Friday, 5 Jun 2026
Kategoritë
Albania History
Search
  • Kryesore
  • Zbulime
  • Fotografi
  • Histori
    • Albanalogji
    • Antikitet
    • Antropologji
    • Personalitete
    • Art & Arkitekturë
  • Shoqëri
  • Rreth nesh
Albania HistoryAlbania History
Font ResizerAa
  • Business
  • Politics
  • Travel
  • Entertainment
  • Science
  • Technology
  • Fashion
Kërko
  • Home
  • Categories
    • Technology
    • Entertainment
    • Travel
    • Fashion
    • Business
    • Politics
    • Science
    • Health
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries
  • Blog
  • Contact
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Art

Patër Anton Harapi (5 janar 1888 – 20 shkurt 1946) – nga Saimir Kadiu

Duke kujtuar Patër Anton Harapi: klerikun, intelektualin, filozofin, etnografin, përkthyesin, shkrimtarin dhe patriotin e madh në përvjetorin e 138 të lindjes & 80 vjetorin e Pushkatimit.

Last updated: January 8, 2026 6:13 pm
By
Albania History
ByAlbania History
Follow:
9 Min Read
Share
SHARE

Përmbajtje
  • Jeta
  • Lumturimi
  • Akuzat komuniste
  • Gjyqi
  • Ekzekutimi

Duke kujtuar Patër Anton Harapi: klerikun, intelektualin, filozofin, etnografin, përkthyesin, shkrimtarin dhe patriotin e madh në përvjetorin e 138 të lindjes & 80 vjetorin e Pushkatimit.

Hapet rruga drejt procesit të lumnimit të Át Anton Harapit - Vatican News

Jeta

Patër Anton Harapi lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888. Studioi në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës më të rëndësishme kombëtare shqiptare. Vijoi studimet e larta në Salzburg, e pastaj në Schwaz e Villach të Austrisë, dhe i finalizoi studimet teologjike në Romë.

Vetëm 24 vjeç, ishte përkthyes në bisedimet midis Kontit Leopold Berchtold, Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë dhe Ismail Qemalit në Vjenë në prag të shpalljes së Pavarësisë.

Lumturimi

Në muajin prill 2016, Papa Françesku firmosi dekretin për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, duke i vendosur ata në krah të figurave më të shquara të katolicizmit në botë. Por lista e mirëpritur kishte një të munguar të madh: Mungonte kolosi i kishës katolike shqiptare: Patër Anton Harapi. 38 Martirët pa Patër Anton Harapin janë si Simfonia Pastorale pa Beethovenin.

Megjithëse vepra e tij tërësisht patriotike është botuar në 25 vitet e fundit, ende figura e tij nuk është pastruar nga balta e hedhur për 45 vite me radhë. Pa Patër Anton Harapin nuk mund të ketë histori të kishës katolike në Shqipëri. Nqs nuk kujtohet ai, ne vazhdojmë të përligjim dhunën bolshevike ndaj klerit katolik.

Si intelektual i madh i kohës ai e kishte kuptuar shumë mirë komunizmin… “Komunizmi asht vdekja e shpirtit kombëtar. Ai vjen me premtime për barazi, por lë pas skllavëri. Kombet që e pranojnë, humbin fytyrën e tyne dhe kthehen në turmë të verbët.”

Artikull tjetër

Ku Shtriheshin Zoterimet E Muzak Arianitit, Vellait Te Madh te Gjergj Arianit Golemit.
The Mystery Behind a Newly Attributed Work of Michelangelo

Kuptohet që komunistët nuk do e falnin kurrë… Një nga përkthyeset në shërbim të Enver Hoxhës, tregon se ka dëgjuar një bisedë të Enver Hoxhës me ambasadorin jugosllav pas pushkatimit të tij: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me këtë kemi plagos për vdekje Klerin Katolik”. Sipas rrëfimit të saj, diplomati serb i është përgjigjur: “Po! Po!”

Gjithmonë mbi të ka rënduar “njolla” e pjesëmarrjes në Regjencë gjatë kohës së pushtimit gjerman… Por ka qenë vetë intelektuali i madh i botës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të XX që i ka paraprirë keqkuptimeve që do të vijonin…

Shqipnia e Patër Anton Harapit - FJALA e LIRË

Akuzat komuniste

U cilësua kolaboracionist, po kurrë nuk u gjet qoftë dhe një dëm që i bëri Ai kombit e popullit të vet, se për krim as nuk bëhet fjalë. I vetmi dokument si “krim” për Patër Anton Harapin, është një fotografi me gjeneralin Fitstum. Varrosën dokumentet në arkiva ende sot?!! Për çfarë ishte ai takim me gjeneralin Fistum? Në atë takim Patër Anton Harapi i ka thënë:

“…Këtyne due t’iu përgjegji, jo si zyrtár, por si mik, jo për të përligjë vehten, por për të ndritun mendimin tem dhe të tyne. Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë… Manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk ma tha të baj as njenën, as tjetrën, qesh i shtrënguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue këtë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase – sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem. Ja arsyeja për të cilën pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptár: pse nuk mujta ta shoh Shqipnín n’anarki… M’u dhimbtë populli e m’u dhimbtë Shqipnija.”

“…Shqipnín do ta shpëtojë Zoti, kurse na i kemi vu vehtes nji misjon: të përpiqemi me të gjitha fuqitë për ta pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar… Na e kemi ndërgjegjen të kjartë se jemi njerëz nevoje… po mujtëm t’ia lehtësojmë popullit sado pak ata shka vuen, dhe po mujtëm të vejmë nji gur të vogël për konsolidimin e çështjes shqiptare, do të jemi të lumtun.”

Gjyqi

Në gjyq Patër Anton Harapi i hodhi poshtë akuzat dhe thëniet e trupit gjykues për dënim si tradhtar jo nga populli, por nga armiqtë e kombit. Theksoi burrërisht me fakte pafajësinë, duke mos pranuar të lypë falje.

Patër Anton Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua  si armik i tij – MerBraha

U tha: “Zoti pastë mëshirë për ju, qi nuk jeni tue dashtë me dijtë se çfarë krimesh po bani kundër popullit e atdheut, jo vetëm për dënimin tem e të qinda t’tjerëve të pafajshëm sikurse unë, por për tragjedinë qi keni vulosë kundër tanësisë kombëtare, në dhunim shqelmues të tagrit të shqiptarëve për atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falë kombit!”

Fjalët e fundit të Harapit në gjyq përmbajnë një profetësi: “Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqe e Drejtësi do të fitohet!”

Në gjyq Patër Anton Harapi u mbrojt në mënyrë brilante nga avokati i shquar Spiro Stringa. Midis të tjerash Avokati Stringa iu drejtua trupit gjykues:

“Patër Anton Harapi, nji emën i njoftun në këtë Shqipëri të vogël, dhe pra nuk ka nevojë me Ju a paraqitë, sepse ay njihet si nji Shqiptar i kulluar dhe idealist. Kush ka pasë mundësinë me kuvendue me Patër Anton Harapin, asht largue me kujtimet ma të mira se ka pasë përpara syvet nji burrë në plotkuptimin e fjalës… Kush nuk asht prekun, Zotrinj Gjyqtarë, nga zëri i Patër Anton Harapit, kur ky, pa droje, ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave Shqiptare, atëhere kur Shqipnija ishte një utopi, një andërr, nji meteora… Nuk mund të gjykohet, Zotrinj Gjyqtarë, askush pa u dijtë të kaluemen e tij… Patër Anton Harapi nuk ka për emblem ‘divide et impera’, nuk asht nga ata që kanë ardhë me valiçe në krah, dhe me rastin ma të volitshëm, me hik nji ditë.”

Por përballë kishte një trupë gjykuese përveçse jakobine, absolutisht injorante përballë fuqisë intelektuale të klerikut të shquar. Patër Anton Harapi u gjykua nga teneqexhiu Koçi Xoxe, si kryetar gjyqi dhe prokurori Bedri Spahiu, të cilët u grinë pas pak vitesh nga ingranazhi i makinës ngrënëse të komunizmit.

Ekzekutimi

Kur po e çonin për ta ekzekutuar, nën një rrebesh shiu mundohej të ngrinte veladonin që mos ta stërkalte me baltë. Prokurori M.T. (më vjen shumë keq që përkthyesi i njohur i Hygoit, të ishte shoqëruesi i tij në këtë rrugëtim të fundit), i tha me ironi: “Mos u kujdes aq shumë për veladonin, se atje ku po shkojmë ka shumë baltë”.

Patër Anton Harapi iu përgjigj me qetësi: “E di, por dua të dal i pastër para Zotit tim”.

U pushkatua në Tiranë, me 20 shkurt 1946. Vendi i varrimit të tij nuk dihet ende sot.

Fjalët KyçeBedri SpahiuGjyqi SpecialHistoria e ShqipërisëIntelektualëKisha KatolikeKlerikëKoçi XoxeKomunizmi në ShqipëriMartirët ShqiptarëPatër Anton HarapiPatriotizëmPushkatimi i kleritRegjencaSaimir KadiuShirokaShkodraShqipëria EtnikeSpiro Stringa
Ndaje këtë artikull
Facebook Pinterest Tumblr Reddit Copy Link
Previous Article Në Gjurmët e Humbura të Gaspër Jakova Mërturit (1870–1941) – mes Kishës, Politikës, Letërisë dhe Kombit.
Next Article Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)

Recent Posts

  • Shën Dana i Leukës dhe Aulonës (Vlorës)
  • Pirro i Epirit: trashëgimtar i Aleksandrit apo një mbret Pirrik?
  • Nobelisti Gjergj Seferi në shtëpinë e patriotit shqiptar Mihal Turtulli Korçë
  • Ndikimi i fuqive të buta dhe distancimi i Europës nga Shqipëria.
  • Skerdilaidi – komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217- 205 para Krishtit)

Recent Comments

No comments to show.

Categories

  • Albanologji5
  • Art12
  • Discoveries11
  • Fashion1
  • Histori7
  • History10
  • Kulturë7
  • Mitologjia1
  • Mysteries9
  • Publikime1
  • Science12
  • Technology2
  • Travel11
  • Uncategorized21

Tags

Amantia Ancient Archaeological Artifacts Beauty Culture CultureTalk Design Dhimitër Shuteriqi Electronics Engineering Events Fashion Fitness Forgotten Futuristic Gadgets Gjeopolitika Granada Health Historia e Shqipërisë Iliria Illuminated Innovation Instagood Intelektualë Kisha Katolike Klerikë Komunizmi në Shqipëri Lumi i Vlorës Martirët Shqiptarë Mbretëria Ilire Mesjeta Shqiptare Museum Patër Anton Harapi Programming Saimir Kadiu Scientific Shiroka Shkodra Spain Style Travel Viral Wellness

Albania History

About Magazine: covers the latest in art and cultural discourse. From emerging artists to critical conversations, we explore where creativity meets thought. Insightful, bold, and always curious.

Lidhje të shpejta
  • Science
  • Discoveries
  • Art
  • Travel
  • History
  • Mysteries

© Albanian Historical Society. All Rights Reserved.