Saturday, 13 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
EditorialInteresi Publik

Propozim për Krijimin e Asamblesë Mbarëshqiptare të Lëvizjes “Shqipëria e Lirë”.

Nga : Lëvizja Shqipëria e Lirë

Albania History
Last updated: June 12, 2026 2:16 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
14 Min Read
Share
SHARE

Propozim për Krijimin e Asamblesë Mbarëshqiptare të Lëvizjes “Shqipëria e Lirë”.

Shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe Diasporë kanë nevojë për një organizim të ri qytetar, kombëtar, profesional dhe të pavarur nga partitë politike. Ky organizim duhet të veprojë vetëm për mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar (me anën e një asambleje dhe jo si parti politike në 35 vite i pamë bëmat e partive politike), të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre gjeopolitike, ekonomike, kulturore, demokratike etj.

Përmbajtje
  • 1. Parimet themelore të Asamblesë
  • 2. Struktura organizative
  • 3. Funksionimi i platformës digjitale
  • 4. Roli i ekspertëve
  • 5. Mandatet dhe kufizimi i pushtetit të brendshëm
  • 6. Kriteret e anëtarësimit
  • 7. Financimi
  • 8. Qëllimi përfundimtar

Për këtë arsye propozohet krijimi i Asamblesë Mbarëshqiptare “Shqipëria e Lirë” (apo çdo emër tjetër kombëtar Lidhja MbarëShqiptare), një strukturë e hapur, demokratike, profesionale dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të bashkojë shqiptarë të ndershëm, ekspertë, akademikë, profesionistë, sipërmarrës, juristë, inxhinierë, ekonomistë, mjekë, diplomatë, historianë, mësues, përfaqësues të diasporës, studentë, të rinj dhe qytetarë me integritet.

Qëllimi i kësaj Asambleje nuk është krijimi i një partie të re politike, as zëvendësimi i një pushteti me një pushtet tjetër personal. Qëllimi i saj është krijimi i një mekanizmi kombëtar qytetar, ku mendimi profesional, morali publik dhe interesi kombëtar të vendosen mbi interesin partiak, oligarkik apo personal.

1. Parimet themelore të Asamblesë

Asambleja duhet të mbështetet mbi disa parime të panegociueshme:

  • Interesi kombëtar mbi çdo interes tjetër. Çdo vendim, nismë dhe qëndrim duhet të ketë në qendër mbrojtjen e Shqipërisë, shqiptarëve, pronës publike e private, territorit, burimeve natyrore, arsimit, kulturës, ekonomisë dhe sigurisë kombëtare.
  • Pavarësi nga partitë politike. Asambleja nuk duhet të kontrollohet, financohet apo përdoret nga asnjë parti politike, grup oligarkik, fondacion i dyshimtë, strukturë shtetërore apo interes i huaj që bie ndesh me interesin shqiptar.
  • Meritokraci dhe profesionalizëm. Përgjegjësitë drejtuese dhe teknike nuk duhet të merren nga njerëz me ambicie personale, por nga individë me përvojë, integritet, aftësi profesionale dhe kontribut të provuar publik, me rotacion 1 vjeçar.
  • Transparencë e plotë. Çdo propozim, debat, votim, vendim, financim dhe raport pune duhet të jetë publik për anëtarët dhe për opinionin e gjerë.
  • Rotacion drejtues. Askush nuk duhet të krijojë pushtet personal brenda lëvizjes. Çdo rol drejtues duhet të jetë i kufizuar në kohë, me mandat njëvjeçar, me mundësi rinovimi jo të menjëhershëm por pas 3 vitesh kontribut vullnetar, vetëm pas vlerësimit publik dhe votimit të lirë.
  • Llogaridhënie. Çdo drejtues, koordinator apo ekspert që merr përgjegjësi duhet të raportojë rregullisht për punën, vendimet, rezultatet dhe konfliktet e mundshme të interesit. Me anën e teknologjisë (platformave të caktuara), çdo vendim, kërkesë, opionione, sugjerime zgjidhjeje problematikash teknike dhe joteknike, të publikohen publikisht dhe të votohen me vote të lirë online, nga gjithë shqiptarët e lëvizjes kush do jetë prioritare nga nismat e propozuara.

2. Struktura organizative

Asambleja Mbarëshqiptare duhet të ndërtohet nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë. Në këtë lëvizje askush nuk është i parë, Shqipëria është e para, dhe gjithë shqiptarët. Ajo duhet të përbëhet nga dhjetëra asamble më të vogla rajonale, profesionale dhe të diasporës.

Struktura mund të jetë si më poshtë:

  • Asambleja Qendrore Mbarëshqiptare, e cila koordinon drejtimin e përgjithshëm, prioritetet kombëtare, strategjitë afatgjata dhe përfaqësimin publik.
  • Asambletë Rajonale, që krijohen në çdo qytet, qark, krahinë apo komunitet shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.
  • Asambletë e Diasporës, që krijohen në vendet ku jetojnë shqiptarët, si në Evropë, SHBA, Kanada, Australi dhe kudo ku ka komunitete shqiptare aktive.
  • Këshillat Profesionale të Ekspertëve, që janë pjesë e çdo asambleje rajonale dhe qendrore të ndara sipas fushave kryesore: ekonomi, drejtësi, energji, bujqësi, arsim, diplomaci, siguri kombëtare, teknologji, shëndetësi, kulturë, histori, media, mjedis, administratë publike dhe zhvillim vendor.
  • Platforma Digjitale e Vendimmarrjes, ku çdo ide, propozim, projekt, kritikë apo alternativë publikohet, debatohet, përmirësohet dhe votohet në mënyrë transparente. Çdo nismë apo sugjerim nga ekspertët e një asambleje rajonale, filtrohen dhe analizohen në platformën online të ideve ku ekspertë të asambleve të tjera i vlerësojnë, analizojnë, përmirësojnë, dakortësojnë, dhe I publikojnë për të gjithë publikun dhe anëtarët për ta votuar apo për të dhënë sugjerime në proces.

3. Funksionimi i platformës digjitale

Teknologjia duhet të jetë zemra e transparencës dhe demokracisë së brendshme të kësaj lëvizjeje.

Çdo anëtar i verifikuar duhet të ketë të drejtë të propozojë nisma, të komentojë, të japë sugjerime, të votojë dhe të ndjekë ecurinë e çdo projekti. Platforma duhet të ketë mekanizma për identifikim të sigurt, mbrojtje të të dhënave personale, parandalim të manipulimit të votës dhe arkivim publik të vendimeve.

Artikull tjetër

KËRKESA 2: Kërkesa kryesore e Protestës Kombëtare për rivendosjen e besimit publik
KËRKESA 1 e Protestës Kombëtare, ftohen grupe ekspertësh të punojnë për këtë çështje paralelisht.

Çdo propozim duhet të kalojë në disa faza:

  1. 1. Paraqitja e idesë nga një individ, grup qytetarësh ose asamble rajonale.
  2. 2. Shqyrtimi paraprak nga grupi përkatës i ekspertëve.
  3. 3. Publikimi në platformë për debat dhe sugjerime.
  4. 4. Përmirësimi i propozimit me komentet e anëtarëve dhe ekspertëve.
  5. 5. Votimi i lirë nga anëtarësia.
  6. 6. Krijimi i grupit të punës për zbatim.
  7. 7. Raportimi publik mbi ecurinë, pengesat dhe rezultatet.

Kështu, lëvizja nuk mbetet vetëm në nivel deklaratash online, por kthehet në një mekanizëm real pune, presioni demokratik dhe propozimi profesional.

4. Roli i ekspertëve

Ekspertët nuk duhet të përdoren si fasadë, por si motor i zgjidhjeve. Çdo fushë kombëtare duhet të ketë grupin e vet profesional, i cili analizon problemet, përgatit alternativa dhe i paraqet ato për debat publik. Ekspertët janë të lirë të zgjidhin vetë grupin e punës, apo disa grupe duke kontribuar dhe jo bërë pengesë, çdo grup pune ka të drejtë që të votojë dhe të nxjerrë jashtë çdo ekspert që tenton të minojë punën e ekspertëve të tjerë.

Ekspertët duhet të jenë njerëz me përvojë reale, pa varësi nga pushteti dhe grupime politike të vjetra po të reja, pa lidhje të dyshimta korruptive dhe pa konflikt interesi me çështjet që trajtojnë.

Ata duhet të punojnë për zgjidhje konkrete në fusha si:

  • • mbrojtja e pronës publike dhe private
  • • krijimi i qeverisë teknike
  • • krijimi i grupit për ndryshime kushtetuese
  • • krijimi i grupit të punës për ndryshime zgjedhore
  • • krijimi i grupit të punës për ndryshime në gjyqësor
  • • krijimi i grupit të punës për ndryshime në administratë
  • • krijimi i grupit të punës për hetimin dhe pezullimin e koncesioneve dhe tjetërsimin e pasurive publike
  • • reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit
  • • energjia, burimet natyrore dhe siguria ekonomike
  • • arsimi kombëtar dhe formimi profesional
  • • mbrojtja e trashëgimisë historike dhe kulturore
  • • politika e jashtme dhe çështja kombëtare shqiptare
  • • bujqësia, toka dhe zhvillimi rural
  • • media, informimi publik dhe lufta kundër dezinformimit
  • • organizimi i diasporës dhe përfshirja e saj në vendimmarrje
  • • reforma zgjedhore dhe mbrojtja e votës së lirë

5. Mandatet dhe kufizimi i pushtetit të brendshëm

Çdo person që mban rol drejtues në Asamblenë Qendrore, në asambletë rajonale apo në grupet profesionale duhet të ketë mandat të kufizuar njëvjeçar me të drejtë një mandati të dytë pas 3 vitesh punë vullnetare në lëvizje.

Askush nuk duhet të mbajë poste të përhershme. Askush nuk duhet ta kthejë lëvizjen në pronë personale. Askush nuk duhet të flasë në emër të shqiptarëve pa mandat, pa votim dhe pa llogaridhënie.

Drejtuesit duhet të zgjidhen me votë të lirë dhe transparente nga anëtarësia përmes platformës digjitale të verifikueshme. Çdo kandidat për rol drejtues duhet të publikojë biografinë profesionale, përvojën, konfliktet e mundshme të interesit dhe deklaratën e tij të parimeve publikisht, dhe ku çdokush mund të komentoje kandidaturën e tij apo saj para votimit.

Çdo drejtues mund të shkarkohet para kohe nëse shkel parimet e lëvizjes, fsheh konflikt interesi, vepron në interes personal, manipulon vendimmarrjen ose përdor lëvizjen për përfitim politik apo ekonomik.

6. Kriteret e anëtarësimit

Lëvizja duhet të jetë e hapur për çdo shqiptar të ndershëm, por rolet drejtuese dhe teknike duhet të kenë kritere më të forta.

Anëtar mund të bëhet çdo qytetar shqiptar apo i disaporës që pranon parimet e lëvizjes, respekton etikën publike dhe angazhohet për interesin kombëtar.

Për role drejtuese duhet të kërkohen:

  • • integritet personal dhe profesional;
  • • mungesë e konfliktit të interesit;
  • • mospërfshirje në korrupsion, abuzim publik apo veprimtari antikombëtare;
  • • eksperiencë profesionale ose qytetare e dokumentuar;
  • • gatishmëri për transparencë dhe llogaridhënie;
  • • pranim i kufizimit të mandatit;
  • • respekt për mendimin ndryshe dhe procesin demokratik.

7. Financimi

Financimi i lëvizjes duhet të jetë plotësisht transparent dhe vullnetar. Çdo kontribut financiar duhet të publikohet, me burim të qartë dhe të verifikueshëm.

Duhet të ndalohen financimet nga parti politike, qeveri, oligarkë, kompani me interesa në tendera publikë, grupe të huaja me objektiva të paqarta, apo individë që kërkojnë ndikim në vendimmarrje.

Financimi duhet të bazohet kryesisht në kontribute të vogla qytetare, donacione të deklaruara, anëtarësi vullnetare dhe mbështetje transparente nga diaspora shqiptare.

8. Qëllimi përfundimtar

Qëllimi i Asamblesë Mbarëshqiptare nuk është vetëm protesta. Protesta është mjet, jo qëllim. Qëllimi është krijimi i një force qytetare, morale dhe profesionale që prodhon zgjidhje, ndërton presion demokratik, mbron interesat kombëtare dhe përgatit alternativa reale për të ardhmen.

Shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm të kundërshtojnë të keqen. Ata duhet të ndërtojnë të mirën.

Kjo Asamble duhet të jetë vendi ku bashkohen mendja profesionale, zemra patriotike dhe vullneti qytetar. Një strukturë ku diaspora nuk shihet vetëm si burim parash apo emocionesh kombëtare, por si pjesë vendimmarrëse e kombit. Një mekanizëm ku të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët e lirë mund të marrin përgjegjësi pa qenë peng i partive të vjetra.

Lëvizja Shqipëria e Lirë duhet të jetë një shtëpi e hapur për shqiptarët e ndershëm, por e mbyllur për kapësit politikë, përfituesit, sabotatorët, oligarkët dhe çdo njeri që kërkon ta përdorë çështjen kombëtare për karrierë personale.

Vetëm kështu mund të ndërtohet një organizim serioz, i pastër, demokratik dhe mbarëshqiptar, që nuk shuhet pas një proteste, nuk blihet nga pushteti dhe nuk përdoret nga partitë, por mbetet në shërbim të kombit shqiptar.

Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Si mbahet gjallë një regjim që nuk bind më, por ende fiton?
Next Article KËRKESA 1 e Protestës Kombëtare, ftohen grupe ekspertësh të punojnë për këtë çështje paralelisht.

Recent Posts

  • KËRKESA 2: Kërkesa kryesore e Protestës Kombëtare për rivendosjen e besimit publik
  • KËRKESA 1 e Protestës Kombëtare, ftohen grupe ekspertësh të punojnë për këtë çështje paralelisht.
  • Propozim për Krijimin e Asamblesë Mbarëshqiptare të Lëvizjes “Shqipëria e Lirë”.
  • Si mbahet gjallë një regjim që nuk bind më, por ende fiton?
  • Kur kritika ndalet para portës së Ramës: një lexim ndryshe i artikullit të Lea Ypit për protestat kundër projektit Kushner.

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Editorial4
  • Fashion1
  • Histori8
  • History10
  • Interesi Publik4
  • Kulturë8
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime3
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Dhimitër Shuteriqi diaspora shqiptare Edi Rama Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Investime Strategjike kapja e shtetit korrupsioni politik Lumi i Vlorës Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Narta Patriotizëm protestë kombëtare qeveri teknike Sazani Scientific Shqiptarët Shqipëria Shqipëria e Lirë Shqipëria Etnike shtet komb Spain SPAK Transparencë Publike tranzicioni shqiptar Travel Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.