Illyrian-Roman war (229 B.C.) and the time of the succession to power of King Gent is obscure.
Agron appears in historical documents as king of the Illyrians in the year 232 B.C. In the Histories of the Greek historian Polybius (200–120 B.C.), we learn that Agron, son of Pleurat, had much greater power on land and sea than the preceding kings of Illyria. The boundaries of his state included a wide area that stretched from Narona to Aoos, excluding only Dyrrachium and Apollonia. During this period, the Illyrian state represented not only an important military power, but also a diplomatic power that maintained the balance of powers in the Mediterranean. King Agron was a successor of former Illyrian kings that were part of the dynastic lineage of Glaukia and Monun.
The historical sources of the time of Agron’s reign make no mention of Skerdilaid. He only appears after Agron’s death, during the short rule of Teuta. In 231 B.C., when the alliance between Macedonia and Epirus was broken and a new alliance was established with Rome, the Macedonians sought help from the Illyrian state. Epirus broke its alliance with Macedonia and joined forces with the Aetolians, a large Greek tribe in the south of Illyria bordering Macedonia. They had laid siege to the capital of Acarnania, Medion.
In this situation, the alliance of the Aetolians with Rome—which was at the time engaged in the war against Carthage—shows clearly that Rome was preparing to become a superpower not only on the western side of the Adriatic, but also in the east. However, this political ambition of Rome infringed on the Illyrian boundaries. The situation created at this time emphasizes two main issues: first, the intervention of the Illyrian state as an ally of Macedonia in the war against the Aetolians; and second, the reciprocal alliance for peace between these two states against enemies aiming for their occupation.
The Battle of Medion (231 B.C.)
Polybius describes the battle for the liberation of the city of Medion by the Illyrian army:
“At night-time a hundred ships with five thousand Illyrians sailed towards Medion, approaching the city. The Aetolians, being over-confident in their victory, were unconcerned and worriless… When night fell, masked well and in complete tranquility, the Illyrian fleet headed towards the port in the Ambracian gulf. In complete conspiracy and without being heard, the Illyrian army spread out in fighting formation… The sudden and unexpected Illyrian attack was coordinated with the Medionians, who until then were shut within the walls of the city and would open the gates to attack the Aetolians.”
The strongest army in Greece, which had won against the Gauls and had for ten years kept Macedonia under siege, was thus defeated. Who led the Illyrian army in the battle of Medion? The ancient written sources do not mention the name of the leader in this battle. However, the fact that Agron was in his palace when he received the news indicates he was not the commander. Polybius writes in 230 B.C.—only one year later—that the leader of the Illyrian army was Skerdilaid, leading us to suppose that the battle of 231 B.C. was also led by him.
Tactical Moves Against Rome and Epirus
The final victory of the Illyrians over an army that had not known defeat placed the Illyrian state almost on complete balance with Rome, representing an important power in the Adriatic. This led to a military conflict for circa 60 years known as the Illyrian–Roman wars. During the reign of Teuta and the period following it, the name of Skerdilaid becomes present in all aspects of the operation of the Illyrian state. He was a central figure that determined the course of developments not only in the military sphere, but also in the diplomatic one.
In 230 B.C., military troops began to move southwards with the principal objective of defeating Epirus, the northern ally of the Aetolians and Achaeans. The Illyrian troops descended in the vicinity of the capital of the Epirote league, Pheonike. Skerdilaid, with 5,000 troops, passed the strait of Antigonea and took a position in front of the Epirote army. Completely defeated, the Epirotes turned to the Aetolians and Achaeans for help. The battle that followed in the basin of Vurg was ultimately determined not by the armies, but by a duel between Skerdilaid and the enemy commander, which secured the victory for the Illyrians.
In the spring of 229 B.C., the Illyrian fleet headed towards Kerkyra (Corfu). The fast Illyrian ships determined the fate of the battle against the heavy four-five row ships of the Greeks. The Illyrians took the city and stationed a garrison under the leadership of Demetrius of Pharos. These victories placed the Illyrians in a position of supremacy, prompting Rome to mobilize a fleet of 200 ships and an army of 20,000 infantry under the command of consuls Gnaeus Fulvius and Aulus Postumius.
The Reorganization of the State
Following the Roman advance into Illyria, where Demetrius of Pharos ruled as regent for Teuta, Skerdilaid planned several diplomatic moves. He secured peace with the Aetolians to create a combined force against Rome. By 220 B.C., Skerdilaid and Demetrius of Pharos established an alliance, with the latter recognizing Skerdilaid as king of the Illyrians.
Skerdilaid intensified efforts for the unification of Illyria, launching a land attack on Philip of Macedonia and occupying towns such as Antipatrea. Skerdilaid now had a well-organized army comprising infantry, a naval fleet, and cavalry. During this period, he began appearing in historical sources alongside his son, Pleurat.
The expansion of Skerdilaid’s power over the cities of Dasaretia led to direct military conflict with Macedonia. In 217 B.C., the Macedonian king Philip built a large fleet of 100 ships, using Illyrian slaves to emulate the speed and maneuvering capacity of Illyrian ship construction. In 216 B.C., Philip attacked Apollonia, but Skerdilaid sought Roman assistance. When Roman ships arrived at the island of Sazan, Philip’s army retreated in a chaotic manner, falling into the hands of the Illyrians.
Legacy and Succession
After 210 B.C., Skerdilaid continued his diplomatic and military activity alongside Pleurat. In 205 B.C., Pleurat inherited the royal throne. While Pleurat remained loyal to Rome, his successor Gent (who came to power in 180 B.C.) did not. Gent established relations with the kingdoms of Dardania and Macedonia and prepared for war against Rome.
Under Gent, the Illyrian military machinery was formidable. Finances were increased through taxes and state ownership of mints in Lissus and Scutari. By the eve of the final war with Rome, the treasury held 27 pounds of gold, 19 pounds of silver, 120,000 Illyrian drachma, and 13,000 Roman denarii. With a fleet of 270 ships and an army of 15,000 men, the Illyrian state stood as a significant challenge to Roman expansion across the Adriatic.
References
1 S. Islami, Historia e Ilirëve, Tiranë 2008, f. 86-133.
2 Polibi, Historiae, II 3,4; Dion Kasi, Historia Romana, 47,3; Claudi Aeliani, Varia Historia, II,41; Joannis Zonarae, Epitomae Historiarum, VIII, 19; shih: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965.
3 Polibi, Historiae, XXVIII, 8,1; XXIX 3,1; XXXII 9,4; Livi, Ab urbe condita, XL,42,1; XLIV 23,1; XLV 3,1; shih: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, f. 44, 100.
4 Polibi, vep.cit. II 3,4, Ilirët dhe Iliria, f. 44.
5 Po ai, vep.cit…, f. 44.
6 Po aty, f. 44.
7 Polibi, vep.cit., II 3, 3, 4, 5, 6, 7, f. 44-45.
8 Polib, vep.cit., II 6, 3.
9 Po ai, vep.cit., II 4, 7 f. 44-45; Dion Kasi, Historia Romana, 47, 3; shih: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965, f. 371.
10 Polibi, vep.cit., II 9, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, Ilirët dhe Iliria…, f. 47.
11 Po aty, II 11, 2 dhe 122, 3, Ilirët dhe Iliria …, f. 48.
12 Po aty, II 166,7, Ilirët dhe Iliria…, f. 52.
13 Polibi, vep.cit…, II 110 9, 10, 11, f. 59.
14 Livi, Ab urbe condita, XXXI 28,1; 34,5: XXXIII 34,11: XXXVIII 7,2, f. 103. Rrënimi i Ilirisë nga ana tjetër, na pasqyrohet në një mënyrë ceremoniale nëpërmjet përshkrimit që i bën Livi triumfit të pretorit Luc Anici në Romë: “Në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim për tokë e det, që mbështetej në vendet e veta e në fortifikimet; Kishte zënë rob jo vetëm mbretin, por edhe gjithë familjen mbretërore. Në triumf kishte me vete shumë flamuj ushtarakë, plaçkë tjetër dhe orenditë e mbretit; solli 27 ponde ari, nëntëmbëdhjetë ponde argjendi, 13 mijë denarë 120 mijë copa monedha ilire argjendi. Përpara karrocës së Anicit u suall mbreti Gent bashkë me të shoqen dhe fëmijët, me të vëllanë Karavantin e me disa nga paria Ilire…” Antias thotë se nga shitja e plaçkës u nxorën miliona sesterce, pa numëruar arin dhe argjendin që u derdhën në thesarin publik.
15 S. Islami, Historia e Ilirëve…, f. 222-237.
APA (7th Edition)
Përzhita, L. (2026, January 23).
Skërdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217–205 para Krishtit).
Albania History.
Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)
MLA (9th Edition)
Përzhita, Luan.
“Skërdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217–205 para Krishtit).”
Albania History, 23 Jan. 2026.
Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)
.
Chicago (Notes & Bibliography)
Përzhita, Luan.
“Skërdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217–205 para Krishtit).”
Albania History.
January 23, 2026.
Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)
.