
Nobelisti Gjergj Seferi në shtëpinë e patriotit shqiptar Mihal Turtulli Korçë, 1937 me të cilin kishte miqësi familjare. Pikërisht shtëpia e patriotit Mihal Turtulli dëmtohet gjatë vitit 1997, ku blihet në mënyre misterioze më pas shumë lirë nga shteti grek në 1998.
Parathënie
Dimri në Korçë, ku Seferi shërbeu si konsull për dy vite, ndonjëherë ndjehet turbullt në poezinë e tij, sikur vështrohet përmes një xhami të avullt. Ndonëse distanca nga Greqia ishte e vogël, dimri në Korçë e cila ndodhet në 850 metra lartësi mbidetin është shumë i ndryshëm nga ai i shumicës së qyteteve të Greqisë.
I ftohti, fushëgropat e zhveshura të dhjetorit, zonjat me pallto gëzofësh sipas modës së kohës së viteve 1938, të cilat asokohe pëlqenin të imitonin parizianet, vetë Korça, si aq shumë qytete të vogla të Ballkanit që ushqenin ambicien për t’u hequr si “Parisi i vogël”, duke ëndërruar mes përditshmërisë së saj. Tërë kjo atmosferë, e përshkuar tej e tej nga mërzia konsullore, përkonte mrekullisht me poezinë e Seferit, ai shkruan:
“Freskia e malit nuk zbret kurrë më poshtë se kambanorja
që numëron orët duke monologuar, e që e shohim
kur vjen pasdite në oborr
teto Darja Dimitrovna, e bija e Trofimoviçit.”
Për një kohë të gjatë shkova në shtrat herët, Korçë 1937.
Misteri i ndërtesës së Mihal Turtullit

Misteri i ndërtesës së Mihal Turtullit vithkuqarit, që shteti grek inistion me ngulm që ai ishte mjek me kombësi greke në çdo ngjarje zyrtare së fundmi dhe në çdo shkrim që ata sponsorizojnë online, ai ishte mik me poetin Gjergj Seferi me të atin që ishte profesor në Universitetin e Athinës, ku poeti Seferi nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të atin.
Mihal Turtulli si patriot shqiptar, ishte okulist, politikan shqiptar, anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit (janar – dhjetor 1920) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919. Filantrop i krishterë, i rritur në Egjipt, studioi në Athinë dhe Francë për tu bërë okulist, dhe kthehet në atdhe pas pavarsisë në 1912.
Jo rastësisht poeti Seferi shkoi në shtëpinë e familjes së Mihal Turtullit, që tashmë nuk jetonte më gjatë qëndrimit të tij në Korçë në vitet 1936-37.
Gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës, kjo shtëpi dhe si shumë të tjera, u morën nga shteti komunist për tu përdorur për qëllime qeveritare dhe partiake, ndërsa më pas funksionoi si selia e Partisë Demokratike deri në 1997. Menjëherë pas këtyre trazirave që kishte Shqipëria, në 1998 kjo ndërtesë (ku shteti ishte pronari deri atëhere) u ble në mënyre misterioze dhe të shpejtë nga shteti grek. Edhe pse gjatë asaj periudhe u mblodhën donacione nga populli i Korçës dhe nga gjithë Shqipëria për ta rinovuar, ato nuk u morrën parasysh pasi tashmë ia kishin shitur shtetit grek.
Kjo ndërtesë u rinovua dhe së fundmi është Konsullata e Greqisë në Korçë, dhe ndërtesës i kanë vendosur tashmë emrin e poetit bashkë me bustin e tij, Gjergj Seferi, për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare të patriotit shqiptar Mihal Turtulli. Inagurimi u bë në prani të nacionalistëve grek në Shqipëri.

Diplomacia e Mërzisë dhe e Detyrës, shkruan poeti Seferi:
“Ua kam borxh udhëtimet e mia vetëm një personi dhe e di se kush është,” i shkroi Seferi me zemërim Katsimbalis pas emërimit të tij si zëvendëskonsull në Korçë në vitin 1936. Biografi Beaton vëren se kjo mund t’i referohej vetëm babait të tij, Stelios, i cili ishte me të vërtetë shkaku i shumë zhvendosjeve të dhimbshme për Gjergjin-in, ku dhe i sugjeroi që qëndronte në shtëpinë e familjes korçare të Mihal Turtullit me të cilin kishte njohje të vjetra.
Foto të bëra nga poeti Gjergj Seferi gjatë qëndrimit të tij në Korçë.
Poeti Seferi, çensurues dhe vë në dyshim diplomacinë greke.
Lidhur me çështjen e Qipros (1955–1961), biografi Beaton ofron të dhëna mbi lidhjen midis jetës private të Seferi-it me Maron grua e martuar, dhe distancës së tij nga çështjet qeveritare. Ishulli Qipros dhe populli i tij, të cilët Seferi i lavdëroi në poezinë e tij, iu zbuluan atij gjatë vizitave private në vitet ’53, ’54 dhe ’55. Ai përfundimisht do të pyeste publikisht: “A jemi të denjë ne të qeverisim Qipron pa dëmtuar këtë tokë… pa e bërë atë një provincë greke si Epiri, Korfuzi apo Selaniku?”
Për botimin e fundit të poetit; “Ishte një akt trimërie e jashtëzakonshme, dhe jo vetëm sepse shkelte etikën profesionale të një jete të tërë”, komenton biografi Beaton. Megjithatë, njëkohësisht, ai nënvizon një ironi therëse: “pikërisht njeriu që tani po i drejtohej një mediaje të huaj për të denoncuar çensurën, gjatë diktaturës së Metaksasit, kishte përdorur pozicionin e tij për të çensuruar raportet e korrespondentëve të huaj!”
Në të vërtetë, në vitin 1938, në vend që të kërkonte të qëndronte në konsullatën në Korçë, Seferi kishte pranuar të shërbente nën Nënsekretarin e Shtypit, Teolog Nikoloudi, një nga mbështetësit më të flaktë të Rajhut të Tretë. I vetmi shpjegim që biografi Beaton ofron për këtë vendim është dëshira e dëshpëruar e Seferit për t’u ribashkuar me Maron.
Marika Londo kishte vendosur tashmë të linte familjen e saj për të, pavarësisht kërcënimit të burrit të saj për ta privuar nga fëmijët e saj. “Dhe Gjergji, për arsye që nuk kishin të bënin fare me simpatinë politike, pranoi një punë që, në sytë e shumë njerëzve si atëherë ashtu edhe më vonë, dukej se ishte një kompromis me regjimin e 4 gushtit…”


